This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/3628198.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-12-24. The original page over time could change.
Pajtimi i Ballkanit përmes bashkëpunimit të të rinjve

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
Ballkani

Pajtimi i Ballkanit përmes bashkëpunimit të të rinjve


  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Në Shqipëri, u hap sot Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor, një nismë e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij serb, e cila gjeti dhe mbështetjen e drejtuesve të tjerë të vendeve të Ballkanit. Zyra është pjesë e projekteve në kuadër të Procesit të Berlinit, të nisur më 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me synon forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të tij në Bashkimin europian. Vendimi për hapjen e Zyrës me qendër në Tiranë u mor gjatë takimit të nivelit të lartë të kryeministrave të rajonit në Paris në muajin korrik.

Krijimi i një qendre që synon të nxisë bashkëpunimin mes të rinjve të Ballkanit, mbështetet në modelin franko-gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore. “Unë besoj shumë që ne mund të bëjmë sëbashku pikërisht atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën. Sigurisht, ne mund ta bëjmë këtë në shkallën e rajonit dhe nuk është pak. Sepse mos harrojmë që ky është ai rajoni që quhej dhe mbeti për një kohë të gjatë me emrin “fuçia e barutit” të Europës, ky është ai rajoni ku plasi një luftë e parë botërore dhe ku lumenjtë e gjakut dhe hendeqet e dasive të forta për 1001 arsye kanë përcaktuar edhe raportet fqinjësore mes nesh për shumë e shumë vite me radhë”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij në ceremoninë hapëse ku merrnin pjesë dhe ministrant apo zëvendësministrat që mbulojnë çështjet e Rinisë në të 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

“Sot jemi në një kontekst tjetër – nënvizoi kryeministri Rama - Kemi një atmosferë paqeje dhe ndërveprimi, pavarësisht se nuk jemi dakord me gjithçka mes njëri-tjetrit. Prandaj iniciativa të tilla janë kaq të vyera, sepse janë përpjekjet e duhura në rrugën e duhur, për t’i dhënë kësaj paqeje cilësinë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm, e një ndërveprimi të harmonizuar në funksion të një rruge që për ne është qartësisht e përcaktuar, që është rruga e Bashkimit Europian”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Trego komentet

Back to top
XS
SM
MD
LG