E hënë, 18 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Eksperienca izraelite përballë terrorizmit

    x

    Ndërkohë që Evropa është pushtuar nga paniku dhe tronditja që lanë pas sulmet e Brukselit, ekspertët e sigurisë po diskutojnë masat që duhen zbatuar në të ardhmen për të parandaluar sulme të tjera të kësaj natyre. Izraeli ka një përvojë të qartë në zbatimin e masave të sigurisë për të identifikuar dhe parandaluar personat me synimeve terroriste.

    Në Izrael, banorët i pranojnë masat e përditshme të kontrollit si një fakt i jetës, për t’u prerë rrugën elementëve keqbërës.

    “Mbaj mend që gjatë gjithë jetës kam kaluar nëpër pika kontrolli, si gjithë të tjerët. Kjo metodë funksionon,” thotë një banor.

    Kontrollet janë praktikë e rregullt në çdo aktivitet të jetës që nga transporti publik e deri tek veprime të rëndomta si hyrja në qendra tregtare. Izraelitët e kanë përqafuar këtë mënyrë jetese, me gjithë kokëçarjet shtesë që sjell, për hir të sigurisë së jetës.

    “Shihet qartë që siguria është më e fortë këtu se në vende të tjera, por është diçka e domosdoshme. Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi ka shumë njerëz që duan të na bëjnë keq,” thotë një shtetas izraelit.

    Jeta në gjendje të vazhdueshme gatishmërie, qoftë edhe në rastet kur bëhet praktikë e përdishme, ka koston e vet psikologjike, monetare, por edhe kohore. Meir Elran, drejtor i Programit për Sigurinë Kombëtare, thotë se shpreson që Evropa do të gjejë mënyra të tjera për t’iu përgjigjur rrezikut nga terrorizmi, në forma të ndryshme nga ato që ka zgjedhur Izraeli:

    “Shkojmë shpesh në Evropë dhe kur i shohim si jetojnë evropianët, na ngjallet zili. Ajo ndjenja e lirisë që ka invidi, që mund të bëjë ç’të dojë. E dimë që kur kthehemi në vend, do të na kontrollojnë, do të kalojmë barriera sigurie. Nganjëherë do të kalosh disa kontrolle për të shkuar nga një market në një bankomat e më pas për të marrë fëmijët në shkollë. Kjo na është bërë praktikë e përditshme. Uroj që evropianët të mos e gjejnë veten në këtë situatë, uroj që të gjejnë masa të tjera në përgjigje të kërcënimit terrorist. Por duhet të them se nëse evropianët do të vendosin të zbatojnë masa të tillë, nuk është shumë keq. Edhe me këto masa ne vazhdojmë të mbajmë liritë tona, të kemi mundësinë e lëvizjes”.

    Ndërkohë që zyrtarët evropianë diskutojnë masat e sigurisë për të ardhmen, një balancë delikate është në pikëpyetje mes të drejtës për jetën dhe të drejtës për privaci dhe liri.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (2)
    Komente
         
    nga: Tsahal
    01.04.2016 13:00
    Report
    Shteti Hebraik,esht balafaquar,, me shekuj me qelbesirat fenatike, te keti sekti mashtruas, po ka pasur edhe shum presijone e kritika nga Euro-Amerikanet, zemergjersija e Europrendimorve po i gjakos qytetet, e botes se civilizuar, nuk ka dyshim qe jan te infiltruar edhe ne udh,heqesin e myltikulturalizmit??!!, aq me shpejt qe Euro-Amerikanet ti pastrojn administratat, aq ma shpejt do t'vi qetsija dhe lumturija e tyne, Israeli nuk dot t'ju len hapesir ne asnje aspekt,islamistave te torbuar. Zoti e Bekoft e i ndihmoft gjithmon shtetin e Iraelit.


    nga: Jakov nga: Israel
    29.03.2016 06:53
    Report
    Toleranca ne raste pasigurie te plote ,qe ka Europa ,na ngre nervat duke pare se ata nuk jane fare te sakte ne kete drejtim.Eshte bere moto e jetes kontrolli tek ne dhe kjo nuk na besdis fare po te marrim parasysh se sa sulme te tilla jane parandaluar mga kontrolle te tilla .JO te gjitha jane te suksesshme ,por nje pjese e madhe e tyre --jane nderprere ne mes te rruges se tyre kriminale .Urdhrat e koheve te fundit te "intifades se Thikave "ku arabet kane sulmuar banoret tane pa dallim ,me thike ne duar ,ishte me i sakti --Ai urdher thote se personat qe sulmojne apo tentojne te kryejne terror kunder njerezve apo institucioneve tona ,ne rastin me te pare te eliminohen fizikisht --jo ne burg ,por aty ne vend --dhe kjo dha rezultatin e pritur --Mbi 130 raste te sulmuesve arabe ,kane perfunduar me vdekjen e tyre --28 viktima nga ana jone .Natyrisht ata sulmojne njerez te pavemendeshem e kthehen nga puna apo marketet ,gra te vetemuara apo me femije ne duar ,por duke pare se bilanci ishte krejt negativ ,kunder tyre --keto sulme kane rene ndjeshem .Ne jemi pro cdo kontrolli dhe ky nuk na besdis fare sepse e kuptojme se kjo eshte domosdosshmeri ne vendin tone me plot armiq rreth e rrotull .Eshte e vertete se kemi nje ushtri dhe polici ne lartesine e duhur ,por them se ka akoma per te bere .Ne perdorim gjithashtu vullnetaret ne ndihme te policise te cilet bejne nje [pune te lavderueshme ne gjetjen e pakove te dyshimta apo kontrolle makinash qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor .E them me siguri sepse edhe une kam qene per gjashte vjete ,pjesmarres ne keto kontrolle .Europa ka shume per te mesuar ne kete drejtim prej nesh --dhe nuk do te humbas asgje .Te mos harrojme se vite me pare ,ne mungese te kontrolleve te imta -kemi pasur raste te hidhura .Ngritja e mureve ne mbrojtje te qytetareve ,ishte gjithashtu nje mase efikase .Nuk jam dakord fare me theniet pacifiste qe ulin vigjilencen ,prej ketij Pape llafollog se gjasme duhet te ndetojme ura dhe jo mure .Pikerisht kete do te bej edhe Trump ne Amerike duke njohur eksperiencen tone .Ai mur do tu shpetoje 85 % nga belarat qe kini me Meksikanet --kalime drogash ,kriminelesh e keqberesish te cdo kallepi .Kujdesi ,nuk eshte kurre i tepert --Kush e mohon apo nuk e zbaton kete sentence --do ta vuaj ne lekuren e tij --me dhimbje vellacko ,me dhimbje .Mesoni nga Israeli pikerisht tani qe ju erdhen mendt -jini te detyruar te merrni masa te rrepta ,sic bejme ne ,perndryshe nuk mund ta riparoni situaten .

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 85,0MB
    • 352p / 122,0MB
    • 576p / 248,0MB
     
     
    X
    17.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Incidenti i avionëve luftarakë mbi Detin Balltik

    Moska hedh poshtë kritikën amerikane
    Më tepër

    Kamera përcjell mrekullitë në internet

    Kamerat që xhirojnë dhe transmetojnë drejtpërdrejt, janë bërë një mjet komunikimi të Internet, në kohë reale
    Më tepër

    Emigrimi nga Malësia e Malit të Zi

    Ky është ndër rajonet me shumicë shqiptare që ka njohur ritme të larta emigrimi.
    Më tepër

    Turizmi në Gjirokastër

    Qyteti ka shtuar shërbimet turistike, por po përballet me sfidat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
    Më tepër

    Gara zgjedhore dhe gratë amerikane sipërmarrëse

    Pronaret e bizneseve të vogla po e ndjekin me vëmendje fushatën presidenciale
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • A police officer stands on debris, next to buildings destroyed by an earthquake in Pedernales, Ecuador, April 17, 2016. The earthquake flattened buildings and buckled highways along its Pacific coast, sending the Andean nation into a state of emergency.
    • Residents wait in the streets next to a collapsed building after a 7.8 magnitude earthquake hit Ecuadoran northern coastal region, in the town of Pedernales, Ecuador, April 17, 2016.
    • Volunteers rescue a body from a destroyed house after a massive earthquake in Pedernales, April 17, 2016.
    • People sleep in a park after an earthquake in the city of Guayaquil, April 17, 2016.
    • Rescue workers work to pull out survivors trapped in a collapsed building after a huge earthquake struck, in the city of Manta, April 17, 2016.
    • Members of Ecuadoran emergency services check a car after a bridge collapsed due to a 7.8 magnitude earthquake, in the city of Guayaquil, April 16, 2016.
    • An hotel barely stands after an earthquake in the town of Manta, Ecuador, April 16, 2016.
    • Police look at a car crushed under a collapsed overpass in Guayaquil, Ecuador, April 16, 2016.
    • A patient waits outside a clinic that was evacuated after tremors in Cali, Colombia, April 16, 2016.
    • Rescue team members and patients react outside a clinic that was evacuated after tremors were felt resulting from an earthquake in Ecuador, in Cali, April 16, 2016.
    • Patients wait outside a clinic that was evacuated after tremors were felt resulting from an earthquake in Cali, Colombia, April 16, 2016.
    < ▶ || > 1/11
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Studim mbi parandalimin e thinjave
    2. Intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
    3. Avioni rus fluturon pranë luftanijes amerikane
    4. Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
    5. Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE
    Most Multimedia
    1.  Misteret e varrezave të Vuksanlekajve
    2.  Rama: Takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
    3.  Marredheniet Podgorice-Prishtine
    4.  Emigrimet nga Malësia
    5.  Intervistë me Ramush Haradinajn

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.