E premte, shtator 12, 2014 Kosova 08:33
Audio meny
Multimedia
Dëgjo
Orari i emisioneve
VOX
Intervista

 Lajmet nga REL / 10 shtator
 Përmbytje në Pakistan
 Lajmet nga REL / 9 shtator
 Lajmet nga REL / 8 shtator
REL në Youtube

Kronika

Dita e Romëve: Të papunë dhe të pastrehë

Artikujt e ndërlidhur

Gjendje e rëndë e komuniteteve RAE

Gratë e komunitetit RAE - Diskriminim etnik

Komunitetet RAE - probleme për punësim

Gresa Kraja
Izet Hasani, në të dyzetat, është muzikant rom.
 
Ai për momentin është i pastrehë, por netët i kalon në Kishën e papërfunduar ortodokse në Prishtinë, që ndodhet në Kampusin Universitar.
 
Atë e quan shtëpi. 

"Kjo është shtëpia ime. Me shqiptarët në përgjithësi mirë kaloj. Vetëm jetoj. Jam muzikant, jam xhezist. Di instrumente, 't'u çalldisë'", thotë ai.
 
Meqë është i papunë, nuk e refuzon ndihmën e askujt...
 
"E kam rrogën time, por kush më ndihmon, faleminderit prej tij, 'bujrum'!".
 
Si rom që është, ai i takon një komuniteti pakicë, i cili llogaritet të jetë më i margjinalizuari në shoqërinë kosovare.
 
Në kushte të njëjta sikur Izeti, sipas institucionit të Avokatit të Popullit, besohet të jenë pjesa më e madhe e këtij komuniteti.
 
Romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit njihen zyrtarisht si komunitete të veçanta në Kosovë dhe sipas Kushtetutës, gëzojnë të drejtat e barabarta me të gjitha komunitetet tjera.
 
Të martën, ndërkaq, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Romëve në nivel të Kosovës.
 
Në Prishtinë, qytetarët thonë se nuk iu duket që komuniteti rom i gëzon të drejtat e barabarta.
 
Ditëlumja, studente e lëndës së matematikës në Universitetin e Prishtinës, thotë se kjo kategori e shoqërisë vërehet qartë që është e diskriminuar.
 
"Nëse ata duan të integrohen në jetë, të punojnë ose të gjejnë ndonjë punë, gjithmonë i anashkalojnë, ose i zgjedhin jo rom. Unë jam studente e matematikës dhe aty ka shumë pak studentë dhe romët nuk janë të përfshirë aspak", thotë Ditëlumja.
 
Punësimi vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore, me të cilin ballafaqohen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas. 
 
Njëzetedyvjeçari Mehmet Muçolli, nga komuniteti rom, ka përfunduar vetëm shkollimin fillor.
 
Thotë se edhe pse nuk ka shkollim superior, do të mund të punonte diçka, por kurrë nuk i është ofruar një punë e mirë.

Ditët janë të gjata, thotë ai, kur nuk ke çfarë të bësh.

“Problemi më i madh për ne të rinjtë e komunitetit rom është papunësia. Nuk kemi punë, nuk kemi asgjë. Tërë ditën vetëm rri, dal nganjëherë në treg e punoj ndonjë gjë, por asgjë nuk fitoj. Jeta është e vështirë për ne”, tregon Muçolli.
 
Azem Deliu, student në UP, diskriminimin ndaj komunitetit rom e kategorizon në dy faktorë. Si faktor të parë ai numëron trashëgiminë e padrejtë që bartin romët nga paslufta, meqë ka përshtypjen se romët, si komunitet, injorohen nga shumica.
 
"E dyta, prej një diskriminimi të padrejtë nga ana jonë. Edhe populli shqiptar në këtë kohë është i papjekur dhe nuk është i gatshëm t'i lërë pas ato që janë të kaluara. Tekefundit, fëmijët nuk kanë faj", thotë Deliu.
  
Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Avokim thotë se problemi kryesor është mosvullneti institucional për përmirësimin e gjendjes së komuniteteve RAE:
 
"Kemi të bëjmë me probleme të ndryshme, duke filluar prej diskriminimit të komunitetit, dhe vazhdon deri te mungesa e qasjes në institucione publike, mungesa e qasjes në të drejta të përgjithshme. Me theks të veçantë, do të veçoja mungesën e përkushtimit të institucioneve që të ballafaqohen realisht me implementimin e politikave të tyre për sa i përket këtyre komuniteteve".
 
Në Kosovë llogariten se jetojnë deri në 40 mijë pakica që i takojnë komunitetit rom, ashkali dhe egjiptias.
 
Dita Ndërkombëtare e Romëve
Dita Ndërkombëtare e Romëvei
▶ || 0:00:00
... ⇱
 
🔇
X
  • Shkarkoje

Gresa Kraja

gresakraja+gmail.com

Twitter
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum
Më të lexuarat
  1. Marrëveshje e parimeve për koalicion, ende jo për qeveri (3454)
  2. Brovina: Seanca shtyhet për 18 shtator (2850)
  3. Ymeri: Kemi marrëveshje, pritet nënshkrimi (2137)
  4. Rritet numri i turistëve në Kosovë (1145)
  5. Kosova importon fuqi punëtore profesionale (900)
Më të komentuarat
  1. Ymeri: Kemi marrëveshje, pritet nënshkrimi (14)
  2. Reformat në arsim, të suksesshme apo jo? (3)
  3. Pafuqi apo injorim ndaj filleve të radikalizmit islam? (3)
  4. Brovina: Na pret një seancë e vështirë (2)
  5. Bosnja si zgjidhje e Rusisë për Ukrainën (2)

Përzgjedhja Jonë

Aktuale

Ndërkombëtarët presin formimin e institucioneve të Kosovës

Intervista

Ymeri: Kemi marrëveshje, pritet nënshkrimi

Rangjell Nojkiq

Veriu të mësohet me ligjin

VOX

Për një jetë “më të mirë”, në Evropë

  •  Të rinjtë, adhurues të Botërorit

  •   “Magjepsja” me politikën

  • Ligjvënësit amerikanë mbështesin strategjinë e Presidentit
  • Aleatët europianë, me mendime të ndryshme për luftën kundër ISIL-it
  • Matlock: Moska nuk synon aneksimin e Ukrainës lindore
  • Oscar Pistorius shpallet i pafajshëm