Vazhdon shitja e barnave pa recetë
Ndërlidhjet Kalo tek artikujt kryesorë [#content] Kalo te faqja kryesore Kalo te kërkimi Kërko Kërko E mëparshme E ardhshmja 0 Lajm i jashtëzakonshëm E mëparshme E ardhshmja 0 Drejtpërdrejt Kronika Vazhdon shitja e barnave pa recetë dhjetor 19, 2010 Ariana Kasapolli - Selani Fotografi ilustruese Shpërndaje Shpërndajeni në Facebook Shpërndajeni në Twitter Shpërndajeni në Google+ Dërgoje me email Trendi i shitjes së barnave pa recetë nëpër farmacitë e Kosovës, vazhdon të jetë njëri nga fenomenet negative në shoqëri, thotë Haki Ejupi, monitorues i sistemit farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, zyrtarët farmaceutikë obligohen që në bazë të veprimeve dhe normave ligjore, të bëjnë luftimin, ndalimin, si dhe ndërmarrjen e masave ligjore. Me një fjalë, duhet të bëhet implementimi i rekomandimit të recetës për dhënien e barit në farmaci. ”Barnat e domosdoshme duhet të përshkruhen nga mjeku, si antibiotikët, po ashtu edhe narkotikët, duke mos i anashkaluar as produktet farmaceutike tjera, që obligohen të jenë me përshkrim të mjekut. Me një fjalë, duhet të bëhet implementimi i rekomandimit të recetës për dhënien e barit në farmaci”. “Kemi të bëjmë me vetëdijesim, duke filluar prej mjekëve ku bëhet kontrolli shëndetësor i pacientit, por edhe vetëdijesimi i profesionistëve që punojnë në barnatore që pa përshkrim të mos shesin barna”, thotë Ejupi. Qytetarët mendojnë se shitja e barnave pa recetë të mjekut paraqet rrezik për shëndetin publik. Besa Kastrati, shpreh mendimin e saj lidhur me fenomenin e shitjes së lirë të barnave nëpër barnatoret e Kosovës. ”Unë mendoj që nuk ka kontroll të duhur nëpër barnatore, sepse shitja e medikamenteve pa recetë dihet se çfarë rreziku paraqet për qytetarët, sepse vetë qytetarët janë viktima”, shprehet kjo qytetare. Mirëpo, edhe vetë farmacistët pranojnë se shitja e barnave në barnatore bëhet edhe pa recetë. Fatmire Ethemi, farmaciste, thotë se shpeshherë janë vetë pacientët ata që insistojnë në blerjen e barnave, të bindur se janë duke i përdorur drejt edhe pa recetë të mjekut. “Po, shiten barnat edhe pa recetë të mjekut - arsyeja janë pacientët, që vijnë i kërkojnë vetë dhe ne jemi të detyruar t’i japim barnat”, pohon Ethemi. Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë shprehin shqetësim për trendin e shitjes së barnave pa recetë. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se në farmacitë e Kosovës nuk i zbatojnë ligjet që i dedikohen sektorit farmaceutik dhe shpërndajnë barna pa receta mjekësore. ...synohet të vihet një rend, një kontroll më i mirë i distribuimit të barnave dhe shpërndarja e tyre të bëhet në mënyrë profesionale. ”Veprimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe miratimi i dokumenteve administrative, kërkojnë që duke filluar nga viti i ardhshëm, të kenë receta unike dhe shpërndarja e barnave të bëhet me pranim të recetave në farmaci. Gjithashtu, synohet të vihet një rend, një kontroll më i mirë i distribuimit të barnave dhe shpërndarja e tyre të bëhet në mënyrë profesionale”, bën të ditur Hoti. Sipas Hotit, Ministria e Shëndetësisë do të rrisë nivelin e inspektimeve nga inspektorati shëndetësor, si dhe, siç thotë ai, do të jenë maksimalisht të angazhuar në monitorimin e zbatimit të mënyrës së plotësimit dhe dhënies së barnave, që do të aplikohen nga viti i ardhshëm. Lexoni edhe këto: Furnizimi me barna - dyshime për keqpërdorim Dëmet e buxhetit nga kontratat e barnave Pasojat nga tregu i zi i barnave Ariana Kasapolli - Selani Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë. Abonohuni Kthehu në fillim Na ndiqni Informacionet Ne Politikat Rregullat e forumit Çfarë është RSS? Partnerët shkabaj.net dukagjini.com Radio Evropa e Lirë © 2016 RFE/RL, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara. XS SM MD LG