E martë, 03 maj, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme / Ballkani

    “Shullazi” trazon parlamentin

    Debate të ashpra mes qeverisë dhe opozitës. Berisha: Shullazi lidhje direkte me Ramën dhe Tahirin. Shqiptarët të armatosen për të mbrojtur veten. Socialistët kërkojnë përjashtimin me 10 ditë nga parlamenti për ish kryeministrin

    x
    Armand Mero

    Parlamenti pati sot një seancë të trazuar kur për orë të tëra debatet në sallë u përqëndruan në një shkëmbim replikash dhe akuzash mes palëve rreth emrit të Emiljano Shullazit, një personazh i njohur për aktivitete kriminale, i arrestuar pak ditë më parë me një barrë të rëndë dyshimesh për një seri veprash penale.

    Prej kohësh, në mënyrë të përsëritur, opozita e ka lidhur emrin e tij me qeverinë aktuale, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Kjo  ndodhi dhe sot nga deputetë të së djathtës duke kulmuar me fjalën e ish kryeministrit Sali Berisha: “Me lidhjet e tij direkte me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai de facto ishte në mënyrë absolute, nënkryetari i kësaj qeverisjeje”

     

    Debate në parlament mbi çështjen Shullazii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 13,0MB
    • 352p / 17,0MB
    • 576p / 35,0MB
     
     
    X
    21.04.2016
    Në Shqipëri parlamenti u përfshi ne debate të gjata lidhur me rastin e arrestimit të Emiljano Shullazit, i dyshuar për një seri veprash të rënda penale.

    Por zoti Berisha shkoi më tej, duke provokuar reagimin e shumicës, kur tha se “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Nëse ju o organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’ua kthejnë ju me të njejtat mjete, dhe të mos dini ku të futeni”

    Menjëherë pas deklaratës së zotit Berisha, ndërhyri ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: “Unë nuk di si ky parlament vazhdon ende diskutimet normalisht, kur një ish kryeministër, bën thirrje publike që populli të armatoset. Dhe unë nuk besoj se ka thirrje më kriminale se sa kaq, nuk besoj se ka thirrje më antikushtetuese se sa kaq, nuk besoj se ka më djallëzi se sa kaq. Dhe unë shpresoj shumë që Prokuroria të gjejë kurajon dhe ta thërrasë, pikërisht pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje”

    Jashtë sallës së parlamentit, zoti Berisha e zbuti qëndrimin e tij duke saktësuar se nevojitet një ligj për armëbajtje personale, si në Shtetet e Bashkuara, theksoi ai. E majta kërkoi më pas zyrtarisht që ndaj ish kryeministrit të merreshin masa e të pezullohej për 10 ditë nga parlamenti.

    Ndaj akuzave për lidhje direkte me Shullazin ishte përgjigjur më parë kryeministri Edi Rama i cili kishte kujtuar dy raste në të kaluarën kur Shullazi sipas tij kishte prishur mitingjet e së majtës në opozitës, ndërsa për arrestimin e tij nënvizoi se “normalisht arrestimet bëhen në bashkëpunim me prokurorinë. Por në këtë rast e vërteta është pak më ndryshe. Ndalimi është bërë nga policia e cila ka nisur procedurën pa patur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicje, e paprovuar. Dhe e ka ndaluar e ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë autorizimin pas mensate, ndërkohë që personazhi në fjalë ka qenë në qeli”.

    Ndërsa ministri i Brendshëm Tahiri nga ana e tij deklaroi: “Unë jam shumë i gatshëm. Gjeni një provë të vetme të lidhjes sime të supozuar me Shullazin apo me këdo tjetër. Ngrini një komision hetimor, verifikoni nëse ka punuar policia apo jo? Nëse është e vetme policia që ka punuar për këtë cështje apo jo? Nëse ka punuar Prokuroria apo jo? Ngrini komisionin hetimor dhe premtoni publikisht që do bashkoni votat me ne që përgjegjësi që nuk ka bërë detyrën të largohet nga detyra”.

    Fjalët e zotit Tahiri mbi përgjegjësinë e mundshme në rastin Shullazi u duk se i drejtoheshin Prokurorisë, aq më tepër që kryeministri Rama kish deklaruar më parë se sipas tij, kërkesës së Policisë për përgjimin e Shullazit, Prokuroria nuk i ishte përgjigjur. Një deklaratë të cilën pak më vonë ministri i Brendshëm e cilësoi si një lapsus.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (8)
    Komente
         
    nga: vezhgusi
    22.04.2016 14:24
    Report
    Kjo esht Si puna e at.dr.fishtes Homerit shqiptar qe gjthshka I kshtoi shqiiptarve dhe urrente tmerrisisht European e nga zemrimi Denon veten.armatosja me leje ska gje te keqene e kemi mike ameriken,nuk Po mbledhim Cfare Jane gjera negative nepere bote qe nuke Janne practice per shqiptarret Si partia lauriste e mbretrise angli apo paska refugjate dhe pollonia Si shqiperia???,prandaj qeverriia shqip. duhet nxite emigracionin.??edhe Larimer jane tragedy atkushtetuse.rama mbi menyren e arrestimit shullazit sulmon drejtsine.reforma ne drejjtsi ska resultat me kete ekzekutiv qe e kthen parlamentinvne gjykatore.hej mmoj kasolle Ku Na Melodie????,arrestojeni depputetin pa asnj baze.kto Jane mendesite e enerizmite, diktatures etj tj.kur berisha beri carmtimin e gjith populists Gabo se bandiat u armatosen dhe vepronin lirshem.e dinin qe populli ska arme dhe huliganet hhynin ne shtepia me mask e corap e ne coke.frika ruane vreshtat.


    nga: Adil kaloshi
    22.04.2016 12:58
    Report
    Ai vend nuk behet me sherbetoret e komunizmit,me spiunet e sigurimit.Po nuk u hapen dosjet,Shqiperia e shqiptaret do vuajne brez pas brezi.Vonimi i tyre eshte zgjatje e pushtetit absolute.Evropa i genjeu shqiptaret qe ne 1991 .Shqiptaret u lodhen duke mbajte gishtat perpjete e duam shqiperine si e gjithe Evropa,perfshire dhe mua,por nuk po shoh ndonje zgjidhje ndaj kombit tim.Evropa po ndihmon me para kasken e pushtetit djeshem te ramiz alise e nexhmije hoxhes sot e 25- vite.Nuk po ndihmon kush popullin tim pervec Amerikes.
    Shqiptaret do ishin te lumtur te ishin nen protektoratin e Amerikes sesa te Evropes.Do kisha deshire qe dhe leku tu nderronte tu bente Dollar shqiptaro-Amerikan e te ecte ekonomia,te vinin firma Amerikane ne shqiperi ndertonin nga e para drejtesine,ekonomine shqiptare,zbardhnin krimet komuniste ne nje shekull.Rrofte Amerika,shpresat i kam ke Amerika jo vetem une por dhe familja ime e 85% e shqiptareve shpresat i kemi vetem Tek Amerika se do behet Ai vendi i vendlindjes ndonje dite.Ju faleminderit stafit Zerit Amerikes.


    nga: David
    22.04.2016 00:25
    Report
    Ujqerit e politikes se Tiranes zyrtare ne vite me se fundi po e ndjene fundin e turpshem e pa kthim te tyre.
    Shullazi ky kriminel ordinere mashe e politikave superkorruptive e superkriminale te dites ne vite,i perdorur sa here qe bandat blu-roze ja kane patur nevojen,sot po ja cjerr masken bijve te etereve te diktatures komuniste dhe mostrave te tyre,qe krekosen si gjeli siper plehut te tyre per ndershmeri njerezore duke patur mbi supe mijra krime makabre deri me sot.
    Loja e felliqur Shullazi-berisha-rama-tahiri-meta dhe basha, as me pak dhe as me shume por nje skenare i peshtire i rradhes per te provokuar nje anarshi ne Shqiperi si ne 1997 nga frika e shpejte e nje fundi te turpshem dhe pa kthim.
    Shqiptaret dhe miqte tane ne USA dhe BE nuke e hajne me sapunin per djath te servirur nga mostrat e diktatures komuniste dhe bijte e saj.Mjaft me,MJAFT.
    Te suprkorruptuarit e te superkriminalizuarit ne vite shume shpejt do te vendosen e ne bangen e dejtesise,duan apo nuke duan Rama-Meta -Berisha-Basha e Llallame shoke,per to c'do skenare i peshtire do te jete nje grusht me shume ndaj vetes, dhe soit te tyre. Zoti vonon per kurre nuke harron;thote populli.
    Kthim prapa nuke ka,shume shpejt drejtesia do te vendose ne bangen e akuzes persekutoret e mijra krimeve makabre te diktatures komuniste te eterve,bijve dhe mostrave te tyre dje dhe sot.
    Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtesi,ku autore e bashkepuntore te keture krimeve makabre ne vite te marrin denimin e merituar,duke mbetur nje enderr e keqe e se shkuares komuniste dje dhe bijve e mostrave te tyre sot.
    Vetem atehere Shqiperia do te jete vertet nje vend i Lire,e Demokratik dhe Bota do te beje Progres Njerezor.
    Faleminderit Zeri i Amerikes.


    nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
    21.04.2016 23:53
    Report
    Asnjehere Shqiperia nuk ka qene me e terrorizuar se tani. Madje as ne 1997 nuk kane qene njerezit me te pasigurte se tani. Kjo ka nje arsye shume te thjeshte, te prekshme, te matshme, te verefikueshme. Shikoni cilet fitojne tenderat, cilet gllaberojne bregdetin, cilet qendrojne pas bizneseve te medha, cilet kontrollojne tatimet e doganat... Mjafton kaq. E frikshme se ne çfare gjendje jemi. Pasiguri e plote. E vetmja menyre eshte ikja nga ky vend. Ketu ka vetem nje rruge, ose te nenshtrohesh e te heshtes, ose te flijohesh pa shenje e pa nishan. Krimi ka blere politiken dhe populli vetem se sodit plot trishtim kete realitet te nxire nga te gjitha anet. Nese te gjithe nuk sakrifikojme per te debuar krimin nga shteti e politika, do e vuajme shume rende ne dhe brezi pas nesh.


    nga: ari nga: gjermani
    21.04.2016 23:38
    Report
    zoti mero mos genje si rama-berisha at qe tha ne parlament e tha dhe jasht.mu ne parlament berisha tha se duhet te armatosemi kunder bandave dhe bandave ne qevri.te bejm si ne amerik ligjin e armeve.madje theksoi se ka dhe shtete qe nuk e lejojn.po te isha un jo arm por edhe helme kimike ju kosha qitur bandave komuniste se keta jan njejt si isis.rama eshte i biri i nji vrasesi si kristaqi siq eshte dhe ilir e gjelil gjoni,sulo e ditmir bushati milena koleka harito bij e vrasesit spiro,spartak braho,ruqi,dokle,kokdhimaetj etj.sot shqiperin e drejtojn shullazet,frroket,ndoket,prengat,doshet dihet me veglat e tyre rama tahiri.lerkuat per vota doren e krimit tash po merrni at qe meritoni .poshtrimin nga krimi.


    nga: Petro Jashari nga: U S A
    21.04.2016 23:17
    Report
    I gjithe opinjoni publik mbare Shqiptar i cili shikon me sy e degjon me veshe thirjet fashiste te kriminelit Sali Berisha, ku ai ben thirje publike per kryengritje te armatosur, kundra popullit te vet, kundra nje vendi Antar i Natos, e kandidate per antare ne Bashkimin Evropjan; duke ju referuar kesaj te vertete, me shume te drejte populli ben pyetjen;C'far pritet me "te ndodhe" qe akoma ketij basardi te ndyre nuk i kane vene hekurat? A ka me shkelje flagrante te Kushtetutes kur nga goja e ketij banditi ish kryeminister, te behen thirrje terroriste kundra popullit te vet e kundra miqeve dhe aleateve te Shqiperise? Me kete rrast te paster kriminal e antikushtetue, Prokurorija Shqiptare nuk ka nevoje te mare denoncime, por duhet te urdheroje ne menyre te prere e pa vonese arrestimin e ketij krimineli e sherbetoreve te tij ne sherbim te Sllavo - Islamikeve; Perpara kesaj thirrje te hapur per terrorizem me duken te cekta, pa vlere e shgenjyese thirrjet qesharake per largimin e Sali Berishes 10 dite nga Parlamenti; LSI me Ilir Meten si kryetar Partije e ne funksjonin e kryetarit te Kuvendit Popullor duhen te prononcohen publikisht ndaj thirrjeve kriminale e terroriste te Sali Berishes. Shqiptaret i duan me gjithe shpirt Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe demokracine perendimore; Vendi im nuk e meriton qe te tille kriminele basarde te qarkullojne akoma te lire; Kundraveprimi ndaj ketij krimineli do te jete nje shprese e madhe dhe mbaresi ne hecjen ne drejtimin e duhur per fillimin e mbare te Reformrs te Drejtesise per nje demokraci te vertete nepermjet ligjit.


    nga: Anonim
    21.04.2016 22:14
    Report
    Deklarata e Sali Berishes per armatosjen e shqipetareve eshte nje cmenduri ,,shqipetaret e provuan ne ngjarjet tragjike te vitit 1997 ku u hapen depot e armeve dhe shqipetaret muaren armet dhe u vrane njeri me tjetrin ishte nje lufte civile te organizuare nga sherbimet sekrete serbe dhe greke dhe me gjere sa per banditin Shullazi eshte lene i lire nga organet ligjzbatuese ku eshte futur 4 here ne burg kur ishte ne Qeveri Sali Berisha ,por prokurore dhe gjyqtare dhe Ministra te Drejtesise ishin pale me Shullazin sepse mernin para kesh..shteti sado i dobet qe te jete kur nuk e bejne punen Prokuroria,Policia e Shetit dhe Gjykatat atehere kur rezikohet siguria kombetare dalin ne pah sherbimet sekrete shqipetare ne neutaralizimin e bandes per te ruajtur sigurine kombetare..por eshte nje hall i madh i politikaneve te kriminalizuar te cilet po zvarisin Reformen ne Drejtesi dhe Byrone e Hetimit ,prandaj SHBA DHE BE te ngulin kembe qe te miratohet Reforma ne Drejtesi dhe Byroja e Hetimit topi eshte tek RAMA--META DHE BASHA..PER TA MIRATUAR REFORMEN NE DREJTESI DHE BYRONE E HETIMIT,,,,SHQIPETARET E KERKOJNE REFORMEN NE DREJTESI DHE BYRONE E HETIMIT JANE MBI 90% TE TYRE...


    nga: MEHDI nga: SHQIPERI
    21.04.2016 22:00
    Report
    Rastesisht ndoqa senacen plenare te parlamentiti,jo me deshire por gjoja se cfare po ndodh.Emri i Shullazit ka 3 vjet qe e permnd opozita ,prandaj parlamenti eshte bere shume komik.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 77,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 198,0MB
     
     
    X
    02.05.2016

    LAJME

    Kosova shpreson të anëtarësohet të martën në UEFA

    Nëse Federata Evropiane e Futbollit e pranon Kosovën të martën në Budapest, atëherë ajo mund të bëhet anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit pas dhjetë ditësh
    Më tepër

    Leja e lindjes në Shtetet e Bashkuara

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj federal për leje të paguar të lindjes, disa shtete po bëjnë përparim në këtë drejtim.
    Më tepër

    Tiranë, polemika qeveri-opozitë për bujqësinë

    Pesha e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto ka rënë më tej, dhe eksportet janë më të ulëta se vendet fqinje.
    Më tepër

    Kosovë, kushtet në vendin e punës

    Zyrtarë të Inspektoratit të Punës thonë se gjatë vitit 2015 kanë humbur jetën 9 punëtorë, për shkak të mungesës së kushteve të punës
    Më tepër

    Shqetësimet e votuesve në Indiana

    Vendet e punës dhe tregëtia janë në krye të listës, ndërsa banorët e shtetit qendror bëhen gati për votimet paraprake të së martës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.
    < ▶ || > 1/14
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit mund të hapet
    2. Trump, deklarata për politikën e jashtme
    3. Amb. Ryerson: Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe
    4. Kinezët marrin Aeroportin “Nënë Tereza”
    5. "Dishepujt" e Buffett-it mblidhen në Omaha
    Most Multimedia
    1.  Ekspozitë e abetareve të gjuhës shqipe
    2.  Intervistë me Ambasadorin William Ryerson
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.