E shtunë, 16 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Planet për kolonizimin e Hënës

    FULL MOON
    x
    FULL MOON

    Drejtori i i përgjithshëm i Agjencisë Evropiane të Hapësirës shpreson se bashkëpunimi ndërkombëtar do të çojë një ditë në ndërtimin e një qendre të banuar në sipërfaqen e Hënës. Në vend të transportimit të materialeve të ndërtimit në Hënë, ekspertët parashikojnë përdorimin e teknologjisë së shtypjes 3 dimensionale për ndërtimin e strukturave nga burimet natyrore të Hënës.

    Tingëllon si një histori filmash fantastiko-shkencor, por shefi i ri i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dëshiron ta bëjë realitet këtë ide ambicioze. Duke krijuar një bazë të përhershme në hënë, ose “Fshati i Hënës” siç e quan  shefi i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) Johann-Dietrich Woerner, njerëzit do të jetojnë dhe punojnë në hënë. Shumëllojshmëria e banorëve nga vende të ndryshme të botës, thotë ai parashikohet të jetë pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar.  

    “Fshati në hënë do të kombinojë aftësitë e kombeve të ndryshme si nga ana njerëzore apo robotike. Do të përfshijë disa aktivitete, qofshin ato shkencore, tregtare, turizëm apo minerare”, thotë zoti Woerner i cili mori drejtimin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës korrikun e shkuar.

    Kanë kaluar pothuajse 50 vjet nga viti 1969, kur njeriu shkeli për herë të parë në Hënë. Një bazë e përhershme shihet si veprimi i radhës më i logjikshëm, kryesisht pas bashkëpunimit të suksesshëm në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

    “Ideja është që në këtë projekt të tërheqim idetë, interesat, aftësitë e njerëzve të ndryshëm nga mbarë bota. Mund të fillojmë me një mision të vogël uljeje në hënë, për të cilin po punojnë shumë vende. Mund të kemi investime të mëdha si një radio-teleskop të fuqishëm në pjesën e largme të hënës. Pra në të njejtin vend, në Hënë, mund të kemi aktivitete të shumta.”   

    Një ide tjetër është edhe përdorimi i burimeve natyrore për të ndërtuar dhe mbajtur një bazë hënore. Makineritë mund të përdorin akullin, metalet dhe mineralet për të printuar me teknologji 3 dimensionale strukturën e një ndërtese.

    Një makinë robotike mund të ulet në sipërfaqen e hënës dhe të ndërtojë një kupolë duke e fryrë atë me ajër. Makineria do të ndërtojë më pas një objekt për mbrojtjen e kupolës dhe astronautëve që do të jetojnë brenda saj.

    Shefi i Agjencisë Evropiane të Hapësirës beson se projekti nuk kërkon investime të mëdha në fillim, pasi misione të vogla për zbritjen në Hënë janë në përgatitje e sipër. Por duhen marrë parasysh edhe rreziqet si radiacioni diellor dhe kozmik, mikro-meteorët dhe temperaturat ekstreme.
    Ndaj, zoti Woerner beson se zonat pranë poleve të Hënës apo seksioneve që kanë dritë konstante do të ishin më të përshtatshmet.

    “Amerikanët duan të shkojnë në Mars dhe jam plotësisht dakord. Njerëzit do të shkojnë atje një ditë por kjo i përket të ardhmes të largët. Edhe amerikanët janë të interesuar për Hënën. Kështu që do të jenë amerikanët, rusët, kinezët, indianët, japonezët e madje edhe vendet me kontribute më të vogla. Shpresoj për një eksplorim global të Hënës.”   

    Edhe pse mund të duhen së paku 20 vjet para se teknologjia të jetë gati, zoti Woerner shpreson që planet e tij do të dërgojnë një mesazh bashkëpunimi tek vendet që shpresojnë të jenë pjestare. Madje, ai beson se mund të ngushtojë hendekun mes NASA-s amerikane dhe Kinës, të cilat nuk kanë bashkëpunuar për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

    ESA në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Hapsirës Roscosmos të Rusisë kohët e fundit nisën një mision të përbashkët për të eksploruar atmosferën e planetit Mars dhe për të kërkuar shenja jete në planetin e kuq. Sonda pa njeri ExoMars u lëshua me 14 mars nga një raketë ruse dhe pritet të mbërrijë në planetin Mars në muajin tetor.

     

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (1)
    Komente
         
    nga: ANONIM nga: SHBA
    08.04.2016 05:06
    Report
    Sa fantazi kane njerezit, kemi dekada te tera qe e degjojme kete ide te ketyre shkencetareve, te cilet me parate e atyre qe punojne aq shume dhe shperblehen shume pak, ne krahasim me keta te fundit, do benin mire te rregullonin jeten ketu qe I ka vendosur Perendia, bota ku ne jetojme ka shume mangesira, ka shume njerez qe vuajne per te ngrene, nuk kane nje strehe ku te fusin koken, te shmangin lufterat, te cilat po shkaterojne boten tone, e shume e shume problem te tjera, nuk besoj se atje ne hene apo ne mars do krijojne ndonje jete si ne toke, uroj te mos e marin ate rruge me shume harxhime dhe pa bereqet, po te ishte vertet sic thone ata, do I vendoste Perndia me deshiren e tij. Faleminderit VOA.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 75,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 202,0MB
     
     
    X
    15.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari

    LAJME

    Kukësi nderohet me dekoratën “Nderi i Kombit”

    Presidneti Nishani nderoi sot pasdite bashkinë Kukës me dekoratën "Nderi i Kombit' në 17 vjetorin e eksodit masiv të kosovarëve në drejtim të Shqiperisë
    Më tepër

    Festivali i Kanës

    Festivali më i famshëm i filmit në botë njoftoi përzgjedhjen për konkursin e këtij viti
    Më tepër

    Mposhtja e ISIS ende larg

    Sipas zyrtarëve dhe analistëve perëndimorë, me çdo humbje që pëson ISIS, ai reagon duke nxjerrë mësime dhe duke u bërë më elastik
    Më tepër

    Gjykata e Lartë dhe imigracioni

    Gjykata do të dëgjojë të hënën argumentet në një rast të rëndësishëm të emigracionit që sfidon vendimin ekzekutiv të presidentit Barack Obama për të shtyrë deportimin e gati 5 milion emigrantëve pa dokumente.
    Më tepër

    Fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës

    Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytezimit të fëmijëve në disa bashki të mëdha, përfshirë edhe atë të Shkodrës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • President Barack Obama blows a soap bubble using a 3-D printed bubble wand designed by Jacob Leggette, 9, of Baltimore, Maryland, while touring the 2016 White House Science Fair in Washington, April 13, 2016.
    • A devotee is smeared with a vermillion powder while celebrating the "Sindoor Jatra" vermillion powder festival at Thimi, in Bhaktapur, Nepal.
    • Britain's Catherine, Duchess of Cambridge reacts after shooting an arrow at Changlimithang Archery Ground in Thimphu, Bhutan.
    • European Parliament member Anneliese Dodds of the UK holds her baby as she takes part in a voting session at the European Parliament in Strasbourg, France.
    • People flee their homes during fighting between Iraqi security forces and the Islamic State group during a military operation to regain control of Hit, 85 miles (140 kilometers) west of Baghdad, Iraq, April 13, 2016.
    • Graffiti on the side of a broken boat shows the faces of a migrant woman and children by Italian street artist Eron inside the Treccani Institute in Rome.
    • People stand and watch the sunset at Presque Isle State Park in Erie, Pennsylvania, USA, April 13, 2016.
    • Electrical machine builder Oleg Glebov works at the stator windings of a generator in the Erfurt Generator Plant of the German Siemens AG in Erfurt, central Germany.
    • Foreign and Thai revelers dance amid foams during a foam party as part of the annual Songkran celebration, the Thai traditional New Year also known as the water festival in Bangkok, Thailand.
    • Visitors stand inside the installation 'Le mie prigioni' (My Jails), by architect Alessandro Mendini, part of the 'Fuori Salone' exhibitions during the Design Week, in Milan, Italy.
    < ▶ || > 1/10
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Studim mbi parandalimin e thinjave
    2. Avioni rus fluturon pranë luftanijes amerikane
    3. Intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
    4. Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE
    5. Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
    Most Multimedia
    1.  Misteret e varrezave të Vuksanlekajve
    2.  Marredheniet Podgorice-Prishtine
    3.  Rama: Takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
    4.  Intervistë me Ramush Haradinajn
    5.  Situata ne Maqedoni, komenton Prof. Latifi

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.