This version of the page http://www.zeriamerikes.com/a/3338897.html (0.0.0.0) stored by archive.org.ua. It represents a snapshot of the page as of 2016-06-09. The original page over time could change.
BE dhe programi i liberalizimit të vizave

Lidhje

  • Kalo në faqen kryesore
  • Kalo tek faqja kryesore
  • Kalo tek kërkimi
  • Learning English
Gjuhët
Evropë

BE dhe programi i liberalizimit të vizave


  • Facebook
  • Twitter
  • Google+
  • Email to a Friend

Ministrat e brendshëm dhe ata të migrimit të vendeve Bashkimit Evropian arritën sot një marrëveshje për forcimin e mekanizmit të monitorimit dhe pezullimi të programit të liberalizimit të vizave. Në bazë të marrëveshjes, programi i liberalizimit të vizave mund të pezullohet me vendet, qytetarët e të cilëve abuzojnë me programin. Kjo marrëveshje vlen për vendet që pritet të bëhen pjesë e programit të liberalizimit të vizave, si Turqia, Gjeorgjia, Kosova dhe Ukraina.

Ministrat e BE-së, thonë se mekanizmi i ri ofron më shumë arsye për pezullimin e vendeve nga programi i udhëtimit pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Numri i personave që qëndrojnë në vendet e Bashkimit Evropian më gjatë se sa parashikohet në bazë të programit të udhëtimit pa viza, kërkesat për azil, ripranimi i qytetarëve të kthyer, janë disa nga faktorët që mund të përdoren për pezullmin e një vendi nga programi.

“Mekanizmi i ri do të ketë një sistem të përhershëm monitorimi në mënyrë që vendet të vazhdojnë të përmbushin kriteret e udhëtimit pa viza”, tha ministri holandez i Migrimit, Klaas Dijkhoff.

Zoti Dijkhof tha se Kosova, Turqia, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë bërë përparim të konsiderueshëm drejt përmbushjes së kritereve në procesin e liberalizimit të vizave.

Komisioneri i BE-së për Migrimin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos tha se “propozimi është që mekanizmi i pezullimit të jetë më elastik, por në një mënyrë proporcionale”.Vendet e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim se liberalizimi i vizave me Kosovën, Turqinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën mund të nxisë një dyndje të qytetarëve të këtyre vendeve drejt BE-së. Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian thonë se synimi i mekanizmit të ri është garantimi i sigurisë. Marrëveshja tani duhet të merret në shqyrtim nga parlamenti evropian.

Trego komentet

Back to top
XS
SM
MD
LG