This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/3485148.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-09-09. The original page over time could change.
Marrëveshja e tregëtisë SHBA- BE

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
Evropë

Marrëveshja e tregëtisë SHBA- BE


Zëvendës-kancelari dhe ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel

  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Komisioni Evropian tha të hënën se negociatat me Shtetet e Bashkuara për krijimin e zonës më të madhe të tregëtisë së lirë në botë, janë në rrugën e duhur, duke kundërshtuar një pretendim nga Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel se bisedimet po bllokohen.

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së Margaritis Schinas u tha gazetarëve të hënën se bisedimet janë ende duke u zhvilluar.

"Megjithëse bisedimet e tregëtisë duan kohë, ato po vazhdojnë dhe komisioni po bën përparim të qëndrueshëm në negaciatat e Partneritetit të Investimeve dhe Tregëtisë Transatlantike. Raundi më i fundit u mbajt në mes të korrikut këtu në Bruksel dhe njoftimet tona për këtë raund janë tashmë në internet. Bisedimet po hyjnë tani në një fazë kritike pasi kemi propozime për pothuajse të gjithë kapitujt."

Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, i cili është gjithashtu zëvendës-kancelar i Gjermanisë, tha të dielën se sipas tij “negociatat me Shtetet e Bashkuara kishin dështuar de facto, edhe pse askush nuk e pranon këtë”.

Zoti Gabriel tha se në 14 raunde bisedimesh gjatë tre vjetëve, të dyja palët nuk kanë rënë dakort për asnjë klauzolë.

Negociatori i BE-së, Ignacio Garcia Bercero tha se njoftimet se bisedimet kanë dështuar janë "shumë të ekzagjeruara."

Kritikët e marrëveshjes së Partneritetit të Tregëtisë dhe Investimeve Transatlantike thonë se ajo u jep shumë pushtet korporatave shumëkombëshe në kurriz të konsumatorëve dhe punëtorëve.

Përkrahësit e marrëveshjes së tregëtisë thonë se ajo do të japë përfitime për vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara janë ekonomia e vetme më e madhe e botës, por bashkërisht, 28 vendet e BE-së kanë një ekonomi më të madhe.

Trego komentet

Back to top
XS
SM
MD
LG