E hënë, 18 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Kandidati presidencial Trump nën kritika nga republikanë e demokratë

    Donald Trump
    x
    Donald Trump

    Kandidati republikan për president Donald Trump po e gjen veten nën presion për disa komente në lidhje me abortin dhe për faktin se mori në mbrojtje ndihmësin e tij kryesor të fushatës, i akuzuar për përdorim force ndaj një personi. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone, vështirësitë me të cilat po ndeshet zoti Trump vijnë në një kohë vendimtare në garën paraprake republikane.

    Donald Trump është në pozita mbrojtëse lidhur me komentet që bëri në televizionin MSNBC, kur tha se gratë që bëjnë abort duhet të ndëshkohen, nëse aborti është i paligjshëm.

    Më pas zoti Trump nxori një deklaratë ku thoshte se, në qoftë se aborti bëhet në mënyrë të paligjshme, ata që e kanë ofruar këtë abort duhet të ndëshkohen e jo gratë.

    Zoti Trump është gjithashtu nën presion se ka mbrojtur menaxherin e fushatës, Corey Lewandowski, i akuzuar se i ka kapur me forcë krahun një gazetareje, e cila po përpiqej t’i bënte pyetje.

    "Unë e di se do të ishte shumë e lehtë për mua t’i hiqja qafe njerëzit. Por unë nuk e bëj këtë, përkundrazi, u dal zot atyre," tha zoti Trump.

    Rivali republikan Ted Cruz nuk vonoi ta sulmonte rivalin për çështjen e abortit.

    "Ju e dini, se ai koment ishte e gabuar, është një provë e re se sa pak ka menduar Donaldi për çështjet serioze me të cilat përballet vendi", tha senatori Kruz.

    Guvernatori i Ohajos, John Kasich tha se zoti Trump nuk është i kualifikuar për të qenë president.

    "Më duhet të them se kur je komandant i përgjithshëm dhe udhëheqës i botës së lirë, nuk ke kohë për mëdyshje. Duhet ta bësh siç duhet që herën e parë."

    Zoti Trump u kritikua ashpër edhe nga demokratja Hillary Clinton që po bën fushatë në Nju Jork.

    "Nëse e trajton abortin si krim, atëhere edhe gratë apo mjekët do t’i shohësh si kriminelë. Më bën përshtypje fakti se republikanët duan një qeveri të kufizuar, përveçse kur bëhet fjalë për të drejtat e grave."

    Kritika bëri edhe rivali i saj Bernie Sanders:

    "Ne nuk e dimë se në cilën botë jeton Donald Trumpi.”

    Problemet për zotin Trump vijnë në prag të zgjedhjeve paraprake të së martës në Wisconsin, ku sondazhet tregojnë se zoti Cruz kryeson. Analisti John Fortier thotë se veç kësaj, zoti Trump figuron dobët në anketa nëse zgjedhjet e përgjithshme bëhen tani.

    "Ai ka një elektorat të ndryshëm, ku bëjnë pjesë njerëz nga më të ndryshmit. Fushata e tij është tepër e ashpër dhe e paqytetëruar.”

    Zoti Trump ende ka epërsi përsa i përket numrit të delegatëve, por nëse ai paraqitet dobët në Wisconsin, kjo mund të rrisë shanset që kuvendi kombëtar republikan në muajin korrik ta kontestojë një emërim të tij të mundshëm.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (4)
    Komente
         
    nga: David
    03.04.2016 15:26
    Report
    Une e di se do te ishte shume e lehte per mua t'i hiqja qafe njerezit.
    Por une nuke e bej kete,perkundrazi,u dal zot atyre;tha zoti Trump.
    Nje deklarate qe u shkon per shtat vetem politikaneve qe nuke behen politikane,por rendin pas lekeve te piset dhe pushteteve pa kufi me c'do forme e cmim brenda djallit.
    Sic po shikohet c'do dite fushata Trump me deklartat e Tije befasuese, per nje qytetare amerikan te botes se lire, nuke ben gje tjeter por vetem se shpalos regres brenda te drejtes per te jetuar e gezuar si NJEREZ.
    Si ne parimet biblike e fetare,ashtu dhe ne parimet per te jetuar i lire brenda te drejtes njerezore dhurate nga Zoti,lirite e Tuaja kufizohen aty ku dhunohen lirite e tjetrit.
    Michael Bloomberg ish Kryetare i Bashkise New York,do te ishte zgjedhja me e mire,qofte i politikan,apo financier i zoti.
    Uroj qe Bloomberg te hedhe kandidaturen e tije.
    USA ka shume Njerez te Zot.
    Zoti i dhente njeriun me te mire te mundeshem per te sotmen, dhe te ardhen ne postin e PRESIDENTIT,Kongresit,dhe Senatit ne USA.Amen


    nga: Jailso
    03.04.2016 07:36
    Report
    Demokratet kane kohe qe kerkojne nje gozhde per te varur pallton e tyre dhe ju duket se e gjeten duke kritikuar Trump sepo akuzon abortueset dhe ndihmesit e tyre .Po ju bej pyetje shume te thjeshta zonja Clinton .Me mendesine tuaj si i quani ju ,me c'emer ato gra apo burra qe kryejne nje krim ?Kriminele apo demokrate ? Kur dikush vjedh psh.nuk denohet vetem vjedhesi ,por edhe ai qe e ka ndihmuar ate sepse dhe ai nuk eshte me imire se i pari .MOs harroni se kur burri juaj ne postin e Presidentit genjeu pa turp duke u betuar mbi mkushtetuten e SHBA --ju ja pranuat gabimin duhe heshtur .Mbi cilin moral e vute kete veprim >Kjo edhe demokracia qe ndertuat ne Amerike -ku sejcili te bej si te doje ?Mos doni ta ktheni SHBA ne nje kuplara boterore me "Liberalizmin tuaj e pakufijshem " ?Per kete do te luftoni po qe se do te jini presidente e ardheshme zonje e nderuar ?PO i vini minat SHBA me keto lakra qe kini ne koke .Dua pergjigje nga ju ne se do te kini guximin ti mohoni ato per te cilat ju akuzoje !Faleminderit !


    nga: D.
    03.04.2016 00:38
    Report
    Te besh 3 mitingje ne dite e ti japesh intervista cdo gazetari i papregatitur nuk eshte e lehte. Vetem Zoti Trump mundet ta beje kete. Qe media e kontrolluar nga liberalet dhe republikanet eshte kunder Trump kjo nuk eshte lajm. Trump flet pa censure mirepo mediat jane mesuar me censuren dhe po qe se Trump ben nje gabim I turren me vrap. Me kujtohet koha e Enver Hoxhes kur dikush thonte pa dashje dicka qe I konsiderohej gabim politik. Mund te shkoje edhe ne burg. Amerika eshte me Trump sepse do qe punet mos ikin be Azi, do qe terrorizmi te sfidohet, do qe Amerika mos humbasi para per kot ne NATO e Azi duke mbrojtur qyl vendet e tjera, do qe te jete shtet me kufij e jo te futen e dalin ilegalisht me miljona, do qe taksat te ulen dhe qe deficiti tregtar te zhduket. Amerika kerkon Trump se I ka ardhur nje maje te hundes.


    nga: Anonim
    02.04.2016 23:48
    Report
    Hahahahah edhe ju Jen vene ne sherbim te mashtrumit. Donald Trump do te fitoi dhe do te bej reform edhe tek VOA qe ben propagande dhe Jo informacionin

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 85,0MB
    • 352p / 122,0MB
    • 576p / 248,0MB
     
     
    X
    17.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Incidenti i avionëve luftarakë mbi Detin Balltik

    Moska hedh poshtë kritikën amerikane
    Më tepër

    Kamera përcjell mrekullitë në internet

    Kamerat që xhirojnë dhe transmetojnë drejtpërdrejt, janë bërë një mjet komunikimi të Internet, në kohë reale
    Më tepër

    Emigrimi nga Malësia e Malit të Zi

    Ky është ndër rajonet me shumicë shqiptare që ka njohur ritme të larta emigrimi.
    Më tepër

    Turizmi në Gjirokastër

    Qyteti ka shtuar shërbimet turistike, por po përballet me sfidat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
    Më tepër

    Gara zgjedhore dhe gratë amerikane sipërmarrëse

    Pronaret e bizneseve të vogla po e ndjekin me vëmendje fushatën presidenciale
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • A police officer stands on debris, next to buildings destroyed by an earthquake in Pedernales, Ecuador, April 17, 2016. The earthquake flattened buildings and buckled highways along its Pacific coast, sending the Andean nation into a state of emergency.
    • Residents wait in the streets next to a collapsed building after a 7.8 magnitude earthquake hit Ecuadoran northern coastal region, in the town of Pedernales, Ecuador, April 17, 2016.
    • Volunteers rescue a body from a destroyed house after a massive earthquake in Pedernales, April 17, 2016.
    • People sleep in a park after an earthquake in the city of Guayaquil, April 17, 2016.
    • Rescue workers work to pull out survivors trapped in a collapsed building after a huge earthquake struck, in the city of Manta, April 17, 2016.
    • Members of Ecuadoran emergency services check a car after a bridge collapsed due to a 7.8 magnitude earthquake, in the city of Guayaquil, April 16, 2016.
    • An hotel barely stands after an earthquake in the town of Manta, Ecuador, April 16, 2016.
    • Police look at a car crushed under a collapsed overpass in Guayaquil, Ecuador, April 16, 2016.
    • A patient waits outside a clinic that was evacuated after tremors in Cali, Colombia, April 16, 2016.
    • Rescue team members and patients react outside a clinic that was evacuated after tremors were felt resulting from an earthquake in Ecuador, in Cali, April 16, 2016.
    • Patients wait outside a clinic that was evacuated after tremors were felt resulting from an earthquake in Cali, Colombia, April 16, 2016.
    < ▶ || > 1/11
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Studim mbi parandalimin e thinjave
    2. Intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
    3. Avioni rus fluturon pranë luftanijes amerikane
    4. Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
    5. Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE
    Most Multimedia
    1.  Misteret e varrezave të Vuksanlekajve
    2.  Rama: Takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
    3.  Marredheniet Podgorice-Prishtine
    4.  Emigrimet nga Malësia
    5.  Intervistë me Ramush Haradinajn

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.