This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/3642115.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2017-01-13. The original page over time could change.
Vlerësimi i gjyqtarëve, të enjten vendimi i Kushtetueses

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
Ballkani

Vlerësimi i gjyqtarëve, të enjten vendimi i Kushtetueses


  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese do të vendosë ditën e enjte lidhur me qëndrimin që ajo do të mbajë ndaj ligjit për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve

Në fundjavë trupa e gjykatësve mori zyrtarisht përgjigjen e Komisionit të Venecias lidhur me ligjin. Sipas Komisionit dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin probleme për çështjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj.

Menjëherë pas publikimit të opinionit, ndaj Gjykatës pati kërkesa nga të gjitha palët që të vepronte me shpejtësi. Sipas ambasadës amerikane “opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin”. Ndërsa delegacioni i Bashkimit europian u shpreh se pret që që “angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur”.

Për socialistët “opinioni ishte i qartë dhe pa ekuivok”, ndërkohë që për opozitën “Komisioni nuk ka vlerësuar përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën shqiptare” dhe se “kjo detyrë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese të vendit”.

Trego komentet

Back to top
XS
SM
MD
LG