Ballkani - Zëri i Amerikës http://www.zeriamerikes.com/archive/news-balkans/latest/1699/1703.html Ballkani http://www.voanews.com/img/voa/rssLogo_VOA.gif Ballkani - Zëri i Amerikës http://www.zeriamerikes.com/archive/news-balkans/latest/1699/1703.html sq Copyright 2010 - Voice of America 60 Sat, 17 Sep 2016 06:01:24 +0200 Pangea CMS – VOA Beyani: Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje për të zhvendosurit Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut të personave të zhvendosur, Chaloka Beyani, u ka bërë thirrje qeverisë së Serbisë dhe autoriteteve në Kosovë që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për ata që jetojnë të zhvendosur për 17 vjet me radhë. Duke folur në fund të vizitës së tij pesëditëshe në Serbi dhe Kosovë, ai e përshkroi gjendjen e personave të zhvendosur si një situatë në vendnumërim dhe nënvizoi se mbetet për t'u bërë punë e konsiderueshme për të zgjidhur në mënyrë efektive çështjen e të zhvendosurve. Ai tha se ka ende 88 mijë persona të zhvendosur në Serbi dhe mbi 16 mijë në Kosovë, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. "Ka nevojë që të vërtetohet numri aktual i personave që presin për një zgjidhje dhe cilat zgjidhje duhet të zbatohen", ka vënë në dukje ai. Zoti Beyani shprehet i shqetësuar me faktin se shumë të zhvendosur jetojnë ende në kushte të mjerueshme, posaçërisht ata që i përkasin komuniteteve Rom, Ashkali e Egjiptas. Ai gjithashtu kritikoi kushtet e jetesës së personave të zhvendosur që ndodhen në qendra kolektive. Ai vuri theksin edhe tek një numër çështjesh që kërkojnë vëmendje siç është zbatimi i sundimit të ligjit, zgjidhjen e çështjes së pronave të zaptuara dhe kompensimin e pronave që nuk mund të ripërtërihen. Raportuesi bëri thirrje që zgjidhjet të jenë gjithëpërfshirëse. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të harrojë çështjen e të zhvendosurve në Serbi dhe Kosovë dhe që kjo çështje duhet të trajtohet si një element i rëndësishëm në kuadrin e integrimeve evropiane dhe të bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. "I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllë sytë para të zhvendosurve në Serbi e Kosovë dhe të mbështesë autoritetet në Serbi dhe Kosovë në përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe që çështja e të zhvendosurve të mbyllet njëherë e përgjithmonë", tha ai. "Ripajtimi është i nevojshëm më shumë se kurrë për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme në Serbi dhe Kosovë", tha ai në përmbyllje të vizitës në rajon. http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-serbia-un-idp/3512923.html http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-serbia-un-idp/3512923.html Sat, 17 Sep 2016 00:30:29 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-serbia-un-idp/3512923.html#relatedInfoContainer Kosovë: Dëbohen dy gazetarë për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit Policia e Kosovës dëboi një gazetare ruse dhe një gazetar ukrainas që kishin hyrë në Kosovë pa viza. Të dy ata ishin ndaluar të enjten në rajonin e Rahovecit rreth 60 kilometra në perëndim të Prishtinës nën dyshimin se e kishin kaluar kufirin në rrugë të paligjshme. Policia tha se "ata nuk kishin as viza e as vula të Kosovës në pasaportat e tyre", prandaj janë shoqëruar deri në kufirin verior të Kosovës me Serbinë. Ata i kishin thënë policisë se "askush nuk i ka kërkuar dokumentet e tyre të identifikimit gjatë hyrjes në Kosovë”, nëpërmjet vendkalimit kufitar Jarinjë që ndodhet në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Policia i identifikoi të dy ata me nistoret, por media ruse i identifikoi ata si Oksana Sazonova dhe Sergei Belous, punonjës të medieve ruse në Beograd, që po punonin, sic thuhet, në një dokumentar për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë. Rusia, mbështetëse tradicionale e Serbisë, është në mesin e vendeve ndaj qytetarëve të së cilës Kosova ka vendosur regjimin e vizave. http://www.zeriamerikes.com/a/3512890.html http://www.zeriamerikes.com/a/3512890.html Fri, 16 Sep 2016 23:48:20 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/3512890.html#relatedInfoContainer Kosovë: Integrimi i të prekurve me sindromën Down E hapur në vitin 2007 Organizata “Down Syndrom Kosova”, është shoqata e vetme që përpiqet të ndryshojë gjendjen në të cilën ndodhen personat e prekur nga sindroma Down http://www.zeriamerikes.com/a/3512565.html http://www.zeriamerikes.com/a/3512565.html Fri, 16 Sep 2016 19:56:51 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/3512565.html#relatedInfoContainer Arrestohet polici grek i përfshirë në trafikun e marijuanës shqiptare Raste të shtuara ne Greqi të bllokimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria http://www.zeriamerikes.com/a/3512007.html http://www.zeriamerikes.com/a/3512007.html Fri, 16 Sep 2016 16:56:27 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/3512007.html#relatedInfoContainer Procesi inrtegrimit në BE dhe zbatimi i reformave Në takimin e zhvilluar sot në Bashkinë Malësi e Madhe ekspertë theksuan faktin se BE kerkon zbatimin e reformave dhe efektet që ato sjellin në jetën e qytetarëve shqiptarë http://www.zeriamerikes.com/a/3511998.html http://www.zeriamerikes.com/a/3511998.html Fri, 16 Sep 2016 16:51:44 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/3511998.html#relatedInfoContainer Pikëpyetje mbi avionin e bllokuar në Ishëm Zyrtarisht piloti italian po hetohet për shkelje të hapësirës ajrore. Prokuroria shoqëroi mbrëmë gazetarin Artan Hoxha për nxjerrje të sekretit hetimor, pas deklaratave se piloti kishte pranuar lidhjen me trafikun e lëndëvë narkotike. Polemika mes opozitës dhe Ministrisë së Brendshme http://www.zeriamerikes.com/a/3511838.html http://www.zeriamerikes.com/a/3511838.html Fri, 16 Sep 2016 15:26:46 +0200 LajmeBallkaninoreply@voanews.com (Armand Mero)http://www.zeriamerikes.com/a/3511838.html#relatedInfoContainer Akuzë për krim e korrupsion kundër ish kryetarit të Gjilanit Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të premten aktakuzë kundër 39 vetave në rajonin e Gjilanit në lindje të Prishtinës, për veprat penale: krim i organizuar, shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe krim i organizuar http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-corruption/3511824.html http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-corruption/3511824.html Fri, 16 Sep 2016 15:06:07 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-corruption/3511824.html#relatedInfoContainer Avioni italian në Ishëm ngre dyshime për narkotrafik Avioni mbeti i bllokuar pasi tentoi uljen në një fushë larg zonave të banuara. Piloti italian deklaroi se ishte nisur nga Bari në drejtim të veriut të Italisë dhe se po bënte një xhiro turistike kur pësoi difekt. Autoritetet e aviocionit shqiptar: Nuk kishte leje http://www.zeriamerikes.com/a/3510524.html http://www.zeriamerikes.com/a/3510524.html Thu, 15 Sep 2016 18:33:17 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/3510524.html#relatedInfoContainer Schwendiman zotohet për hetime të pavarura të pretendimeve për krime lufte Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë, tha se do të punojë me "drejtësi, energji dhe pa frikë", në procesin e hetimeve. http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-war-crimes/3510472.html http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-war-crimes/3510472.html Thu, 15 Sep 2016 17:54:57 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-war-crimes/3510472.html#relatedInfoContainer Akuzë kundër katër imamëve në Kosovë Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten aktakuzë kundër pesë personave, katër nga të cilët imamë nga Prishtina, Peja e Prizreni dhe një veprimtari politik në Prishtinë nën dyshimin për veprat penale, nxitje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe thirrje për rezistencë. Prokuroria identifikoi të akuzuarit me nistoret e tyre ndërsa sipas medies lokale, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani akuzohen se me "veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste". Të pandehurit Enes Goga dhe Mazllom Mazllomi për veprën penale: nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik. Fuad Ramiqi, ngarkohet me kryerjen e veprës penale: thirrje për rezistencë. Në shtator të vitit 2014, policia arrestoi 15 persona gjatë një operacioni. Në mesin e të arrestuarve atëbotë ishte edhe Shefqet Krasniqi, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Më pas ata janë lënë të lirë gjatë hetimeve dhe përveç pesë të akuzuarve të sotëm, ndaj të tjerëve kanë pushuar hetimet në mungesë të provave. Arrestimet e shtatorit të atij viti pasuan arrestimin e mbi 40 personave nën dyshimet për vepra penale, ”organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes përçarëse ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, rekrutim për terrorizëm, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Një pjesë e tyre dyshohet si ishin përfshirë në luftimet në Siri dhe në Irak dhe njëherësh kanë vepruar përkrah organizatave siç janë, Al Nusra dhe Shteti Islamik. Sipas autoriteteve aktualisht rreth 80 qytetarë nga Kosova ndodhen në Siri dhe Irak ndërsa që nga viti 2013 policia e Kosovës ka iniciuar hetime për 199 persona. Janë arrestuar 102 syresh dhe deri tash janë dënuar 34 persona. Autoritetet në bashkëpunim me bashkësitë fetare, agjencitë e sigurisë e organizatat e shoqërisë civile, kanë hartuar një strategji kombëtare për “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”, në përpjekje për të gjetur rrugët për përballje më këtë dukuri, ku që nga viti 2012 janë paraqitur rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Rreth 300 qytetarë të Kosovës besohet se kane marre pjesë ne konfliktet në Lindjen e Mesme. http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-prosecutor-imams/3510436.html http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-prosecutor-imams/3510436.html Thu, 15 Sep 2016 17:36:50 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-prosecutor-imams/3510436.html#relatedInfoContainer Ksera dënohet me 20 muaj burgim Ish ministri i Punës u akuzua së bashku me disa vartës të tij për vjedhje dhe shpërdorim detyre, lidhur me një fond prej 30 milionë lekësh http://www.zeriamerikes.com/a/3510388.html http://www.zeriamerikes.com/a/3510388.html Thu, 15 Sep 2016 16:54:23 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/3510388.html#relatedInfoContainer Kosovë - Serbi: Marrëveshje për targat e makinave Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në bisedimet për çështje teknike janë pajtuar në Bruksel për mënyrën e përdorimit të targave të makinave në mes të dyja vendeve. Në një komunikatë të ministrisë për dialog në qeverinë e Kosovës thuhet se pas 11 orë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, palët janë pajtuar që "ajo që vlen për tabelat e njërit shtet do të vlejë edhe për tabelat e shtetit tjetër, si dhe kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave “prova” të cilat njëanshëm ishin vendosur nga ana e Serbisë ndaj veturave me regjistrimin RKS të Kosovës”, citohet të ketë thënë ministrja për dialog Edita Tahiri. Deri tash, makinat e Kosovës që kanë tabela regjistrimi me shenjën RKS, gjatë lëvizjes nëpër territorin e Serbisë, detyroheshin të vënë tabela të përkohshme, ndërsa nga muaji nëntor, shenjat do të mbulohen me letër të bardhë. Sipas qeverisë së Kosovës, me këtë marrëveshje u jepet fund tabelave të paligjshme të automjeteve "të cilat aty-këtu kanë qarkulluar në pjesën veriore të Kosovës" dhe kjo "është në funksion të sundimit të ligjit në këtë fushë si dhe i kontribuon integrimit të plotë të qytetarëve të komunitetit serb në sistemin shtetror të Kosovës. Kjo marrëveshje finalizon zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë që është arritur në vitin 2011 në Bruksel". Në komunikatë thuhet se "parimi i reciprocitetit në këtë marrëveshje dëshmon se marrëdhëniet fqinjësore në mes të dyja shteteve mund dhe duhet të përparojnë në frymën e reciprocitetit dhe gatishmërisë për normalizim sipas parimeve euro-atlantike”. Marrëveshja është mirëpritur nga Bashkimi Evropian. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini tha në një komunikatë se Bashkimi Evropian “mirëpret rezultatet e bisedimeve dhe pret nga palët që të vazhdojnë përparimin edhe në temat e mbetura, veçanërisht për çështjen e Telekomit, të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështjeve që ndërlidhen me energjinë". Këto çështje pritet të debatohen në Bruksel më 26 shtator. Kosova dhe Serbia kanë arritur një varg marrëveshjesh në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, në këmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian. Këto bisedime i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova marrëveshjen e stabilizim asociimit me BE-në. http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-serbia-dialogue/3509469.html http://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-serbia-dialogue/3509469.html Wed, 14 Sep 2016 23:40:37 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-serbia-dialogue/3509469.html#relatedInfoContainer Kosovë, deputeti Grabovci para prokurorisë Hetimet kundër tij pasuan publikimin e përgjimeve të bisedave në gazetën në internet "Insajderi", ku diltendikimi i ushtruar nga ai dhe Partia Demokratike e Kosovës për emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici. http://www.zeriamerikes.com/a/3509124.html http://www.zeriamerikes.com/a/3509124.html Wed, 14 Sep 2016 19:45:46 +0200 LajmeBallkaninoreply@voanews.com (Besim Abazi)http://www.zeriamerikes.com/a/3509124.html#relatedInfoContainer Të rinjtë në mbështetje të komuniteteve me probleme 10 të rinj vullnetarë të organizatës World Vision, po punojnë prej disa ditësh në fshatin Torovicë të Lezhës, në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve të këtij fshati të izoluar http://www.zeriamerikes.com/a/torovica-komunitetet-me-probleme-/3509108.html http://www.zeriamerikes.com/a/torovica-komunitetet-me-probleme-/3509108.html Wed, 14 Sep 2016 19:35:12 +0200 LajmeBallkaninoreply@voanews.com (Pëllumb Sulo)http://www.zeriamerikes.com/a/torovica-komunitetet-me-probleme-/3509108.html#relatedInfoContainer Dibër, dyshimet për blerje vote, nisin hetimet Debate në grupin parlamentar demokrat. Basha: Aleanca e politikës me krimin mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme http://www.zeriamerikes.com/a/3509100.html http://www.zeriamerikes.com/a/3509100.html Wed, 14 Sep 2016 19:25:49 +0200 LajmeBallkanihttp://www.zeriamerikes.com/a/3509100.html#relatedInfoContainer Terrorizmi, rreziku nga të infiltruarit mes refugjatëve Konferenca rajonale në Durrës. Ambasadori amerikan Lu: Policia shqiptare e kufirit tani ka akses në bazën e të dhënave të FBI-së për terrorizmin http://www.zeriamerikes.com/a/3509045.html http://www.zeriamerikes.com/a/3509045.html Wed, 14 Sep 2016 18:48:58 +0200 LajmeBallkaninoreply@voanews.com (Armand Mero)http://www.zeriamerikes.com/a/3509045.html#relatedInfoContainer Terrorizmi, rreziku nga të infiltruarit mes refugjatëve Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se vendet e Ballkanit kanë qenë të suksesshme në ndjekjen dhe arrestimin e luftëtarëve të huaj, por rajoni shtoi përballet me kërcënimin e mundshëm të atyre që kalojnë tranzit si refugjatë që largohen nga Siria, Iraku apo Afganistani. http://www.zeriamerikes.com/a/lu-ekstremizmi-ne-ballkan-/3509084.html http://www.zeriamerikes.com/a/lu-ekstremizmi-ne-ballkan-/3509084.html Wed, 14 Sep 2016 18:00:00 +0200 Media ArkiviBallkani Të rinjtë në mbështetje të komuniteteve me probleme 10 të rinj vullnetarë të organizatës World Vision, po punojnë prej disa ditësh në fshatin Torovicë të Lezhës, në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve të këtij fshati të izoluar dhe me probleme sociale dhe ekonomike. http://www.zeriamerikes.com/a/te-rinjte-ne-mbeshtetje-te-komuniteteve-torovica-/3509104.html http://www.zeriamerikes.com/a/te-rinjte-ne-mbeshtetje-te-komuniteteve-torovica-/3509104.html Wed, 14 Sep 2016 18:00:00 +0200 Media ArkiviBallkani Tiranë: Mirëkuptim për reformën në drejtësi Opozita ra dakord që 6 projekt-ligjet e mbetura të kalojnë për shqyrtim në seancat parlamentare këtë muaj http://www.zeriamerikes.com/a/oerd-pandeli-petrit-reforma-ne-drejtesi/3508746.html http://www.zeriamerikes.com/a/oerd-pandeli-petrit-reforma-ne-drejtesi/3508746.html Wed, 14 Sep 2016 15:08:48 +0200 LajmeBallkaninoreply@voanews.com (Ilirian Agolli)http://www.zeriamerikes.com/a/oerd-pandeli-petrit-reforma-ne-drejtesi/3508746.html#relatedInfoContainer Tiranë: Dita e parë e shkollës për 27 mijë fëmijë Fëmijët e klasave të para iu bashkuan sot afro 392 mijë nxënësve, djem e vajza të arsimit 9-vjeçar që iu drejtuan shkollave për të nisur procesin mësimor. http://www.zeriamerikes.com/a/arsimi-dita-e-pare-e-shkolles/3505581.html http://www.zeriamerikes.com/a/arsimi-dita-e-pare-e-shkolles/3505581.html Tue, 13 Sep 2016 18:51:48 +0200 LajmeBallkaninoreply@voanews.com (Ilirian Agolli)http://www.zeriamerikes.com/a/arsimi-dita-e-pare-e-shkolles/3505581.html#relatedInfoContainer