E enjte, 07 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme / Ballkani

    Reforma në Drejtësi sërish pezull

    Debati për rastin e mandatit të deputetit të PS-së Rakip Suli. Basha: Nuk mund të negociohet për ndryshime kushtetuese, kur e majta nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese

    x

    Në Shqipëri, reforma për Drejtësinë ka mbetur sërish pezull, pasi opozita ndërpreu dialgun e nisur me shumicën në Komisionin e posaçëm parlamentar. E djathta këmbëngul që shumica të tërhiqet nga vendimi saj i javës së shkuar për të hedhur poshtë kërkesën për t’i dërguar për interpretim Gjykatës Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. Ky i fundit është vënë në akuzë për shkak se i biri ka lidhur një kontratë qeraje me ndërmarrjen shtetërore të shpërndarjes së energjisë, Osshe.

    Sipas opozitës, veprim i së majtës është një “atentat kushtetues”. Ajo i referohet interpretimit që Gjykata i bëri rastit të deputetit Koco Kokëdhima dhe nenit të kushtetutës për konfliktin e interesit. Sipas vendimit të Gjykatës, mjafton kërkesa e 14 deputetëve që çështja t’i kalojë asaj për gjykimin përfundimtar. Por sipas shumicës, Gjykata ka interpretuar rastin e konfliktit të drejtpërdrejtë të deputetit, dhe jo të anëtarëve të familjes së tij.

    Një ditë më parë opozita u përpoq të bllokonte punimet e parlamentit në shenjë proteste. Vendimin e saj për ta lidhur këtë çështje me dialogun për Reformën në Drejtësi, kryetari demokrat Lulzim Basha nuk e konsideron si një kusht, pasi sipas tij shumica e ka detyrim të pashmangshëm zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Çfarë po negociojmë?! Ndryshimin e Kushtetutës?! Kalimin e normave të tjera kushtetuese?! Po zbatimin e normave aktuale?! Pra skenari është fare i qartë. Nuk ka kushte shtesë për reformën në drejtësi. Asnjë kusht shtesë për reformën në drejtësi. Por ti kërkosh opozitës dhe Partisë Demokratike të negociojnë me terroristët kushtetues të armatosur me armët drejtuar jo vetëm ndaj opozitës por ndaj gjithë qytetarëve dhe rendit kushtetues në vend, është e tepërt dhe e papranueshme”, deklaroi sot zoti Basha, i cili tha se nuk ka asnjë arsye që opozita t’i drejtohet Gjykatës për të kundërshtuar vendimin e parlamentit.

    Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ironizoi deklaratat e udhëheqësit të opozitës. “PD që kërcen si "prifti nga belaja". E di mirë ky popull sa e do reformën në drejtësi, por e di edhe ti që do s'do, do bësh sikur do! Dhe jo vetëm do bësh sikur do, po do bësh edhe sikur po na bind edhe neve! Bëj ç'të duash e thuaj ç'të duash, por nxito se duhet të votojmë!”, shkruan zoti Rama.

    Më vonë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh për gazetarët se “logjika e kushteve të pakapërcyeshme, kushteve të cilat patjetër duhet të flitet për to dhe pa tejkaluar ato nuk mund të shkohet përpara, nuk janë kushtet e dialogut”.

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (3)
    Komente
         
    nga: bajram nga: Albania
    26.03.2016 16:42
    Report
    Kryetari demokrat Lulzim Basha harroi se c'fare foli para 1 jave me bashkebiseduesit e qeverise se SHBA dhe c'fare deklaroi ne VOA per reformen ne drejtësi.Ndryshe foli ne SHBA dhe ndryshe vepron ne Shqiperi.Sigurisht duke qene nje "prefesionist politik i mashtrimit" qe deri me sot ia ka hedhur paq bashke me disa mytebere te tjere te politikes shqiptare,paturpesisht kerkon serish te zvarrise votimin e Reformës në Drejtësi me argumentin bajat se ..."ti kërkosh opozitës dhe Partisë Demokratike të negociojnë me terroristët kushtetues të armatosur me armët drejtuar jo vetëm ndaj opozitës por ndaj gjithë qytetarëve dhe rendit kushtetues në vend, është e tepërt dhe e papranueshme”. Deklarate me e shpifur dhe me corientuese nuk mund te behet. Lufta ndaj "terroristeve kushtetues" behet me aprovimin e ligjeve qe tashme po ia kerkon SHBA,BE dhe vecanerisht Komisioni i Venecias te cilit u jane drejtuar per kopetence te dyja palet, dhe jo duke i bere bisht per te kerkuar nga shumica, e cila vertet ka detyrim të pashmangshëm zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,por qe te arrihet sa me shpejt kjo,duhet qe ne rradhe te pare te aprovoje jo ato qe pretendon Lulzim Basha dhe Sali Berisha cdo dite me nuanca e ngjyra te reja politizimi,por thjesht te bejne votimin e Reformes per Drejtesi qe tashme ndodhet ne finalizimin e saj dhe populli pret qe te vihen ne jete gjithsa i eshte premtuar per nje "drejtesi te pastruar nga e keqja".


    nga: Petro Jashari nga: U S A
    25.03.2016 22:55
    Report
    Nuk kam degjuar nga asnje vend i botes qe krimit te organizuar e korrupsjonit ti behet ftese si ne dasme per te bere Reforma ne Drejtesi. Kjo eshte e njejte si tu varesh" uqerve dhe cakenjeve" melcite ne qafe, e te besosh me te vertete, se ata s'kane per ti ngrene. Per ju maxhorance qeverisese; ne se ini ne nje mendje me deshiren e popullit, e kerkesat dashamirese te partnereve te Shqiperise per te bere Reformen ne Drejtesi, mos u allakatni kot, ne lojen pa mbarim, te krimit te organizuar e te korrupsjonit; Ata si gjithmone do te shpikin shkaqe e sebepe per ta larguar e basarduar ate reforme, prandaj; cojni vendin ne zgjedhje te parakoheshme, ku verdikti popullor me voten e tij do te pastroje vetvehten nga mbetjet toksike te Perestrojkes.


    nga: ANONIM nga: U.S.A.
    25.03.2016 19:49
    Report
    Sa me prockulla shkruan ky fare kryeministri, aq me dem vetes I ben, si opinionit te qyteteruar dhe te mencuar, ashtu dhe nderkombetareve, te cilet nuk ta zgjasin shume, sepse kane pare pare shume idiota si puna jote, ka ardhur koha te ikesh vete ne deren e burgut, se ja ke sjelle ne maje te hundes nderkombetareve, po harxhojne miliona dollare, per te rregulluar ate cope Shqiperi, qe e shqyet peseqind copash, vrate e prete me armet e parties komuniste, qe kishin mbushur depo e tynele, magazine pa fund, vetem per te trembur imperialistet Ameriklane, nuk late fjale pa thene dhe tani beni sikur I doni ne sy te botes dhe sa ndaheni, shani me fjalorin me te piset, me rrenje e me deqe, sepse keshtu e keni edukaten fshatare, me diploma false, sepse vetem ate pune dini te beni, asnje lloj zanati nuk keni, plus dhe zanatin e hajdutllekut, a ke fytyre ti mor imoral te shash deputetet e opozites, e ben se ke miliardat e parave, me trafiqe te ndryshme, me shitjen e droges, me 20% e zhvatur nga firmat e ndertimit, publikoje sa apartamente ke dhe sa I ke dhene atyre qe te lepihen gjithe diten, mos kujto se nuk I di populli I thjeshtwe dhe ata qe ti I ke zhvatur, gjej vend dhe futu, mor hajdut.FALEMINDERIT VOA.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 80,0MB
    • 352p / 108,0MB
    • 576p / 225,0MB
     
     
    X
    07.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

    LAJME

    Gjenerator energjie me gaz natyror

    Gazi natyror mundet të prodhojë elektricitet pa zhurmë dhe me më pak ndotje
    Më tepër

    Tiranë: Mandatet e deputetëve Leskaj e Suli gati të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese

    Mandatet e tyre u bënë nga opozita një parakusht për pjesëmarrjen normale në punimet e parlamentit dhe në komisionet e reformave.
    Më tepër

    Sfidat kryesore të NATO-s: ISIL dhe Rusia

    Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg thotë në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se aleanca nuk kërkon konfrontim me Rusinë si edhe komentoi për ndihmën për krizën e refugjatëve
    Më tepër

    Papa Françesku do të vizitojë Lesbosin

    Vatikani njoftoi se Papa është ftuar nga udhëheqësi i Kishës Ortodoske, Patriarku Ekumenik, Bartholomeu, dhe nga presidenti grek Prokopis Pavlopoulos
    Më tepër

    Para zgjedhjeve paraprake në Nju Jork

    Kandidati republikan për president, Donald Trump, po përpiqet të rifitojë vrull në garën për të marrë emërimin e partisë
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Raindrops and trees are reflected in a puddle in Chicago, Illinois, USA.
    • A woman touches a virtual reality 3D glasses as she and a man sit in a car prior to the shareholders' meeting of the Daimler AG in Berlin, Germany.
    • An Indian student demonstrates martial arts skills during a sports event at a college in Amritsar.
    • Migrant children wearing life jackets wait for a dinghy to sail off for the Greek island of Lesbos from the Turkish coastal town of Dikili, Turkey.
    • Pope Francis talks with Elizabeth 'Lizzy' Myers, a 5-year-old girl from Ohio, U.S., who suffers from a genetic disease known as Usher syndrome, which leads to blindness and hearing loss, at the end of the weekly audience in Saint Peter's Square at the Vatican.
    • Fireworks explode over a reproduction of Hogwarts Castle, as the Los Angeles Philharmonic performs under the direction of composer John Williams, during a special preview opening of "The Wizarding World of Harry Potter" attraction at Universal Studios Hollywood in University City, California, April 5, 2016.
    • Drivers stand among trucks on the E411 highway from Brussels to Luxembourg as they protest against road charging, near Spontin, Belgium.
    • A Pakistani migrant threatens to hang himself from a utility pole during a demonstration inside the Moria registration center on the Greek island of Lesbos.
    • Bangladeshi woman collects arsenic-tainted water from a tube-well in Khirdasdi village, on the outskirts of Dhaka, Bangladesh, April 5, 2016. A new report estimates that some 20 million Bangladeshis are still being poisoned by arsenic-tainted groundwater drawn from government wells.
    • A woman walks in a yard where tea leaves are dried at a tea company in Dening, Fujian Province, China.
    • Demonstrators take part in a protest against presidential candidate Keiko Fujimori and against the 1992 coup by her father, former President Alberto Fujimori, in downtown Lima, Peru, April 5, 2016.
    < ▶ || > 1/11
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Mijëra kërkesa për makinën Tesla
    2. Të hënën fillon deportimi i refugjatëve për në Turqi
    3. Kryeprokurori Llalla sqaron vizitën në Uashington
    4. Brenda dy javësh “Dokumentat e Panamasë” për Ballkanin
    5. Intervistë me historianin nga Kosova, Jusuf Buxhovi
    Most Multimedia
    1.  Ditari
    2.  Ditari
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.