E martë, 03 maj, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme / Ballkani

    Lu: Arrestimi i Shullazit hap pozitiv

    Ambasadori amerikan: Presim që çështja të shkojë përpara në mënyrë serioze dhe të pavarur. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën “arrest me burg” për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi

    x
    Armand Mero

    Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu vlerësoi sot si një hap pozitiv arrestimin e Emiljano Shullazit dhe tha se pret që cështja të shkojë përpara në mënyrë serioze dhe të pavarur. Po sot, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg” për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre një seri akuzash të rënda, mes të cilave edhe kërcënime ndaj disa biznesmenëve. Por avokati i Shullazit i hodhi poshtë ato duke pretenduar se ndaj klientit të tij nuk ka prova.

    Shullazi, arrest me burgi
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 10,0MB
    • 352p / 16,0MB
    • 576p / 32,0MB
     
     
    X
    20.04.2016
    Në Shqipëri Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën “arrest me burg” për Emiljano SHullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

    Disa muaj më parë emri i Emiljano Shullazit u përmend nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu, si shembulli i kriminelëve që lëvizin lirshëm në Shqipëri. Sot ai foli sërish ndërsa theksoi se gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë vërejtuar gjëra pozitive. “Janë arrestuar dhe hetuar gjykatës, prokurorë, deputetë, dhe një ish ministër dhe tani një bos i dyshuar i krimit të organizuar, Emiljano Shullazi. Ne i mirëpresim këto hapa pozitivë dhe presim që këto raste do të ecin përpara në mënyrë serioze dhe të pavarur”, deklaroi ambasadori amerikan në një fjalë të shkurtër gjatë një takimi të Dhomës amerikane të Tregtisë.

    Sot për Shullazin ishte dita kur gjykata do të duhej të shprehej për arrestimin e tij. Ai u shoqërua vecmas nga dy bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, kur nga Drejtoria e Policisë mjete të shumta u nisën drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku paradite, u zhvillua seanca për masën e sigurisë. Një numër i konsiderueshëm forcash policore kishin rrethuar ndërkohë godinën e Gjykatës. Gjatë seancës mediat nuk u lejuan të ishin të pranishme, ndërkohë që mësohet se Shullazi përvec dhënies së gjeneraliteteve, ja ka besuar gjithçka avokatit të tij.

    Akuzat ndaj Shullazit janë mjaft të rënda që nga gjobëvënia te kanosja për shkak të detyrës, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje, trafik droge e deri të organizimi grupi të strukturuar kriminal. Gjykata mori parasysh kërkesën e Prokurorisë duke vendosur masën e “arrestot me burg” pa afat për të dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Përvec rastit të Arjan Zakës, i cili ka bërë kallzim në Polici, duke rrëfyer se është kërcënuar nga Shullazi në mënyrë që të tërhiqet nga pronësia mbi një garazh nëntokësor me sipërfaqe mbi 1000 metra katrorë, Prokuroria deklaron se ka informacione se janë disa biznesmenë të cilët mendohet të jenë shtrënguar me anë të kërcënimeve që t’i japin para Shullazit dhe grupit të tij. Por gjatë ditës së sotme disa prej tyre, përmes deklaratave të shpërndara në media mohuan të jenë kërcënuar apo kontaktuar prej Shullazit apo njerëzve të tij.

    Edhe avokati i Shullazit ndërsa mohon që në rastin e qytetarit Zaka të ketë patur kërcënime nga ana e klientit të tij, thotë se nuk ka denoncime nga të tjerë

    Clipp “Për raste të tjera nuk ka asnjë shtetas që të ketë bërë kallzim, apo të jetë ankuar. Sot mediat njoftuan se dhe Kastrati Grup ka nxjerrë një deklaratë ku e mohon. Edhe dy biznesmenë të tjerë nga qyteti i Durrësit po ashtu. Në dosje nuk ka asnjë rresht të vetëm ku të ketë pretendim, jo kallzim, por as ankim, që të jenë kanosur për shtrëngim dhënie pasurie”, deklaroi avokati Alban Qafa.

    Emri i Shullazit, i cili ndër vite ka hyrë dhe ka dalë nga qelitë duke i shpëtuar drejtësisë, ka qenë shpesh objekt dhe i polemikave politike, me palët që kanë akuzuar njëra tjetrën se kanë qenë të lidhura me të. Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se sipas tij kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po përpiqen që të pengojnë hetimin dhe procesin ndaj Shullazit, për të cilin ai u shpreh se është një provë në vigjilje të reformës në Drejtësi.

    Clipp “Saimir Tahiri duhet të largohet një orë e më parë. Kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, ndaj opozitës nga Shullazi dhe shullazët vazhdojnë edhe për arsyen sepse protektori i tyre numër një vazhdon të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm. Ndaj është emergjente largimi i Saimir Tahirit, një njeriu botërisht të njohur për lidhjet e tij me Emiliano Shullazin”, deklaroi zoti Basha.

    Por ministri i Brendshëm Tahiri tha se cilido që do kish qenë në postin e tij do të ishte akuzuar po njëlloj nga opozita

    Clipp “As Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin për Policinë e Shtetit. Edhe çështja në fjalë në qoftë se do hulumtoni, do kuptoni që Policia e Shtetit është më e para (nuk mund të them e vetmja) që ka bërë detyrën një më një, duke respektuar çdo kriter ligjor”.

    Ministri i Brendshëm hodhi poshtë zërat se në cështjen Shullazi ka patur përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (2)
    Komente
         
    nga: ANONIM nga: SHBA
    20.04.2016 18:58
    Report
    Falenderojme ZOTIN DONALD LU, SHBA dhe gjithe perfaqesuesit nderkombetare, per punen e madhe qe po bejne per venien e drejtesise ne baza te forta, por ky eshte vetem hapi I pare, presim qe te arrestohen kokat e krimit te organizuar, te cilet paguajne me miliona dhe japin pronat e te tjereve me dokumta te falsifikuara, vetem per te mbajtur pushtetin, sa njerez jane vrare vetem per kete problem, sa femije kane mbetur jetime, sa njerez kane ikur vetem nga frika e krimit te organizuar per mos t'u kthyer me, vetem nje gje nuk po kuptojne populli I thjeshte, te kujt jane keta "trima", se po shohim Saimir Tahirin, I cili akuzon opoziten, ne nje kohe qe opozita e ka treguar ne cdo rast, qe keta persona jane te lidhur me te dhe me gjithe PS, ka dhe te tjere, ka dhe nga ata qe kane fshehur parate e krimit, te droges, te trafikimit te qenieve njerezore, po dhe te organeve, per te bere transplante, me ne fund po del e drejta, prisni se ka akoma, s'keni pare gje akoma, thote ai fare kryeministri, kryetari I te gjitha te keqiave ne te vend, mos prit te behesh mbreti I gjithe Ballkanit dhe me tej, sepse s'ke lene njeri pa share. Faleminderit SHBA, Faleminderit VOA.


    nga: Jakov nga: Israel
    20.04.2016 15:23
    Report
    Edhe njenhere insistoje per qendrime korrekte ndaj avokateve batakcinje si ky i Shullazit qe shtremberon fakte duke mbrojtur nje kriminel aq te perfolur ne Shqiperi .I famshem per veprimtarine e tij kriminale aq sa edhe ambasadori amerikan e permend ,ai duhet te ndeshkohet me denim kapital se bashku me ata larot e tij qae kercenojne per llogari te dikujt tjeter ku ndrthuren interesat e disa personave Per te zene nje post apo ceshtje pronesie si ai i parkingut te Zikos .Ne se ky rast do te perfundoje me nje denim sa per sy e faqe ,do te kuptohet lehtesisht lidhja e tij me organe shteterore qe e mbajne me dorashka te buta kriminelin ,te cilit deri me sot nuk i ka hyre asnje gjemb ne klembe .Si e spjegojne Ministri i PB dhe qeveritaret e tjere te implikuar me te ,qe ai ka qene disa here ne qeli ,por ka dale i pacenuar q'aty --pse ?sepse te tjereme pushtet e kane nxjerre jasht per te vazhduar "karieren e kriminelit "duke e pasur ate si aktor te paguar majmerisht ne duart e tyre .Kjo kaste si shume te tjera ne Shqiperi ,nuk e nderojne vendin ,perkundrazi i krijojne nje emer te felliqur si branda dhe jasht shtetit sepse ambasadat ne Tirane ,ndjekin me ve,mendje cdo ngjarje ,madje dijne edhe se kush qendron i fshehur pas skenave te tilla ,qe nuk lene asnje dyshim per autoresine e tyre .Banda mafioze e kryeministrit ,nga njera ane shetit Ameriken me shtrengime duarsh me Presidentin amerikan ,nga ana tjeter telefonat e tyre ndjekin me vemendje se si po shkojne punet e felliqura ,drejtuar prej tyre edhe kur ata nuk jane direkt ne skene .Te gjithe e dijne mire tashme se kush jane aktoret e skenes mafioze shqiptare --ruhuni prej tyre se jane aq te kamufluar e dinak sa nuk mund ta imagjinoni .Vetem fshesa e drejtesise ,qe akoma mungon ne Shqiperi sepse kjo nuk u intyereson atyre qe drejtojne helikopteret per ne Itali e gjetke mbushur me helm per njerezit ,do te coje ne bangen e te akuzuarve ate dhe kasten e felliqur qe po ndot vendin prej vitesh >perse vrisni njeri tjetrin per pune te kota ,kur keto arme duhen drejtuar kapove te cilet po ju mashtrojne me rezultate te paqena ,po ju vjedhin e po ju
    xhveshin nga virtutet me te pastra shqiptare duke ju dhene rrugen e emigracionit pikerisht ashtu sic po ben rregjimi i Asaadit qe permes largimit ne mase te njerezve nga Siria ,pakeson problemet qe ka me opoziten .Eshte po ajo strategji qe po luan Rama me shoke qe po le qellimisht pakesimin e njerezve ne vendper te pasur me pak kundershtare politik--si rrjedhoje -me pak ankesa qe shkojne ne favor te nje qeverie qe drejton e administron krimin e drogen .Jo me kot sot Shqiperia ka emrin Kolumbia e Europes .KY eshte fakt dhe ska njeri ta mohoje .Denimi i Shullazit do te jete nje leksion me shume kunder krimineleve qe prishim qetesine e jetes shqiptare dhe demtojne rende ne opinionin boteror ,emrin e nderuar --SHQIPERI Botojeni pa ekuivoke ,ju lutem shume --faleminderit

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 77,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 198,0MB
     
     
    X
    02.05.2016

    LAJME

    Kosova shpreson të anëtarësohet të martën në UEFA

    Nëse Federata Evropiane e Futbollit e pranon Kosovën të martën në Budapest, atëherë ajo mund të bëhet anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit pas dhjetë ditësh
    Më tepër

    Leja e lindjes në Shtetet e Bashkuara

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj federal për leje të paguar të lindjes, disa shtete po bëjnë përparim në këtë drejtim.
    Më tepër

    Tiranë, polemika qeveri-opozitë për bujqësinë

    Pesha e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto ka rënë më tej, dhe eksportet janë më të ulëta se vendet fqinje.
    Më tepër

    Kosovë, kushtet në vendin e punës

    Zyrtarë të Inspektoratit të Punës thonë se gjatë vitit 2015 kanë humbur jetën 9 punëtorë, për shkak të mungesës së kushteve të punës
    Më tepër

    Shqetësimet e votuesve në Indiana

    Vendet e punës dhe tregëtia janë në krye të listës, ndërsa banorët e shtetit qendror bëhen gati për votimet paraprake të së martës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.
    < ▶ || > 1/14
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit mund të hapet
    2. Trump, deklarata për politikën e jashtme
    3. Amb. Ryerson: Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe
    4. Kinezët marrin Aeroportin “Nënë Tereza”
    5. "Dishepujt" e Buffett-it mblidhen në Omaha
    Most Multimedia
    1.  Ekspozitë e abetareve të gjuhës shqipe
    2.  Intervistë me Ambasadorin William Ryerson
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.