E martë, 03 maj, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme / Ballkani

    Ish Hotel Vollga, hetim 3 gjykatësve

    Cështja “Shullazi”, Prokuroria dyshime për vendimin mbi pronësinë e ndërtesës në qendër të Durrësit. Vazhdojnë polemikat pas deklaratës së Berishës. Ish kryeministri  përjashtohet 10 ditë nga parlamenti

    x
    Armand Mero

    Në Shqipëri Prokuroria njoftoi sot nisjen e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit të cilët dyshohen se kanë kryer veorime të paligjshme në përcaktimin e pronësisë së ish Hotel Vollgës një kompanie të huaj e cila më pas rezulton t’I ketë kaluar në formë dhurimi, 30 përqind të pronës Emiljano Shullazit. Ndërkohë, arrestimi i Shullazit vazhdon të jetë në qendër të polemikave politike. Kryeministri Edi Rama tha sot se pararendësi i tij Sali Berisha duhet të hetohej për deklaratat e djeshme në parlament, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha e akuzoi sërish për lidhjet e tij me Shullazin. Ndaj zotit Berisha parlamenti mori masë disiplinore duke e përjashtur 10 ditë.

     

    Hetime per hotel Vjollceni
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 9,0MB
    • 352p / 11,0MB
    • 576p / 24,0MB
     
     
    X
    22.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari

    Pasi pak ditë më parë vendosi sekuestron preventive mbi ish Hotel Vollgën, në qendër të Durrësit, për shkak të dyshimeve mbi njohejn e pronësisë mbi të, Prokuroria njoftoi sot se ka nisur hetimet dhe ndaj tre gjyqtarëve të cilët në shkurt të vitit 2013 i njohën pronësinë një kompanie të huaj. Mbi këtë pronë ka patur një proces të gjatë civil i cili kishte përfudnuar deri në Gjykatën e Lartë, por ndërsa po zhvillohej gjyqi në këtë gjykatë, gjyqtarët e Durrësit kanë marrë një vendim në favor të kompanisë së huaj. Sipas prokurorisë, ky vendim “është marrë në kundërshtim të hapur e flagrant me ligjin, pasi nuk referohet në asnjë bazë ligjore dhe në dijeni të plotë të ekzistencës së një gjykimi paralel, i cili ndodhej në Gjykatën e Lartë”. Hetimet për këtë rast nisën pas arrestimit të Emiljano Shullazit, i cili rezulton të ketë marrë në formë dhurimi 30 përqind të ish Hotel Vollgës, nga kompania e huaj e cila u shpall pronare nga Gjykata e Durrësit.

    Cështja Shullazi ndërkohë vazhdon të trazojë politikën shqiptare. Pas deklaratës së djeshme në parlament të ish kryeministrit Sali Berisha dhe thirrjes drejtuar qytetarëve që të armatosen për mbrojtjen personale, sot kreu aktual i qeverisë Edi Rama tha se ai do të duhej të përgjigjej para drejtësisë: “Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur, është vetëm një arsye më shumë. Në një vend normal, sot tellalli i kryengritjes së armatosur, do të ishte përpara prokurorëve. Kështu e thotë edhe ligji ynë i shkruar normalisht, për një vend normal. Por Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal, për sa kohë çka shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë. Për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve”.

    Pikërisht për shkak të kësaj situate, sipas zotit Rama, reforma në Drejtësi është mëse e nevojshme, porse sipas tij zoti Berisha dhe opozita po bëjnë cmos për ta penguar. 24 orë pas deklaratave në parlament, në zyrën e zotit Berisha ishte sot ambasadori amerikan Donald Lu i cili më pas u takua dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Për temat e diskutuara nuk ka patur një deklaratë zyrtare.

    Në një dalje për shtypin, zoti Basha ripërsëriti sulmet ndaj zotit Rama për lidhjet që sipas tij ai kishte me Shullazin, duke e cilësuar shkurtimisht, deklaratën e zotit Berisha jo si një vendim, por si propozim ndaj situatës së rëndë të sigurisë: “I ka lënë Emiliano Shullazit territore të tëra në dispozicion për të mbjellë hashash, i ka ofruar postet kyçe në polici e dogana dhe sot kapet pas një deklarate, një qëndrimi që nuk është as vendim dhe as nisëm, por është një propozim për gjendjen e tmerrshme kriminale me shpresën që do të fshijë Shullazin nga memoria e njerëzve”

    Po sot Byroja e parlamentit, vendosi të ndëshkojë me përjashtimin për 10 ditë nga parlamenti ish kryeministrin Sali Berisha për deklaratën në parlament një ditë më parë. Kërkesa për masën displinore ndaj tij ishte paraqitur zyrtarisht që dje nga grupi socialist.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (5)
    Komente
         
    nga: David
    23.04.2016 18:35
    Report
    Do te hetohen 3 gjygjtare,lind pyetja nga kush?
    Nga koleget e tyre qe kane vila,e supermakina,pa llogaritur biznese dhe miljona dollare neper banka mafjoze,apo qe jane te vete denoncuar me ze,figure e deshmi te gjalla si bashkeudhetare me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne vite?Mjaft me,me shullazer e berishaj dhe soin e tyre,nese ne Shqiperi do te funksiononte shteti i se Drejtes,sot shullazerit e berishajt me shoke,keto masha ne duart e gjakosura te eterve,bijve dhe mostrave te diktatures komuniste me nje barre krimesh mbi supe, do te mbeteshin nje enderr e keqe e se kaluares,dhe jo pazare per medjat vizive e te shkruara qe ne Shqiperi vazhdojne e pastrojne leket e pista te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne vite.
    Askush nuke ka moralin te cfaqesoje,si Shullazin apo Berishen me shoke,ato per nga mashtrimi,cvatja,politika,e keq qeverisja ja kane kaluar jo vetem eterve,dhe mostrave te tyre ,por dhe vete djallit, me ze,figure e deshmi te gjalla,per mijra te vrare e te gjymtyer ne vite,pa harruar grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e dhe asaj private,tragjedite ne dete e toke,apo gjakmarrja e korupsioni,kontrabanda,droga,prostitucioni kane vetem doren dhe mendjen e lige te tyre,te rendjes pas lekeve te piset e pushteteve pa kufi me c'do forme e cmim brenda tyre.
    Me kete panorame sa komike,aqe dhe te dhimshme,shpesa e popullit shqiptare brenda dhe jasht Shqiperise,mbetet te USA dhe BE-ja qe sa me shpejt te vendosin per ligjerimin e BKH nen patronazhin e FBI-se.
    Nje referendum me sistem elektronik te organizuar teknikisht dhe moralisht nga USA e BE-ja per nderyshimet kushtetuese ku te saksonohet dhe nje poresident nga populli dhe jo monopol i bandave blu-roze,pra i bijve dhe eterve te diktatures komuniste,do te bente vertet te mundur shume shpejt nje Shqiperi te Lire,Demokratike dhe nje Bote ne Progres Njerezor.
    Ujqerit qimen nderrojne,por zakonin se harrojne:thote populli.
    Falemiderit Zeri I Amerikes.


    nga: MEHDI nga: SHQIPERI
    23.04.2016 13:29
    Report
    Prokurorija eshte e paafte e merret me gjyqtaret.Gjyqtaret jane te sakte ne vendime e gjykojne ne bze te letrave,do te presim e do dali flluske sapuni e prokurorise si perhere,si doli dje me Kryetarin e Kamzes i cili fitoj me te drejte pafajsi,ashtu si sh ministri Tafaj pafajsi.
    Shullazi edhe ky do dali ne Apel per munges provash.Kjo eshte shqiperia.
    Thirja e Berishes neqoftese qenka antikushtetuese duhet te veproe ligji e te tallet parlamenti DUKE E PERJASHTUAR PER 10 DITE.Keta politikane vetem tallen me popullin.Mjer ky popull qe konsiderohet DELE NGA POLITIKA


    nga: Anonim
    23.04.2016 08:09
    Report
    Dosja Shullazi ,eshte nje fatkeqesi e organeve ligjzbatuese ,prokurori.gjykate ku Drejtesia shqipetare eshte kanceri i shoqerise shqipetare ku jane koruptuare deri ne palce dhe drejtesia shitet dhe blihet tani gjithe shqipetaret kerkojne drejtesi dhe ndihma po vjen nga miqte amerikane dhe evropiane tani duhet te tregohen bura shteti Rama--Basha--Meta--Nishani per ta miratuar REFORMEN NE DREJTESI DHE BYRONE E HETIMIT..Shqipetaret kane vuajtur shume gjate 25 vjet demokraci si ngjarjet tragjike te vitit 1997 ku u vrane 2000 shqipetare,ngjarjet e 21 janarit apo Gerdeci..prandaj armatosja e shqipetareve me thirje eshte cmenduri ,nuk kuptohet se me cilin do te luftojne shqipetaret ,pra kerkohet lufte civile mjaft politikane qe po punoni per interesat personale gjetet shesh e bete pershesh ,,mjaft..


    nga: Anonim nga: SHBA
    22.04.2016 23:53
    Report
    Ky fare kryeministri nuk e mbulon dot diellin me shoshe, sepse ky bashke me te gjithe ata kriminele qe ka ne ate parti, te cilet perfaqesojne nje pjese te madhe te asaj popullsie ne parlament, te cilet jo duhen hequr nje ore e me pare, po duhen denuar me burg te perjetshem, cfare tha Z. Berisha? per te gjithe njerezit e ndershem besoj se tha nje dicka qe duhet te bejne ajo pjese qe kercenohet cdo dite per marjen e prones, heqjen nga vendi I punes, per inate te tjera, qe ata I dine, me cnjerezoret qe mund te beje nje kriminel, si puna e tyre, nuk jam per vrasje, por kur te kercenojne, lene femijet pa baba e nenre, nenat e baballaret pa femije, I vrasin, I trafikojne dhe askush nuk mban pergjegjesi, keta te pafytyre kane lidhje me banda te armatosure, te cilet sponsorizohen nga mafia qeveritare, a duhet te jene kaq te qete dhe askush nuk I kerkon llogari, sepse kane frike, duhet te nderhyjne SHBA dhe Europa, sepse atje nuk ka me qetesi, do I pyes, pse e vrane sot kriminelin DUSHI, pse nuk e vrasin G. Rucin, I cili vrau me 2 Prill 1992 4 djemte e Shkodres vetem se kerkonin demokracine e vertete, pas disa vitesh vrane po prap ne Shkoder, nje person, I cili ishte duke ecur ne rruge me gruan dhe djalin e vogel per dore, me snajper nga distance, vetem se ishte cam dhe kishte vellane ne SHBA, pastaj shkojne dhe I ngushellojne familjaret e djemve pa piken e turpit, pse nuk e vrane K. Xhuvanin per ato vrasje qe beri ne nje nate 4 persona, aty e kishin, plus nje person tjeter me pare, te vrasesh 5 veta dhe te rish I qete, [ai ne kavalishencen e burgut] dhe familjaret e tij pa pike turpi kapardisen sikur ta kishin djalin hero, si e mbajne A. Daden, kur djali I saj plagosi shokun e tij, M . Ulqinin, I cili me bandat e tij te armatosura, vetem per disa ore kriminalizoi dhe goditi me arme ne koke qytetare te pafajshem, duke I rrembyer femijen, vetem per t'u kamufluar nga policia, sepse ndiqeshin per shkaterrim te qendrave te votimit ne minibashkine 8, pas balotazhit te dates 28 maj, pikerisht nw daten 2 qershor, duke shkaterruar shkollat e asaj zone, pse nuk e vrane Z. Caushin, N. Kullen dhe djalin e tij, per mendimin tim keta persona duhen zhdukur nga faqja e dheut, sepse ndikojne shume ne grupet kriminale, prandaj denimi I Z. Berisha, eshte absurditet, ai dha nje mendimin e tij, armatosuni per te ruajtur veten dhe familjen, kur vete shteti jo qe s'na mbron, por na vret sa here I do qejfi ketij psikopatit te mafias se organizuar, S. Tahiri eshte bere vegla me e afert dhe lepiresi pas kepuces se tij. POpulli duhet te dale ne protesta, sepse po vazhduat te beni sehir, zor se do beni prokopi. FALEMINDERIT VOA.


    nga: Lazi
    22.04.2016 22:22
    Report
    Degjova dhe justifikimin e gjygjtarit te ceshtjes ne fjale E pabesueshme ne dore te kujt eshte drejtesia ne shqipri Ai tha se nuk shikonte lidhje te vendimit te gjykates dhe dhurimit te prones shullazit Po sikur dhurimi I prones te jete bere pikerisht per ndihmen qe I ka dhe shullazi duke ndikuar per kete vendim Me e renda eshte se dhurimi I prones eshte bere ne 2013 pra per dy vjet te gjithe kane mbyll it syte dhe veshet dhe nuk kane hetuar per kete rast flagrant As media as policia as prokuroria as opozita nuk kane reaguar Ata qe e kane patur detyrim ligjor informimin dhe nuk kane informuar me e pakta duhet te largohen nga puna Edhe private psh nje farmacist privat kur shikon se nje person blen me shumice fjala bie betadin duhet te informoje jo me ti dhurosh 30: te prones nje personi me precedente penal dhe askush te mos reagoje Kjo do te thote se my vend ka marre fund

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 77,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 198,0MB
     
     
    X
    02.05.2016

    LAJME

    Kosova shpreson të anëtarësohet të martën në UEFA

    Nëse Federata Evropiane e Futbollit e pranon Kosovën të martën në Budapest, atëherë ajo mund të bëhet anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit pas dhjetë ditësh
    Më tepër

    Leja e lindjes në Shtetet e Bashkuara

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj federal për leje të paguar të lindjes, disa shtete po bëjnë përparim në këtë drejtim.
    Më tepër

    Tiranë, polemika qeveri-opozitë për bujqësinë

    Pesha e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto ka rënë më tej, dhe eksportet janë më të ulëta se vendet fqinje.
    Më tepër

    Kosovë, kushtet në vendin e punës

    Zyrtarë të Inspektoratit të Punës thonë se gjatë vitit 2015 kanë humbur jetën 9 punëtorë, për shkak të mungesës së kushteve të punës
    Më tepër

    Shqetësimet e votuesve në Indiana

    Vendet e punës dhe tregëtia janë në krye të listës, ndërsa banorët e shtetit qendror bëhen gati për votimet paraprake të së martës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.
    < ▶ || > 1/14
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit mund të hapet
    2. Trump, deklarata për politikën e jashtme
    3. Amb. Ryerson: Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe
    4. Kinezët marrin Aeroportin “Nënë Tereza”
    5. "Dishepujt" e Buffett-it mblidhen në Omaha
    Most Multimedia
    1.  Ekspozitë e abetareve të gjuhës shqipe
    2.  Intervistë me Ambasadorin William Ryerson
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.