This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/3063312/p1.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-09-09. The original page over time could change.
Protesta dhe përleshje në Prishtinë

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
Fotografi

Protesta dhe përleshje në Prishtinë

Në Prishtinë, policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë veprimtarët e partive opozitare, të cilët hodhën gurë, bojë dhe sende të tjera gjatë një proteste kundër arrestimit të deputetes së parlamentit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi dhe operacioneve në kërkim të tre deputetëve të tjerë të opozitës.

Forcat e policisë e arrestuan deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të mërkurën në mëngjes

Policia bastisi edhe banesat deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Albulena Haxhiu, por nuk arriti t’i arrestojë. Një urdhër arresti është lëshuar per deputetin tjetër të kësaj lëvizjeje Faton Topalli.

Zoti Kurti, ishte në mesin e protestuesve në qendër të Prishtinës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi lirimin e deputetes Kadaj-Bujupi dhe u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që “të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhëra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucionalë: Mustafës, Thaçit dhe Veselit”.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se “AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve: Asociacionin dhe Demarkacionin, përkunder shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Lëvizja Vetëvendosje, tha se “policia po u përgjigjet urdhërave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë. Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të “Zajednicës”, thuhet në një reagim të kësaj levizjeje.

Për gati dy muaj, partitë opozitare po pamundësojnë mbajtjen e seancave të parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht, me të cilat komunave me shumicë serbe u ofrohet një shkallë e gjerë autonomie si dhe marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës hodhën në disa raste gaz lotsjellës në mjediset e parlamentit për të pamundesuar mbajtjen e seancave të tij.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila u nënshkrua me 27 tetor.
Shih më tepër

5

Kosovo Opposition Protest

6

Kosovo Opposition Protest

7

Kosovo Opposition Protest

8

Kosovo Opposition Protest

Ngarko më shumë

  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Të ngjashme

  • Ballkani

    Prishtinë, merr fund protesta e partive opozitare

Back to top
XS
SM
MD
LG