E shtunë, 16 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme / Ballkani

    Dokumentet e Panamasë dhe Shqipëria

    Autoritetet vihen në lëvizje, pas publikimit të rastit të kompanisë GFI Technologies, fituese në 2013, së bashku me një shoqëri zvicerane, e tenderit të markimit të karburanteve

    x

    Edhe në Shqipëri autoritetet janë vënë në lëvizje për të shqyrtuar rastet e mundshme të kompanive që veprojnë në territorin e saj të cilat mund të rezultojnë të përfshira në cështjen “Dokumentat e Panamasë”

    Burime zyrtare thanë se Prokuroria e përgjithshme po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese “për të qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme në cështjen “Panama Papers” të kompanive  ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që veprojnë në tregun financiar shqiptar”.

    Dokumentat lidhur me shoqëri apo persona nga Ballkani pritet të bëhen publike pas dy javësh, por një shkrim i gazetës izraelite “Haaretz”, ka zbuluar se një avokat nga izraeli, Assaf Halkin, së bashku me një shtetas shqiptar, i identifikuar me emrin Ismail Mulleti, biznesmen me emër në vitet ’90,  janë së bashku me firmën kanadeze “Global Fluids International” pronarë të kompanisë GFI Technologies, e rregjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguillas.

    Pak muaj pas themelimit, GFi Technologies, në bashkëpunim me një shoqëri zvicerane, dhe ajo e sapokrijuar, fituan një prej koncesioneve më të përfolura, atë të ngjyrosjes së karburanteve, një sipërmarrje prej të paktën 150 milion eurosh që konsorciumi pritet të sigurojë përgjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kontratës. Pavarësisht kundërshtive të kompanive shqiptare të karburanteve, për shkak të kostove shtesë,  qeveria e ish kryeministrit Berisha e miratoi koncesionin në javët e fundit të mandatit të saj të dytë. Vitin e kaluar GFI Technologies, ja shiti pjesën e vet të aksioneve shoqërisë zvicerane, duke mbajtur vetëm 0,07 përqind.

    Policia shqiptare mësohet se ka verifikuar menjëherë hyrje daljet nga Shqipëria të Ismail Mulletit dhe izraelitit Assaf Halkin. Mulleti rezulton që të ketë dalë nga vendi pak javë më parë, në mars, ndërsa Halkin në muajin shkurt. Ata që të dy kanë realizuar shumë udhëtime nga dhe drejt Shqipërisë, shpesh dhe me avionë charter.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (7)
    Komente
         
    nga: Petro Jashari nga: U S A
    10.04.2016 13:17
    Report
    Gjithkush nga ne ka te drejten ti parashtroje komentet e veta simbas llogjikes te tij; nje llogjike e cila duhet te kete si produkt interesat e shumices te popullates, ne raport me kastat apo parite qe e kane drejtuar vendin ne me shume se dy dekada, e qe kane qene regresive e antipopullore. Ne raport me qeverine aktuale e cila u ngrit kundra trashigimise katastrofike te parive te krimit e te korrupsjonit galopant te se kaluares, po ben perpjekje per vendosjen ne binare te ekonomise te vjedhur e te shkaterruar,nepermjet reformave te gjithaneshme shtetformuese. Sigurisht edhe ndaj kesaj qeverije ka verejtje, ne pershpejtimin e reformave, e pershpejtimin e mbylljes te ciklit te ballafaqimit, e fillimit te ndeshkimit nepermjet ligjit te gjithe parive kriminale e korruptive. Shteti nuk mund te behet e te funksjonoje me psikollogjine e prockollitjet e tellalleve qe dalin hapur ne mbrojtje te krimit e korrupsjonit kur thone; "kujdes; mos u nxitoni, tu prishni qefin e tu vini ekurat Mulletit e hajduteve te tjere; ata mund te mbrohen edhe ne liri, e me lirine e tyre simbas mendjes te komenteve te "Shqiptarit", mbrojtja me e mire e tyre behet, me ikjen tradicjonale ne "drejtim te pa ditur" e me shpresen, po simbas mendjes te"Shqiptarit," se "nje dite hajdutet e kriminelet do te behen pishmane, do te vine vete te mbushin formularet, e te thone; "jemi gati per ne burg se ne kemi vjedhur"; e te tjera e te tjera prockollitje te cilat ne menyren me naive i krahasojne me Islanden ku demostratat dhe dorheqjet jane norme morale e standarteve demokratike te asaj shoqerije.


    nga: bajram nga: Albania
    10.04.2016 08:56
    Report
    Dalja ne drite e dokumentave te “Panama Papers” per kompani ose shtetas shqiptarë apo të huaj që veprojnë në tregun financiar shqiptar dhe angazhimi i Prokurorise se Pergjithshme se do te hetoje per keto raste per mendimin tim eshte nje bllof mediatik qe jemi mesuar ta degjojme sa here qe prokurori i pergjithshem Adriatik Llalla merr persiper per t'i mbuluar keto ceshtje me marifetet juridike alla-shqiptare,qe drejtesi i japin Sali Berishes, dhe shpures se tij qe edhe sot bejne ligjin ne drejtesine shqiptare, pavaresisht se e kane lene prej gati 3 vitesh karriken e pushtetit. Po ashtu nuk dihet se ku kane perfunduar parate e piramidave financiare,qe dite pas dite zbulohen nga bankat e huaja ne te cilen jane investuar prej vitesh sic ndodhi me Vehbi Alimucaj.Po parate dhe pasurite e pushtetareve te sotem ku fshihen? Parate qe i jane vjedhur padrejtesisht Shqiperise dhe shqiptareve nepermjet "marifeteve e veprimeve antiligjore financiare" nga grupe te fuqishme mafioze te veshura me pushtetin e politikes,te qeverisjes apo edhe te mafies tashme ndodhen te siguruara neper bankat e botes se krimit qe zor se mund te zbulohen e jo me te denoncohen nga Prokuroria e Pergjithshme qe si nje trupe e tere eshte vene ne pune nga dy mjeshtrat e politkes shqiptare te krimit Sali Berisha dhe Edi Rama per te "mbrojtur" vjedhjet e tyre ne shuma marramendese sic ndodhi me ish-guvernatorin e Bankes se Shtetit Ardian Fullani,qe u shpall i pafajshem dhe mori guximin te kerkoje edhe "rrogat e munguara" nga vendimi i qeverise per ta larguar ate nga posti qe kishte?!! Apo me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta,qe krenohet me gjykatat shqiptare qe i dhane "pafajsine" dhe e rehabilituan ate deri sa mori post drejtues nga me te lartet ne qeverisjen e Shqiperise?!! Fuqia e padiskutueshme,qe keta lloj "hajdutesh te shkalles me te larte" ne politike e ne qeverisje,u vjen pikerisht sepse popullin shqiptar ne Shqiperi,Kosove,Serbi,Maqedoni,Mal te Zi apo ne Greqi i ka mberthyer per fyti "e keqja" dhe "paudhesite" qe tashme njerez te tille po ia shalojne ne kurriz pa friken e ndeshkimit,sepse pikerisht organet e drejtesise dhe te ndeshkimit jane ne duart e tyre dhe po perdoren ne interes "te bemave" te tyre.


    nga: Anonim nga: U.S.A
    09.04.2016 01:37
    Report
    Neper keto banda jane fshehur parate e 20% te te gjitha apartamenteve te ndertuara nga 200 firma ndertimi, neqoftese nje pallat 8 katesh, me 4 shkalle dhe 4 apartamente ne cdo kat, llogariteni se sa eshte 20%, te gjitha keto I ka pervetesuar, Edvin Rama, ky hamshor, qe I ka fshehur parate tek OFF SHORET, a I keni bere ndonjehere pyetje se sa apartamente ka ne pronesine e tij, te lindes, Olsit, gruas se Olsit, te vajzes se Lindes, ish burrit te saj, Xhillarit, sepse I dha gruan per t'u bere kryeminister, shokeve dhe shoqeve te parties, si njehere e nje kohe E. Hoxha, I cili I jepte shtepi 3 dhoma e nje kuzhine te gjithe anetareve te parties, neper pallatet qe punonim ne te perndjekurit, ata kishin nga 2 shtepi, 1 per ciftin dhe 1 tjeter per femijen me te madh, se do martohej nje dite, kurse tanet duhet te rinin pa martuar, packase jetonim ne nje dhome gjumi, pa uje e pa drita, me orar, ku na u nxi jeta, prandaj ikem, ky po vazhdon rrugen e tyre, sepse sa te jete shtriga Nexhmije Hoxha, keto halle do keni,"Skeni pare gje akoma", uroj mos te shihni gje tjeter te keqe mbas kesaj dite.faleminderit VOA.


    nga: shqiptar
    07.04.2016 08:58
    Report
    Jane mbi 11 milione dokumenta "te Panamase" qe ka zbuluar nje agjensi mediatike investigative e per Shqiperine mesa kemi degjuar, ka "dhjete mije faqe dokumenta". Deri tani me emra jane permendur vetem dy biznese..
    Thuhet edhe ne kete shkrim te VOA, se iformacioni per Ballkanin do te deklarohet pas dy javesh.
    A nuk do te ishte me mire qe para se dikush te beje prokurorin e te kerkoje arrestimin e cilitdo, te prese e te kete durimin qe te njihemi me nje informacion te plote te dokumentave dhe pasi prokuroria shqiptare te kete hetuar keto dokumente e te kete gjetur fajtoret, te veproje ?
    Doli ne demostrata te fuqishme 1/10 e popullsise se Islandes per te kerkuar dorheqjen e kryeministrit te tyre te perzjere ne keto afera. Nuk kam lexuar gjekundi, qe demostrata te jete zhvilluar me kerkesen per arrestimin e tij por per dorheqjen.
    Eshte prokuroria ajo qe do ta hetoje e nese verteton me fakte e dokumenta qe ai ka bere faje penale, do ta arrestoje e do ta coje para gjykates.
    Me shume se ndonje abuzim i ketij biznesmeni e ndonje tjetri, mendoj se eshte shqetesuese se cilet jane politikanet qe kane perfituar nga e ashtuquajtura "parajse fiskale".
    Sipas ligjit shqiptar, cilido politikan apo punonjes i administrates shterore, duhet te deklaroje pasurite e tij e nese ka fshehur para ne keto "banka" ishujsh te Paqesorit, kjo eshte nje prove fajesie.
    Drejtesia nuk mund te veproje me kerkesen e ndonje "prokurori" komentues militant partiak qe jep njekohesisht edhe verdiktin e nje gjykate se cilin duhet te arrestoje.


    nga: Petro Jashaei nga: U S A
    06.04.2016 15:15
    Report
    Para se te behen keto komente publike, organet kopetente dhe te specjalizuara duhet te kishin bere arrestimin e Mulletit e mbas ketij filli te arrestojne edhe gjithe bashkepuntoret e krimit te cilet vetkuptohet se jane kapot e parive te krimit. Zbulimi i ketyre aferave te ndyra e kriminale eshte nje veper dhe hudheheqje per veprim ne fillimin dhe zbatimin ne praktike te Reformes ne Drejtesi te kerkuar me isistim nga populli dhe e mbeshtetur fuqishem nga miqte tane Amerikane e Evropjane. Mbi kete gjendje qe eshte produkt kriminal ne vitet e mepareshme, eshte me se e domosdoshme shkarkimi i Adreatik Llalles si Prokuror i pergjitheshem i cili me veprimet e mosveprimet e tij ne mbrojtjen e Kushtetutes ka lejuar kete gjendj katastrofike ne vendosjen e Shtetit ligjor. Mos nguroni te mblidhni kuvendin e te shkarkoni kete mbrojtes te krimit te organizuar e te korrupsjonit, sa me shpejt te ndodhe ky ndryshim i domosdoshem e jetik per popullin aqe me shpejt do te mare jete Shteti ligjor i kerkuar nga populli.


    nga: MEHDI nga: SHQIPERI
    06.04.2016 13:07
    Report
    Qeverija e Prokurorija jane te lidhura me bizneset e nuk bejne dot gje ne kete drejtim.
    Por rasti i Panamas eshte shume i rende e nuk mundet te krahasohet me Wikiliks,pasi Wikiliks kishte vetem shkresa zyrtare,mendime verejte ,kurse Panamaja eshte bombe se jane mafiat e lekeve.pas 2 javesh do kemi cudira per ne popullin e thjeshte por te verteta per politikanet.Te presim


    nga: Anonim
    05.04.2016 20:28
    Report
    Eshte hipokrite deklarata e Prokurorise te Pergjithshme qe drejtohet nga Adriatik Llalla per hetimin e dekumentave te Panamase ku eshte perfshire bisnesmeni Ismail Mulleti ,,Genc Pollo.Shkelzen Berisha dhe te tjere eshte per te hetuar Llalla qe la krimin e organizuare te lulezoje ne politike dhe ruge..

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 75,0MB
    • 352p / 98,0MB
    • 576p / 202,0MB
     
     
    X
    15.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari

    LAJME

    Kukësi nderohet me dekoratën “Nderi i Kombit”

    Presidneti Nishani nderoi sot pasdite bashkinë Kukës me dekoratën "Nderi i Kombit' në 17 vjetorin e eksodit masiv të kosovarëve në drejtim të Shqiperisë
    Më tepër

    Festivali i Kanës

    Festivali më i famshëm i filmit në botë njoftoi përzgjedhjen për konkursin e këtij viti
    Më tepër

    Mposhtja e ISIS ende larg

    Sipas zyrtarëve dhe analistëve perëndimorë, me çdo humbje që pëson ISIS, ai reagon duke nxjerrë mësime dhe duke u bërë më elastik
    Më tepër

    Gjykata e Lartë dhe imigracioni

    Gjykata do të dëgjojë të hënën argumentet në një rast të rëndësishëm të emigracionit që sfidon vendimin ekzekutiv të presidentit Barack Obama për të shtyrë deportimin e gati 5 milion emigrantëve pa dokumente.
    Më tepër

    Fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës

    Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi kundër shfrytezimit të fëmijëve në disa bashki të mëdha, përfshirë edhe atë të Shkodrës
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • President Barack Obama blows a soap bubble using a 3-D printed bubble wand designed by Jacob Leggette, 9, of Baltimore, Maryland, while touring the 2016 White House Science Fair in Washington, April 13, 2016.
    • A devotee is smeared with a vermillion powder while celebrating the "Sindoor Jatra" vermillion powder festival at Thimi, in Bhaktapur, Nepal.
    • Britain's Catherine, Duchess of Cambridge reacts after shooting an arrow at Changlimithang Archery Ground in Thimphu, Bhutan.
    • European Parliament member Anneliese Dodds of the UK holds her baby as she takes part in a voting session at the European Parliament in Strasbourg, France.
    • People flee their homes during fighting between Iraqi security forces and the Islamic State group during a military operation to regain control of Hit, 85 miles (140 kilometers) west of Baghdad, Iraq, April 13, 2016.
    • Graffiti on the side of a broken boat shows the faces of a migrant woman and children by Italian street artist Eron inside the Treccani Institute in Rome.
    • People stand and watch the sunset at Presque Isle State Park in Erie, Pennsylvania, USA, April 13, 2016.
    • Electrical machine builder Oleg Glebov works at the stator windings of a generator in the Erfurt Generator Plant of the German Siemens AG in Erfurt, central Germany.
    • Foreign and Thai revelers dance amid foams during a foam party as part of the annual Songkran celebration, the Thai traditional New Year also known as the water festival in Bangkok, Thailand.
    • Visitors stand inside the installation 'Le mie prigioni' (My Jails), by architect Alessandro Mendini, part of the 'Fuori Salone' exhibitions during the Design Week, in Milan, Italy.
    < ▶ || > 1/10
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Studim mbi parandalimin e thinjave
    2. Avioni rus fluturon pranë luftanijes amerikane
    3. Intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
    4. Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE
    5. Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
    Most Multimedia
    1.  Misteret e varrezave të Vuksanlekajve
    2.  Marredheniet Podgorice-Prishtine
    3.  Rama: Takimi me Obamën në Shtëpinë e Bardhë
    4.  Intervistë me Ramush Haradinajn
    5.  Situata ne Maqedoni, komenton Prof. Latifi

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.