This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/3365275.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-07-01. The original page over time could change.
Përfundon takimi strategjik Kino-Amerikan

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
SHBA

Përfundon takimi strategjik Kino-Amerikan


Beijing, June 7, 2016.

  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, tha se Uashingtoni dhe Pekini do të marrin masa për zbatimin e plotë të sanksioneve të reja, më të ashpra, ndaj Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë kundër zotërimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut, u tha zoti Kerry gazetarëve në përfundim të takimit të përvitshëm strategjik Kino-Amerikan.

Sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut u vendosën në fillim të vitit nga OKB-ja, në përgjigje të provës së katërt bërthamore të këtij vendi. Kina, aleati kryesor i Koresë së Veriut, i mbështeti sanksionet.

Por ndërsa për Korenë e Veriut, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë të njejtin qendrim, ato kanë mosmarrëveshje përsa i përket pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Sekretari Kerry u bëri thirrje gjithë vendeve me pretendime territoriale në këtë zonë, t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. Sasia e tregëtisë, që kalon përmes Detit të Kinës Jugore është 5 trilionë dollarë në vit. Në këtë rajon, po ashtu mendohet të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror.

Back to top
XS
SM
MD
LG