E martë, 03 maj, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Zgjedhjet presidenciale në SHBA

    Donald Trump
    x
    Donald Trump

    Tre kandidatët republikanë për president dhe ndihmësit e tyre janë duke u përpjekur të fitojnë simpatinë e zyrtarëve të partisë në një pikë pushimi në Florida, në përpjekje për të përcaktuar rregullat e garës brenda partisë, për emërimin e kandidatit të partisë në kuvendin që mbahet në korrik. Kryesuesi i garës republikane Donald Trump dje zhvilloi fushatë në Pensilvani, ndërsa ndihmësit e tij kryesorë takoheshin me zyrtarë partiakë. Zoti Trump thotë se rregullat zgjedhore që ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin veprojnë kundër tij.

    Zoti Trump po përpiqet ta arrijë shumicën e thjeshtë të 1,237 delegatëve të nevojshëm për të marrë emërimin e partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Por ai tha se nuk duhet pritur që t’i shfaqë qysh tani tiparet e tij presidenciale.

    "Kemi punë për të bërë. Kemi dy gara të tjera dhe duhet t’i  japim fund, apo jo? Jemi duke u paraqitur mjaft mirë, dhe për një farë kohe duhet të tregohemi të ashpër. Pas kësaj kam për t’u paraqitur aq presidencial, saqë ju do të mërziteni; pastaj do të vij këtu përsëri si president dhe në vend të 10 mijë njerëzve kam për të patur me vete 150 vetë, që do të thonë “Trump ka pamjen e një presidenti.”

    Megjithë optimizimin e Trump-it  për të siguruar emërimin e partisë, disa analistë politikë thonë se ekziston një mundësi e qartë që gara për emërimin e Partisë në Kuvendin e korrikut të jetë e kontestuar.

    Në kampin demokrat, të enjten Senatori Bernie Sanders zhvilloi fushatë në Pensilvani, me shpresën për të patur rezultate më të mira në garën e së martës së ardhshme, pasi Hillary Clinton arriti këtë javë një fitore bindëse në Nju Jork.

    "Kur e filluam garën, u zhvilluan anketa. Sekretarja Clinton ishte 60, apo 65 pikë para nesh. Në dy javët e fundit, u zhvilluan dy anketa, ku ne ishim para saj… Dhe kur i hedh një vështrim garës për zgjedhjet e përgjithshme në mes të Donald Trump-it dhe republikanëve të tjerë kundër zonjës Clinton dhe meje, ne kemi dalë më mirë në garën me zotin Trump, se sa Sekretarja Clinton,"  tha kandidati Sanders.

    Sanders do të ketë javën e ardhshme pesë mundësi tjera, për të parë në se popullariteti i tij përkthehet në vota të mjaftueshme për të mundur zonjën  Clinton, e cila duket se ka hyrë në rrugën për të siguruar emërimin e partisë demokrate.

    Garat e radhës për të dyja partitë do të mbahen të martën në shtetet e Pensilvanisë, Merilendit, Konektikatit, Rode Ajlëndit dhe Delauerit.

     

     

     

    Komentoni në këtë forum
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 77,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 198,0MB
     
     
    X
    02.05.2016

    LAJME

    Kosova shpreson të anëtarësohet të martën në UEFA

    Nëse Federata Evropiane e Futbollit e pranon Kosovën të martën në Budapest, atëherë ajo mund të bëhet anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit pas dhjetë ditësh
    Më tepër

    Leja e lindjes në Shtetet e Bashkuara

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj federal për leje të paguar të lindjes, disa shtete po bëjnë përparim në këtë drejtim.
    Më tepër

    Tiranë, polemika qeveri-opozitë për bujqësinë

    Pesha e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto ka rënë më tej, dhe eksportet janë më të ulëta se vendet fqinje.
    Më tepër

    Kosovë, kushtet në vendin e punës

    Zyrtarë të Inspektoratit të Punës thonë se gjatë vitit 2015 kanë humbur jetën 9 punëtorë, për shkak të mungesës së kushteve të punës
    Më tepër

    Shqetësimet e votuesve në Indiana

    Vendet e punës dhe tregëtia janë në krye të listës, ndërsa banorët e shtetit qendror bëhen gati për votimet paraprake të së martës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.
    < ▶ || > 1/14
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit mund të hapet
    2. Trump, deklarata për politikën e jashtme
    3. Amb. Ryerson: Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe
    4. Kinezët marrin Aeroportin “Nënë Tereza”
    5. "Dishepujt" e Buffett-it mblidhen në Omaha
    Most Multimedia
    1.  Ekspozitë e abetareve të gjuhës shqipe
    2.  Intervistë me Ambasadorin William Ryerson
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.