This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/russia-elections/3514359.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-10-12. The original page over time could change.
Zgjedhjet parlamentare në Rusi

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
Evropë

Zgjedhjet parlamentare në Rusi


  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Në Rusi të dielën u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet t’i fitojë partia në pushtet “Rusia e Bashkuar”. Në zgjedhje janë regjistruar rreth 110 milionë votues.

Anketat tregojnë se partia në pushtet e Presidentit Vladimir Putin, nën drejtimin e kryeministrit Dmitri Medvedev, do të vazhdojë të ketë shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus, Duma.

Analistët i shohin këto votime si një referendum për rizgjedhjen e Presidentit Putin edhe për një tjetër mandat, në zgjedhjet e 2018-ës.

Politikanët e opozitës shpresojnë të mund të sigurojnë të paktën disa prej 450 vendeve të Parlamentit rus, por sipas anketave, opozita mund të mos fitojë as edhe një vend.

Megjithatë, rikthimi në fuqi i një sistemi të vjetër elektoral mund të bëjë që opozita të fitojë pak vende në Parlament.

Sipas këtij sistemi, gjysma e vendeve të parlementit do të përcaktohen nga votat për individë të veçantë, ndërsa gjysma tjetër për listat partiake. Në zgjedhjet e kaluara u votua vetëm për listat partiake.

Zoti Putin dhe partia e tij “Rusia e Bashkuar” kanë fituar mbështetje më të madhe nga elementë nacionalisët, pas ndëryrjes ushtarake në Krime. Përkrahëst e Kremlinit e mbështesin atë si një udhëheqje e fuqishme e vendit, pa ndjerë shqetësimin e drejtimit autoritar që po merr Rusia.

Trego komentet

Back to top
XS
SM
MD
LG