E dielë, 17 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Obama: Përparim i konsiderueshëm drejt sigurisë bërthamore

    x

    Presidenti amerikan Barack Obama përshëndeti “përparimin e konsiderueshëm” që vendet e botës kanë bërë për sigurinë bërthamore dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në përpjekjet për të pakësuar arsenalet bërthamore dhe për t’i mbajtur ato të sigurta.

    Duke folur para 50 udhëheqësve botërorë të mbledhur në Takimin e Nivelit të Lartë për Sigurinë Bërthamore në Uashington, zoti Obama tha se mbi 12 vende kanë eliminuar të gjitha sasitë uraniumit të pasuruar dhe plutoniumit, elementët radioaktivë të nevojshëm për të ndërtuar bomba bërthamore.

    Gjatë gjashtë vjetëve takimesh ndërkombëtare për sigurinë bërthamore , përfshirë katër takime të nivelit të lartë, që ai vetë i ka iniciuar, Presidenti Obama tha se “kemi përqafuar një mënyrë të re të menduari dhe një mënyrë të re të vepruari”.

    Presidenti Obama u takua gjithashtu edhe me një grup më të vogël vendesh që ishin të angazhuara me bisedimet bërthamore të vitit të kaluar me Iranin. Ai i tha grupit të ashtuquajtur P5+1 se marrëveshja me Iranin, “arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe u përqendrua tek rreziqet e përhapjes bërthamore në një mënyrë reale”.

    Gjithsesi ai theksoi se “ zbatimi i plotë dhe i vazhdueshëm” i marrëveshjes së Iranit do “të kërkojë të njëjtin nivel bashkëpunimi” nga komuniteti ndërkombëtar”.

    Takimi i Sigurisë Bërthamore këtë vit vjen në një kohë shqetësimi në rritje se militantët e Shtetit Islamik mund të grumbullojnë materiale bërthamore që të ndërtojnë “bomba artizanale” që mund të çlirojnë mbeturina vdekjeprurëse radioaktive në hapësira të gjera.

    Edhe rreziku që vjen nga mundësia e prodhimit dhe përdorimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut ishte në qendër të vëmendjes.  Provokimi i fundit i Phenianit ishte të premten, kur sipas shtypit koreanojugor, Koreja e Veriut mendohet të ketë lëshuar një raketë balistike në Detin e Japonisë. Presidenti Obama u takua dje me udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Japonisë për të diskutuar rreth një përpjekjeje të përbashkët për kthimin e Gadishullit Korean në një zonë pa armë bërthamore. Një çështje tjetër e rëndësishme e takimit është sigurimi i materialeve bërthamore që ato të mos bien në duart e terroristëve.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (1)
    Komente
         
    nga: Anonim
    01.04.2016 21:30
    Report
    Siguria berthamore ne rang global behet imediate sepse bota kercenohet nga terorizmi shteteror dhe organizata teroriste .Terorizmi berthamor shteteror eshte imediat nga Koreja e Veriut ku adoleshenti Kim Jung Un ka gjasa te terorizoje Japonine dhe Korene e Jugut dhe me gjere..por ka shtete si Rusia e cila po prodhon arme berthamore taktike ku oficere madhore ka gjasa ti shesin organizatave teroriste ne Siri dhe Iran dhe te kene epiqendren ne Turqi dhe perendim..

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 75,0MB
    • 352p / 100,0MB
    • 576p / 198,0MB
     
     
    X
    16.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Jeta e Mbretëreshës Elizabetë; Përgatitja për Fronin

    Ajo mbush 90 vjeç dhe ka hyrë në historinë angleze si gruaja që ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër
    Më tepër

    Ankand me vepra nga Lindja e Mesme

    Sipas specialistëve, është rritur interesimi i koleksionistëve dhe muzeumeve për artin nga ky rajon
    Më tepër

    Tërmeti në Japoni, ushtria amerikane ofron ndihmë

    Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje për operacionet e transportit të viktimave me rrugë ajrore
    Më tepër

    Rritja ekonomike në diskutimet e BB

    Zyrtarë të ekonomisë dhe financave nga e gjithë bota ishin mbledhur në Uashington për takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar
    Më tepër

    Tërmet në Ekuador - 77 të vdekur

    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • President Barack Obama blows a soap bubble using a 3-D printed bubble wand designed by Jacob Leggette, 9, of Baltimore, Maryland, while touring the 2016 White House Science Fair in Washington, April 13, 2016.
    • A devotee is smeared with a vermillion powder while celebrating the "Sindoor Jatra" vermillion powder festival at Thimi, in Bhaktapur, Nepal.
    • Britain's Catherine, Duchess of Cambridge reacts after shooting an arrow at Changlimithang Archery Ground in Thimphu, Bhutan.
    • European Parliament member Anneliese Dodds of the UK holds her baby as she takes part in a voting session at the European Parliament in Strasbourg, France.
    • People flee their homes during fighting between Iraqi security forces and the Islamic State group during a military operation to regain control of Hit, 85 miles (140 kilometers) west of Baghdad, Iraq, April 13, 2016.
    • Graffiti on the side of a broken boat shows the faces of a migrant woman and children by Italian street artist Eron inside the Treccani Institute in Rome.
    • People stand and watch the sunset at Presque Isle State Park in Erie, Pennsylvania, USA, April 13, 2016.
    • Electrical machine builder Oleg Glebov works at the stator windings of a generator in the Erfurt Generator Plant of the German Siemens AG in Erfurt, central Germany.
    • Foreign and Thai revelers dance amid foams during a foam party as part of the annual Songkran celebration, the Thai traditional New Year also known as the water festival in Bangkok, Thailand.
    • Visitors stand inside the installation 'Le mie prigioni' (My Jails), by architect Alessandro Mendini, part of the 'Fuori Salone' exhibitions during the Design Week, in Milan, Italy.
    < ▶ || > 1/10
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Studim mbi parandalimin e thinjave
    2. Intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
    3. Avioni rus fluturon pranë luftanijes amerikane
    4. Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
    5. Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE
    Most Multimedia
    1.  Misteret e varrezave të Vuksanlekajve
    2.  Rama: Takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
    3.  Marredheniet Podgorice-Prishtine
    4.  Intervistë me Ramush Haradinajn
    5.  Situata ne Maqedoni, komenton Prof. Latifi

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.