This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/trump-carrier/3628228.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-12-24. The original page over time could change.
Presidenti i zgjedhur Trump kritikon kreun e sindikatës Carrier

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
SHBA

Presidenti i zgjedhur Trump kritikon kreun e sindikatës Carrier


  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump komentoi në Twitter të mërkurën duke kritikuar kreun e sindikatës që përfaqëson punëtorët në uzinën Carrier në shtetin Indiana, ku javën e kaluar ai shpalli një marrëveshje për të mos zhvendosur vendet e punës në Meksikë.

Zoti Trump tha se pas bisedimeve, firma Carrier ra dakord për të mbajtur 1.100 vende pune në Indiana. Ai iu gëzua marrëveshjes, e cila u shoqërua me 7 milion dollarë më pak taksa, duke përsëritur premtimin e tij të fushatës për të vendosur 35 për qind tarifa për kompanitë që lëvizin vendet e punës jashtë vendit.

Numri i vërtetë i vendeve të punës që qëndrojnë në Indiana është afër 800, ndërsa fabrika Carrier vazhdon të zhvendosë disa nga operacionet e saj në Meksikë.

Chuck Jones, kryetar i sindikatës lokale 1999 të punëtorëve të industrisë së çelikut tha në një konferencë shtypi se presidenti i zgjedhur Trump e shton artificialisht numrin e vendeve të punës të ruajtur në Indianapolis.

"Ajo që nuk përmendet nga askush është se 550 njerëz kanë humbur vendet e punës", tha zoti Jones për CNN.

Presidenti i zgjedhur Trump shkroi në Twitter se zoti Jones ka bërë një punë tmerrësisht të keqe në përfaqësimin e punëtorëve.

"Nëse sindikata do të kishte punuar mirë, ata do të kishin ruajtur vendet e punës në Indiana. Më shumë punë, më pak fjalë, më pak kuotizacione anëtarësimi,” shkruan Trump.

I pyetur për Twitter nga CNN, zoti Jones tha se "punëtorët e fabrikës Carrier marrin një pagë dinjitoze dhe unë ndjehen se kam një farë roli këtu, ndërsa Trump bën gjithçka mundet për t’i mbajtur sindikatat jashtë hoteleve dhe kazinove të veta, duke penguar puntorët e tij të sigurojnë një pagë normale për jetesë.”

Gazeta Washington Post njoftoi se pas botimit të këtyre komenteve, zoti Jones filloi të marë telefonata kërcënuese.

Trego komentet

Back to top
XS
SM
MD
LG