E shtunë, 16 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme / Ballkani

    Shqipëri, rrëzohet helikopteri i ushtrisë

    Humbasin jetën dy pilotët. I plagosur ushtaraku i tretë në bord. Helikopteri ra në liqenin e Shkodrës. Shefi i Shtabit të ushtrisë Bazo: Hetime për rrethanat e aksidentit

    x

    Në Shqipëri një helikopter i forcave ajrore është rrëzuar sot pasdite në Liqenin e Shkodrës, pak kilometra nga qyteti verior i vendit. Dy pilotët kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha humbën jetën, ndërsa ushtari Gerald Baramuça i cili ndodhej në bord mbeti i plagosur.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Jeronim Bazo shpjegoi se mjeti po kryente një fluturim stërvitor: “Itinerari i fluturimit të këtij helikopteri ishte brenda trajektores, itinerarit të miratuar gjatë një stërvitjeje fluturimi rutinë, apo siç e quajmë ne, fluturim për njohje, pasi ky helikopter shërbente për operacionet e kërkim - shpëtimit. Dy pilotët janë me një përvojë të lavdërueshme, të kënaqshme, të trajnuar gjërësisht brenda dhe jashtë vendit”.

    Helikopteri i rrëzuar ishte i modelit Eurocopter Ec 145, i blerë në Francë, dhe i është dorëzuar ushtrisë shqiptare nëntorin e kaluar. Gjenerali Bazo tha se mbi ngjarjen do të zhvillohen hetimet dhe verifikimet e nevojshme për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa saktësoi se mjeti fluturues i është nënshtruar të gjitha kontrolleve brenda rregullave të fluturimit dhe të përgatitjeve që bëhen në këto raste.

    Helikopteri humbi kontaktin me kullën e kontrollit në orën 13.45. Banorë të zonës që u gjendën aty pranë ndërhynë, duke ndihmuar ushtarin e plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që trupat e dy pilotëve u nxorën më pas nga uji nga njësitë e polumbarëve.

    Komentoni në këtë forum
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 75,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 202,0MB
     
     
    X
    15.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari

    LAJME

    Kukësi nderohet me dekoratën “Nderi i Kombit”

    Presidneti Nishani nderoi sot pasdite bashkinë Kukës me dekoratën "Nderi i Kombit' në 17 vjetorin e eksodit masiv të kosovarëve në drejtim të Shqiperisë
    Më tepër

    Festivali i Kanës

    Festivali më i famshëm i filmit në botë njoftoi përzgjedhjen për konkursin e këtij viti
    Më tepër

    Mposhtja e ISIS ende larg

    Sipas zyrtarëve dhe analistëve perëndimorë, me çdo humbje që pëson ISIS, ai reagon duke nxjerrë mësime dhe duke u bërë më elastik
    Më tepër

    Gjykata e Lartë dhe imigracioni

    Gjykata do të dëgjojë të hënën argumentet në një rast të rëndësishëm të emigracionit që sfidon vendimin ekzekutiv të presidentit Barack Obama për të shtyrë deportimin e gati 5 milion emigrantëve pa dokumente.
    Më tepër

    Fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës

    Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytezimit të fëmijëve në disa bashki të mëdha, përfshirë edhe atë të Shkodrës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • President Barack Obama blows a soap bubble using a 3-D printed bubble wand designed by Jacob Leggette, 9, of Baltimore, Maryland, while touring the 2016 White House Science Fair in Washington, April 13, 2016.
    • A devotee is smeared with a vermillion powder while celebrating the "Sindoor Jatra" vermillion powder festival at Thimi, in Bhaktapur, Nepal.
    • Britain's Catherine, Duchess of Cambridge reacts after shooting an arrow at Changlimithang Archery Ground in Thimphu, Bhutan.
    • European Parliament member Anneliese Dodds of the UK holds her baby as she takes part in a voting session at the European Parliament in Strasbourg, France.
    • People flee their homes during fighting between Iraqi security forces and the Islamic State group during a military operation to regain control of Hit, 85 miles (140 kilometers) west of Baghdad, Iraq, April 13, 2016.
    • Graffiti on the side of a broken boat shows the faces of a migrant woman and children by Italian street artist Eron inside the Treccani Institute in Rome.
    • People stand and watch the sunset at Presque Isle State Park in Erie, Pennsylvania, USA, April 13, 2016.
    • Electrical machine builder Oleg Glebov works at the stator windings of a generator in the Erfurt Generator Plant of the German Siemens AG in Erfurt, central Germany.
    • Foreign and Thai revelers dance amid foams during a foam party as part of the annual Songkran celebration, the Thai traditional New Year also known as the water festival in Bangkok, Thailand.
    • Visitors stand inside the installation 'Le mie prigioni' (My Jails), by architect Alessandro Mendini, part of the 'Fuori Salone' exhibitions during the Design Week, in Milan, Italy.
    < ▶ || > 1/10
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Studim mbi parandalimin e thinjave
    2. Avioni rus fluturon pranë luftanijes amerikane
    3. Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE
    4. Intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
    5. Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
    Most Multimedia
    1.  Misteret e varrezave të Vuksanlekajve
    2.  Marredheniet Podgorice-Prishtine
    3.  Rama: Takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
    4.  Intervistë me Ramush Haradinajn
    5.  Situata ne Maqedoni, komenton Prof. Latifi

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.