E hënë, 18 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Palmira nën kontrollin e Sirisë

    x

    Ushtria siriane thotë se rimarrja e qytetit të lashtë Palmira do të ndihmojë për të filluar operacione të mëdha kundër grupit Shtetit Islamik. Ndërkohë, drejtori i antikiteteve në Siri deklaroi se qendra tashmë historike do të marrë një rëndësi edhe më të madhe, ngaqë arriti t’i mbijetojë fushatës së militantëve:

    Forcat pro-siriane me mbështetjen ajrore të Rusisë, rivendosën kontrollin në Palmira, pas një pushtimi 10-mujor nga Shteti Islamik. Gjatë kësaj periudhe ISIS shkatërroi disa monumente 2 mijë vjeçare.

    Organizata me seli në Britani “Observatori sirian për të drejtat e njeriut” tha se ofensiva ka lënë të vrarë 400 militantë, si dhe mbi 180 luftëtarë pro-qeverisë.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se ndjehet i inkurajuar nga planet e Sirisë për të mbrojtur dhe së fundi restauruar Palmirën. 

    "Ne ndjehemi të inkurajuar dhe me fat që forcat siriane e kanë rimarrë kontrolin e Palmirës, pasi e mundën ISISI-in dhe që tani janë të afta t’i ruajnë dhe mbrojnë këto pasuri të përbashkëta njerëzore dhe kulturore. Ndjehem gjithashtu i inkurajuar nga njoftimi se qeveria siriane do të përpiqet, që jo vetëm ta mbrojë, por edhe ta restaurojë qytetin”, - tha zoti Ban Ki-moon.

    Presidenti sirian Bashar al-Assad e përshëndeti rimarrjen e Palmirës, që ai e quajti “arritje të rëndësishme dhe dëshmi të re të efiçencës së ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizimit.”

    Drejtori i antikiteteve Maamoun Abdulkarim u zotua për rindërtimin e objekteve të shkatërruara nga Shteti Islamik, përfshirë Harkun e Triumfit dhe Tempullin Baalshamin: 

    "Puna restauruese mund të përfundojë nga fundi i vitit 2016. Ne kemi aftësi të mëdha dhe ekspertizën e duhur në drejtorinë e përgjithshme të antikiteteve dhe në muzeumet tona. Tashmë kemi kryer me dhjetra punë restauruese në Palmira.”

    Militantët shkatërruan relike që ata mendonin se ishin objekte të rëndësishme kulti në zonat ku morën kontrollin gjatë dy viteve të fundit në Siri dhe Irak.

    Marrja e Palmirës nga forcat siriane është një tjetër disfatë për Shtetin Islamik. Tre muaj më parë edhe ushtria irakiane shënoi një fitore të rëndësishme, duke e dëbuar ISIS-in nga Ramadi në Irak. Këtë javë ushtria irakiane njoftoi gjithashtu fillimin e një ofensive të madhe për rimarrjen e kontrollit të qytetit Mosul.

    Komentoni në këtë forum
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 85,0MB
    • 352p / 122,0MB
    • 576p / 248,0MB
     
     
    X
    17.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Incidenti i avionëve luftarakë mbi Detin Balltik

    Moska hedh poshtë kritikën amerikane
    Më tepër

    Kamera përcjell mrekullitë në internet

    Kamerat që xhirojnë dhe transmetojnë drejtpërdrejt, janë bërë një mjet komunikimi të Internet, në kohë reale
    Më tepër

    Emigrimi nga Malësia e Malit të Zi

    Ky është ndër rajonet me shumicë shqiptare që ka njohur ritme të larta emigrimi.
    Më tepër

    Turizmi në Gjirokastër

    Qyteti ka shtuar shërbimet turistike, por po përballet me sfidat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
    Më tepër

    Gara zgjedhore dhe gratë amerikane sipërmarrëse

    Pronaret e bizneseve të vogla po e ndjekin me vëmendje fushatën presidenciale
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • A police officer stands on debris, next to buildings destroyed by an earthquake in Pedernales, Ecuador, April 17, 2016. The earthquake flattened buildings and buckled highways along its Pacific coast, sending the Andean nation into a state of emergency.
    • Residents wait in the streets next to a collapsed building after a 7.8 magnitude earthquake hit Ecuadoran northern coastal region, in the town of Pedernales, Ecuador, April 17, 2016.
    • Volunteers rescue a body from a destroyed house after a massive earthquake in Pedernales, April 17, 2016.
    • People sleep in a park after an earthquake in the city of Guayaquil, April 17, 2016.
    • Rescue workers work to pull out survivors trapped in a collapsed building after a huge earthquake struck, in the city of Manta, April 17, 2016.
    • Members of Ecuadoran emergency services check a car after a bridge collapsed due to a 7.8 magnitude earthquake, in the city of Guayaquil, April 16, 2016.
    • An hotel barely stands after an earthquake in the town of Manta, Ecuador, April 16, 2016.
    • Police look at a car crushed under a collapsed overpass in Guayaquil, Ecuador, April 16, 2016.
    • A patient waits outside a clinic that was evacuated after tremors in Cali, Colombia, April 16, 2016.
    • Rescue team members and patients react outside a clinic that was evacuated after tremors were felt resulting from an earthquake in Ecuador, in Cali, April 16, 2016.
    • Patients wait outside a clinic that was evacuated after tremors were felt resulting from an earthquake in Cali, Colombia, April 16, 2016.
    < ▶ || > 1/11
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Studim mbi parandalimin e thinjave
    2. Intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
    3. Avioni rus fluturon pranë luftanijes amerikane
    4. Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
    5. Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE
    Most Multimedia
    1.  Misteret e varrezave të Vuksanlekajve
    2.  Rama: Takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
    3.  Marredheniet Podgorice-Prishtine
    4.  Emigrimet nga Malësia
    5.  Intervistë me Ramush Haradinajn

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.