E premte, 08 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme / Ballkani

    Prokuroria: 1 vit burg ish ministrit Tafaj

    Ish drejtuesi i Arsimit, Myqerem Tafaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”, pasi ka dhënë liçencën për hapjen e 8 degëve të reja në Universitetin Privat “Vitrina”, pavarësisht vlerësimit negative nga Këshilli i Akreditimeve

    x

    Në Shqipëri, prokuroria kërkoi sot 1 vit burgim për zotin Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit gjatë qeverisë së kaluar së ish kryeministrit Sali Berisha. Zoti Tafaj, i cili është akualisht deputet, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”. Sipas prokurorisë ai ka lëshuar në muajin gusht të vitit 2011 një urdhër “Për hapjen e programeve të ciklit të parë që përfundojnë me bachelor dhe programeve të ciklit të dytë që përfundojnë me master i shkencave, të shkollës së lartë private “Vitrina”, i cili vlerësihet të jetë në kundërshtim me ligjin dhe në  mos përmbushje të  rregullt të detyrës. Bëhet fjalë për të patën 8 degë të reja, të cilat kishin nisur ndërkohë që dy vjet përpara daljes së urdhërit, e pranë të cilave janë rregjistruar mbi 1800 studentë. Përllogaritet se shumat e paguara na studentët për një vit akademik arrijnë së paku 1 milion euro.

    Prokuroria ka theksuar se Këshilli i Akreditimeve, një organ i cili vlerëson kriteret teknike e cilësore të Institucioneve  të Arsimit të lartë, kishte dhënë opinion negativ për mundësitë e Universitetit “Vitirina” për t’u zgjeruar me degët e reja. Sipas prokurorisë ligji parashikon që “vlerësimi i shprehur prej këtij Këshilli në formën e vendimit  për plotësimin ose jo të kushteve teknike të cilësise së institucionit Arsimor, i paraqitet Ministrit, i cili ka detyrimin ligjor për ta zbatuar”, gjë e cila në këtë rast nuk ka ndodhur. “Në kundërshtim me atë çka ka vendosur Këshilli i Akreditimit, Ministri nga ana e tij pa marrë parasysh këto vlerësime, ka vendosur  hapjen e programeve mësimore. Ky veprim i tij është kryer me dashje të drejtperdrejtë, pasi edhe pse ka patur një detyrim ligjor për ta respektuar, edhe pse vlerësimi i dhënë nga institucioni kompetent ishte i qartë (vlerësim NEGATIV), ai ka vendosur hapjen e tyre në mënyrë të kundraligjshme”, pretendon Prokuroria.

    Vendimi për zotin Tafaj, pritet të jepet nga Gjykata e Lartë më 14 prill.

    Komentoni në këtë forum
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 80,0MB
    • 352p / 108,0MB
    • 576p / 225,0MB
     
     
    X
    07.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

    LAJME

    Greqi: Refugjatët nuk zbresin nga autobuzët

    Refugjatët e ardhur në Janinë, pranë kufirit me Shqipërinë kërkojnë të transferohen në pjesë të tjera të Greqisë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në këtë zonë
    Më tepër

    Saimir Pirgu, me "Il Mio Canto" në SHBA

    Intervistë me tenorin me famë botërore, Saimir Pirgu
    Më tepër

    Gjenerator energjie me gaz natyror

    Gazi natyror mundet të prodhojë elektricitet pa zhurmë dhe me më pak ndotje
    Më tepër

    Tiranë: Mandatet e deputetëve Leskaj e Suli gati të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese

    Mandatet e tyre u bënë nga opozita një parakusht për pjesëmarrjen normale në punimet e parlamentit dhe në komisionet e reformave.
    Më tepër

    Sfidat kryesore të NATO-s: ISIL dhe Rusia

    Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg thotë në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se aleanca nuk kërkon konfrontim me Rusinë si edhe komentoi për ndihmën për krizën e refugjatëve
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Raindrops and trees are reflected in a puddle in Chicago, Illinois, USA.
    • A woman touches a virtual reality 3D glasses as she and a man sit in a car prior to the shareholders' meeting of the Daimler AG in Berlin, Germany.
    • An Indian student demonstrates martial arts skills during a sports event at a college in Amritsar.
    • Migrant children wearing life jackets wait for a dinghy to sail off for the Greek island of Lesbos from the Turkish coastal town of Dikili, Turkey.
    • Pope Francis talks with Elizabeth 'Lizzy' Myers, a 5-year-old girl from Ohio, U.S., who suffers from a genetic disease known as Usher syndrome, which leads to blindness and hearing loss, at the end of the weekly audience in Saint Peter's Square at the Vatican.
    • Fireworks explode over a reproduction of Hogwarts Castle, as the Los Angeles Philharmonic performs under the direction of composer John Williams, during a special preview opening of "The Wizarding World of Harry Potter" attraction at Universal Studios Hollywood in University City, California, April 5, 2016.
    • Drivers stand among trucks on the E411 highway from Brussels to Luxembourg as they protest against road charging, near Spontin, Belgium.
    • A Pakistani migrant threatens to hang himself from a utility pole during a demonstration inside the Moria registration center on the Greek island of Lesbos.
    • Bangladeshi woman collects arsenic-tainted water from a tube-well in Khirdasdi village, on the outskirts of Dhaka, Bangladesh, April 5, 2016. A new report estimates that some 20 million Bangladeshis are still being poisoned by arsenic-tainted groundwater drawn from government wells.
    • A woman walks in a yard where tea leaves are dried at a tea company in Dening, Fujian Province, China.
    • Demonstrators take part in a protest against presidential candidate Keiko Fujimori and against the 1992 coup by her father, former President Alberto Fujimori, in downtown Lima, Peru, April 5, 2016.
    < ▶ || > 1/11
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Mijëra kërkesa për makinën Tesla
    2. Të hënën fillon deportimi i refugjatëve për në Turqi
    3. Kryeprokurori Llalla sqaron vizitën në Uashington
    4. Brenda dy javësh “Dokumentat e Panamasë” për Ballkanin
    5. Intervistë me historianin nga Kosova, Jusuf Buxhovi
    Most Multimedia
    1.  Ditari
    2.  Ditari
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.