E martë, 03 maj, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Uashington: shqiptaro-amerkanët protestojnë për ligjin e pronave

    Uashington: shqiptaro-amerkanët protestojnë për ligjin e pronavei
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 12,0MB
    • 352p / 20,0MB
    • 576p / 41,0MB
     
     
    X
    18.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.
    Ilir Ikonomi

    Një grup shqiptarësh që banojnë në SHBA i bënë thirrje qeverisë dhe parlamentit të Shqipërisë të heqin dorë nga miratimi i ligjeve që, sipas tyre bien ndesh me të drejtën e qytetarëve për pronën. Ata u mblodhën dje në shenjë proteste përpara ambasadës së Shqipërisë në Uashington.

    Janë vetëm 8 vetë pjesëmarrës në këtë protestë që zhvillohet me lejen e policisë përballë ambasadës shqiptare në Uashington. Protestuesit kanë ardhur nga Nju Jorku, Bostoni dhe rrethinat e kryeqytetit.

    Agim Toro ka ardhur nga Bostoni.

    “Vërtet ne jemi një numër i vogël këtu sot. Por janë mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe që kanë këtë problem.”

    Uashington: shqiptaro-amerkanët protestojnë për ligjin e pronavei
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 12,0MB
    • 352p / 20,0MB
    • 576p / 41,0MB
     
     
    X
    18.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

    Një ligj i ri i miratuar në parlament vitin e kaluar pret shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Ligji i ri, përmban një formulë që ul ndjeshëm barrën e shtetit për të kryer kompensime.

    Ndonëse problemi i pronave shihet si tejet i ndërlikuar, pasi e vë shtetin përballë një fature të madhe financiare, veprimtarë si Agim Toro nga Bostoni, që presin prej vitesh të marrin pronat, thonë se zgjidhja nuk është aq e vështirë:

    “Njerëzit e korruptuar të goditen, t’u merren pronat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe t’u kthehen pronarëve. Vetëm kjo do ta ulte nivelin e kompensimit, sepse kështu do të pranoheshin për kompensim vetëm ato prona që i shërbejnë interesit publik.”

    Lindita Çoku, kirurge nga Nju Jorku mban një pankartë ku shkruhet: Të respektohen të drejtat civile në Shqipëri; kundër standardeve të dyfishta:

    “Problemi i standardeve të dyfishta është problem korrupsioni në Shqipëri, sepse dihet shumë mirë që ndërtesat e ndërtuara pa leje janë shembur në disa raste për arsye politike, sepse ndërtuesi ka qenë oponent politik i qeverisë. Nga ana tjetër, ndërtesat e ndërtuara pa leje në tokat e pronarëve, nuk mund të shëmben.”

    Zonja Çoku përmend rastin e pronave të saj, që ajo thotë se i janë zaptuar:

    “Ne kemi një rast të tillë, ku një sipërfaqe toke në qendër të Tiranës është zënë nga një grup familjar, të cilët kanë ndërtuar shtëpi. Është e pamundur që ne t’i nxjerrim këta pushtues, si mund ta them, megjithëse kemi dokumentin e saktë të pronës. Na kanë thënë: ne jemi të armatosur dhe nuk keni ç’të na bëni.”

     

    Luljeta Karapici ka ardhur nga Nju Jorku.

    “Ne si familje nuk biem dakord me çmimet të cilat janë vënë si kompensim të pronave tona. Tani të dëmshpërblehemi me një formë të tillë është qesharake dhe e papranueshme. Qeveria të mendohet edhe një herë, ta shikojë këtë ligj.”

    “Nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet dhe gjithsecili mendon për veten e vet dhe jo për pronarët, të cilët janë pjesa e lënë pas dore nga të gjitha qeveritë që kanë qenë deri tani në pushtet. Unë jam një qytetar amerikan dhe mendoj që në Amerikë është krejt e kundërta: pronari është ai që ka të gjitha të drejtat legjitime.”“E kuptoj që është problem i vështirë, por le të veprojë edhe Shqipëria siç vepron gjithë Europa, ku çdo pushtet bazohet tek prona”, thotë Artan Guzja nga Virxhinia.

    “Është e pamundur që të mos respektohet prona. Dështimi me pronën do të thotë dështim për të gjithë sistemin. Praktika e këtyre 25 vjetëve e ka treguar këtë, në Shqipëri nuk ka investime, ka korrupsion të pamasë dhe një tranzicion të tejzgjatur dhe të dhimbshëm qytetarët shqiptarë vazhdojnë të ikin dhe nuk ka punësim”, thotë Agim Toro i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Boston.

    Ervini ka ardhur nga Nju Jorku.

    “Baza e çdo vendi të përparuar kapitalist është prona. Ajo është alfa e gjithçkaje. Po nuk u zbatua ligji i pronës dhe po nuk u ruajt prona, asnjë vend nuk mund të ketë dot zhvillim ekonomik.”

    Dy nga protestuesit shkojnë në hyrjen e ambasadës për të dorëzuar peticionin. Është e dielë, siç duket një ditë pushimi për ambasadën, megjithëse protestuesit thonë se e kanë lajmëruar për protestën.

    Por ata janë të vendosur ta vazhdojnë betejën dhe nuk pranojnë të quhen ish-pronarë.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (4)
    Komente
         
    nga: Juristi dr.
    22.04.2016 15:13
    Report
    Protesta eshte e drejt.por Edhe ketu ne amerik njrzit Kane frik nag diktatura ne shqiperi.pse? Sepsee hakmerren ose ndaj teje ose ndaj te afermeve.8veta shte pake.ate Kane frik nga amerika sepse Po te Ishin Para min. bujq.apo min.drejtsise rama e Tahiti I kishin arrstuar Si hulligan.keta nuke I Japin pronat por nuke duhet te hyjne ne Europe.? AMA So.l komuistve u jeep nga 3-4 prone ne alpe ne fushe dhe brgdete pa cmimni vjedhin duke vjedhur nga fshatrat se tani e cveshi fshatin nga kadastra.ne Sy te minstrit te starri Mancini,,te bujqesise me m????iratiminbe zr.p.p,e kadstres. Vjedhin soc. komuistet e pushtetit po vvidh proarve pronat e Dhena pronarve sips ligjitv mbi pronen.hajde qeverri ,qe vjedh,plckit popullin e vete.e del rama Si karagjoz deshmitare qe ka dokumete socialkomunisti.me kete veprimme pengon dhe drejtsin reverie komniste.


    nga: MEHDI nga: SHQIPERI
    19.04.2016 21:43
    Report
    Mendoj se eshte shume pozitive kjo proteste,qe ti tregoje qeverise shqipetare se ky ligj eshte antikushtetuese.Por qeverija shqipetare nuk pyet per qytettaret e saaje pasi i konsideron DELE,nuk pyet as per specialist.Kjo ka bere qe shqiperija sot te jete me keq se ne 1990.


    nga: Visar nga: USA
    19.04.2016 17:59
    Report
    Gabimisht thuhet: "Pronat e grabitura nga diktatura komuniste".
    Kjo nuk eshte e vertete, duhet te thuhet "Pronat e grabitura nga neodiktatura komuniste e viteve 1990-2016", sepse kjo eshte e veteta. Ne vitin 90 populli shqiptar, me lufte heroike te gjate, e shembi diktaturen dhe pronat ishin krejtesisht te lira tu ktheheshin pronareve te ligjshem.
    Por qeverite qe noren pushtetin, pas 90-tes, me ne krye Sali Berishen, e tradhwetuan demiokracine, dhe ne vemd te ligjeve te trgut e te demokracise, instaluan ne Shqipweri perseri ligjet e Ramiz Alise.
    U zbatuan porosite e Ramiz Alise "Prona eshte jona", dhe pronat jo vetem nuk u kthyen, por pronat u kthyen ne mall per te pasuruar partikaket ne pushtet dhe klanet e rtyrte, pronat u kthyen ne mall per korrupsion, I cili kapi te gjithe institucionet, duke filluar me kryeminstri, ministry, gjykata dhe te gjithe matrapazet e tjere.
    Po te ishin kthyer pronat, Shqiperia qe ne ditet e para pas diktatures, do ishte orientuar ne udhen e demokracise evropiane, dhe korrupsioni masiv qe eshte tani ne Shqiperi nuk do kyshte ndodhur.
    Bujqesia do hynte qe ne fillim ne udhen e modrernizimit, do kishte pune per te gjithe, do beheshinm kanalizi,et dhre do siguroheshin mjetet moderne, do kishte pune per te gjithe, dhe prodhime te bollshme per popullin.
    Qeveria socialiste, edhe ne ditet e sotme qe flitet per kthim prone, ben te te njejten vjedhje e grabitje:
    I:Shet pronat, I jep me qera per njeqind vite, ose manovra te tjera. Kryemiistri Rama sapo mori pushtetin, veprimi i pare i tij ishte grabitja e 18 mije hektareve toke (qe ishte caktuar per tiu kthyer pronareve).
    Pra, historia grabitjeve dhe vjedhjeve te prones, nuk ndalet as ne ditet e sotme.
    Qe ne ditet e para, pas 90-tes shume investiture erdhen ne Shiperi dhe filluan nga puna, por Sali Bertisha nuk kthente pronaty, u detyruan te mbartin ne kurriz veglat e tyre te punes dhe moren arratine.
    Keto veprime te qeverise te ashtuquajtur demokratike, nuk ishin vetem kunder pronareve, por ne radhe te pare ato demtuan Shqiperine dhe gjithe popullin shqiptar.
    Mendoj, per korrigjimin e kesa situate, pronat e grabitura duhet tu nerren grabitesve dhe tu kthehen pronareve.
    Jo me kompesim me leke a dollare dhe euro qe nuk do realizihet kurre, por te kthehet prona dhe sa me shpejt qwe Shqiperia te hyje ne udhe te mbare.
    Mendoj nuk mundet Shqiperia te behet pjese e BE-se pa kthyer pronat, sepse do ishte ne BE nje vend hajdut ne mes shteteve demokratike te Evropes., ndryshe nga gjthe shtetet e tjere demokratike.
    Mendoj nderhyrja serioze e Amerikes dhe e BE-se e rregullon kete situarte ne nje kohe te shkuerter, ne te mire te Shqi[perise dhe popullit shqiptar.


    nga: David
    18.04.2016 21:21
    Report
    Me mire vone se kurre;thote populli.
    I pershendes 8 demostruesit qytetare shqiotaro-amerikane per protesten para ambasades Shqiptare ndaj ligjit antikushtetues, qe jo vetem dhunon te Drejtat e Lirite e Njeriut mbi pronen,por grabit e tjeterson ne formen me demostrative pronen e pronareve te ligjshem me fuqine e pushteteve. Historia e politikave te Tiranes zyrtare ne vite nen sundimin e bijve te eterve dhe mostrave te diktatures komuniste ka treguar,sa here qe ieshte dashtun kushtetuten e ka kthyer ne nje leter higjenike duke shtuar pas mijra viktima te rradhes.Mjaft me,MJAFT.
    Cudija,kur ne USA zbarkojne eterit,bijte e diktatures komuniste dhe mostrat e tyre qe kane mbi supe mijra krime makabre dhe superkorrupsione,te quajtat shoqata apo organizata shqiptaro-amerikanesh i thoshnin dalin e i presin me mac e me mij,komunistet e konvertuar ne nje djalle e gjysem me fuqine e lekeve te pista dhe pushteteve pa kufi me c'do forme e cmim,kurse per grabitjen e tjetersimin e prones dhe dhunimin e kushtetute, apo superkrimet e superkorrupsionet qe vazhdon te shtoje pas mijra viktima te rradhes,ato heshtin duke u bere pale me djallin...

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 77,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 198,0MB
     
     
    X
    02.05.2016

    LAJME

    Kosova shpreson të anëtarësohet të martën në UEFA

    Nëse Federata Evropiane e Futbollit e pranon Kosovën të martën në Budapest, atëherë ajo mund të bëhet anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit pas dhjetë ditësh
    Më tepër

    Leja e lindjes në Shtetet e Bashkuara

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj federal për leje të paguar të lindjes, disa shtete po bëjnë përparim në këtë drejtim.
    Më tepër

    Tiranë, polemika qeveri-opozitë për bujqësinë

    Pesha e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto ka rënë më tej, dhe eksportet janë më të ulëta se vendet fqinje.
    Më tepër

    Kosovë, kushtet në vendin e punës

    Zyrtarë të Inspektoratit të Punës thonë se gjatë vitit 2015 kanë humbur jetën 9 punëtorë, për shkak të mungesës së kushteve të punës
    Më tepër

    Shqetësimet e votuesve në Indiana

    Vendet e punës dhe tregëtia janë në krye të listës, ndërsa banorët e shtetit qendror bëhen gati për votimet paraprake të së martës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.
    < ▶ || > 1/14
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit mund të hapet
    2. Trump, deklarata për politikën e jashtme
    3. Amb. Ryerson: Nuk do të kisha bërë asgjë ndryshe
    4. Kinezët marrin Aeroportin “Nënë Tereza”
    5. "Dishepujt" e Buffett-it mblidhen në Omaha
    Most Multimedia
    1.  Ekspozitë e abetareve të gjuhës shqipe
    2.  Intervistë me Ambasadorin William Ryerson
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.