This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/3545710.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-11-02. The original page over time could change.
Studim i ri për goditjen në tru

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
Shëndetësi

Studim i ri për goditjen në tru

  • Carol Pearson

  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Një studim i ri tregon se sa më shpejt të trajtohet pacienti pas një goditjeje në tru, aq më të mëdha janë shanset e shërimit. Studimi flet gjithashtu për një procedurë të re, që mund të ndihmojë në rifillimin më shpejt të furnizimit të trurit me gjak.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, gjetën se sa më shpejt të lirohen arteriet kryesore nga bllokimi tek pacientët me goditje të rënda në tru, aq më të mëdha janë shanset e shërimit, madje mjekët kanë një mjet për hapjen më shpejt të arterieve.

Pllakëzat e mpiksura të gjakut në arteriet kryesore pengojnë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe pa furnizim me gjak, qelizat e trurit fillojnë të vdesin – prandaj koha është me rëndësi thelbësore për trajtimin e goditjes në tru.

“Ka rëndësi që pacientët të njohin shenjat e goditjes në tru dhe të shkojnë sa më shpejt në spital, ka po ashtu rëndësi që mjekët t’i trajtojnë ata sa më shpejt.”

Dr. Jeffrey Saver analizoi rezultatet e trajtimit të mbi 1,000 pacientëve që kishin kaluar goditje ishemike akute, ku një arterie kryesore bllokohet. Bashkë me studiues të tjerë ai bërë prova klinike, nga të cilat doli se trombektomia, heqja e këtyre bllokimeve, e shoqëruar me ilaçe, i përmirëson mjaft mundësitë e shpëtimit dhe të shërimit.

"Nëse arteria hapet 3 orë pas goditjes, 65 për qind e pacientëve do të mund të jetojë në mënyrë të pavarur tre muaj më vonë. Nëse arteria hapet 8 orë pas goditjes, vetëm 45 për qind e pacientëve do ta kenë këtë fat. Koha e ndërhyrjes ndikon shumë”, thotë dr. Saver.

Goditja në tru është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë dhe i treti që shkakton paaftësi fizike, prandaj ky studim mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të sëmundjes, sidomos tani që mjekët e dinë se sa pak kohë kanë në dispozicion për të ndihmuar pacientët.

Studimi është botuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, AMA.

Trego komentet

Back to top
XS
SM
MD
LG