E mërkurë, 06 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Përplasja Clinton-Trump

    From left, Republican presidential candidate Donald Trump speaks to supporters at Mar-a-Lago Club in Palm Beach, Fla., while Democratic U.S. presidential candidate Hillary Clinton speaks at a rally in West Palm Beach, Florida, March 15, 2016.
    x
    From left, Republican presidential candidate Donald Trump speaks to supporters at Mar-a-Lago Club in Palm Beach, Fla., while Democratic U.S. presidential candidate Hillary Clinton speaks at a rally in West Palm Beach, Florida, March 15, 2016.

    Rezultatet e kësaj jave në garën presidenciale amerikane kanë bërë që demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump të dalin, me sa duket, si kandidatët favoritë për të fituar emërimet në partitë e tyre. Kjo gjithashtu i vë ata në një kurs përplasjeje për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit dhe shkëmbimet mes tyre tashmë kanë filluar.  

    Favoriti republikan Donald Trump i festoi fitoret e së martës në hotelin e tij luksoz në Florida.

    Por zoti Trump nuk priti as edhe një minutë të vetme për të sulmuar favoriten e demokratëve Hillary Clinton me një reklamë në Instagram.

    Pas fitoreve të fundit, zoti Trump e ka zhvendosur vëmendjen tek bashkimi i Partisë së përçarë Republikane.

    "Ne duhet ta bashkojmë partinë. Po ndodh diçka që në fakt po e bën Partinë Republikane ndoshta historinë më të madhe politike se kudo tjetër në botë," tha zoti Trump.

    Kandidati Trump ka tani vetëm dy rivalë, senatorin e Teksasit Ted Cruz dhe guvernatorin e Ohajos, John Kasich, fitorja e të cilit në shtetin Ohajo i dha jetë të re fushatës së tij.

    Sfida e zotit Trump për të shëruar partinë nuk do të jetë e lehtë, thotë analisti John Fortier.

    "Në qoftë se elitat republikane fillojnë ta kuptojnë se ai është kandidati i mundshëm, disa prej tyre do të dëshironin të afroheshin pranë tij. Por procesi i shërimit të partisë do të jetë një proces shumë më i vështirë se më parë.”

    Zonja Clinton bëri një hap të madh drejt marrjes së emërimit në partinë e saj, me fitoret në Florida dhe Ohajo. Ajo e ka zhvendosur tani vemendjen te rivali republikan, Trump.

    "Kur dëgjojmë një kandidat për president thirrje për të arrestuar 12 milionë emigrantë, për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, kur ai shprehet në favor të torturës, kjo nuk e bën atë të fortë, e bën të gabuar," tha kandidatja demokrate.

    Ngritja e zonjës Clinton si kandidate e mundshme demokrate, mund ta ndihmojë zotin Trump ta bashkojë partinë e tij, thotë analisti Allan Lichtman.

    "Shumë figura të njohura republikane do ta mbështesin zotin Trump, të paktën sa për formë, nëse jo me entuziazëm; jo se ata e duan atë, por sepse kanë antipati ndaj zonjës Clinton. Pra, ajo është e vetmja figurë që mund të shërbejë për të bashkuar, të paktën përkohësisht dhe formalisht, Partinë Republikane," thotë analisti.

    Emërimet e partive do të konfirmohen në kuvendet e tyre në muajin korrik. Por kandidatët Clinton dhe Trump duket se po e ndjejnë qysh  tani takimin e tyre me fatin.

     

     

     

     

     

     

    Përzgjedhja e komenteve
    Komentoni në këtë forum (3)
    Komente
         
    nga: D
    19.03.2016 12:49
    Report
    Eshte interesant fakti qe tubimet paqesore te Trump nderpriten dhunshem nga protestues (fashiste e komuniste te frymezuar) nga media, simpatizuesit e Trump kercenohen ne kolegje dhe nuk mund te mbajne shenjat e fushates, amendamenti I pare shkelet ndaj tyre ndersa media qe kontrollohet, censuron fjalen e lire e quan Trump racist, fashist etc dhe modifikon ate qe thote ai duke I nxjerre gjerat jashte kontextit. Kur Amerika censuron c'pret nga te tjeret.


    nga: Bashkim Ngjeci Has
    19.03.2016 00:05
    Report
    Sa konstatohet se kemi te bejme me nje rast qe me nje gure godet dy zogj pasi ne kete rast rezulton dy here e fituar Zj. Klinton si brenda subjektit te saj ashtu dhe ne garen eletorale me Trump per aq sa e gjithe elita republikane dhe vet Trump jane te shqetesuar per gjendjen e rende te P.REPUBLIKANE e cila sot ja nje status jo vetem te percare por dhe me deficite
    serioze ne oferten e saj.


    nga: Musa Alihajdaraj
    18.03.2016 16:45
    Report
    Hillary Clinton do te behet presidetja e pare ne historin e Amerikes.Ajo ka fuqi aftesi te jep vendime te udhheq Ameriken dhe te vendos rend dhe qetsi ne ter boten.Hillary Clinton do te behet presidetja e pare e Amerikes.

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 80,0MB
    • 352p / 105,0MB
    • 576p / 210,0MB
     
     
    X
    06.04.2016

    LAJME

    Situata politike në Maqedoni

    Ministrat dhe zëvendësministrat e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhanë sot dorëheqjen nga postet e tyre.
    Më tepër

    Kryeministri i Islandës jo dorëheqje

    Ai thjesht ka "sugjeruar" që zëvendës-kryetari i partisë së tij të marrë përsipër këtë post "për një kohë të papërcaktuar."
    Më tepër

    Poroshenko mbron zhvendosjen e biznesit në “parajsa fiskale”

    Presidenti ukrainas, tha se llogaritë e tij janë transparente dhe jo për të paguar më pak taksa
    Më tepër

    Greqia: studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

    Ndërsa Greqia ka sot një sektor efikas të transportit hekurudhor, në Shqipëri ky sektor ka degraduar dhe aktualisht ndodhet në një krizë të thellë, gati në ndërprerje të plotë.
    Më tepër

    Cruz, Sanders fitojnë në Uiskonsin

    Fitoret e tyre ishin të nevojshme për të ngushtuar hendekun me kundërshtarët e tyre
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Smoke and fire billow during a controlled explosion by Yemeni experts to destroy explosives and mines laid by Huthi rebels in the southern city of Aden.
    • Gunnery sergeant Christopher Willingham, of Tuscaloosa, Alabama, USA, poses with retired U.S. Marine dog Lucca, after receiving the PDSA Dickin Medal, awarded for animal bravery, equivalent of the Victoria Cross, at Wellington Barracks in London. The 12-year-old German Shepherd lost her leg on 23 March 2012, in Helmand Province, Afghanistan, when Lucca discovered a 30lb improvised explosive device and as she searched for additional IEDs, a second device detonated, instantly loosing her front left leg. Lucca completed over 400 separate missions in Iraq and Afghanistan during six years of active service protected the lives of thousands of troops.
    • People demonstrate against Iceland's Prime Minister Sigmundur Gunnlaugsson in Reykjavik, Iceland, April 4, 2016, after a leak of documents by so-called Panama Papers stoked anger over his wife owning a tax haven-based company with large claims on the country's collapsed banks. Gunnlaugsson became the first major casualty of the Panama Papers revelations, stepping down after leaked files.
    • Elite counter terrorism forces escort people fleeing their homes during clashes between Iraqi security forces and the Islamic State group in Hit, 85 miles (140 kilometers) west of Baghdad, Iraq.
    • A voter casts his ballot in the Wisconsin presidential primary at a voting station in Milwaukee, Wisconsin, USA.
    • Migrants, most of them from Pakistan, protest inside the entrance of Moria camp in the Greek island of Lesbos against the EU- Turkey deal about migration.
    • A fishing boat heads out to sea as the sun rises in Bal Harbour, Florida, USA.
    • A cyclist passes cherry trees in Erfurt, central Germany.
    • A butterfly emerges from its cocoon during at the botanical garden in Prague, Czech Republic.
    • Performers rehearse during a fire show for the opening of a Circus Festival in Dublin, Ireland, April 4, 2016.
    • Pink flamingos stand in the water at the Ras al-Khor Wildlife Sanctuary on the outskirts of Dubai, in the United Arab Emirates.
    < ▶ || > 1/11
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Mijëra kërkesa për makinën Tesla
    2. Të hënën fillon deportimi i refugjatëve për në Turqi
    3. Kryeprokurori Llalla sqaron vizitën në Uashington
    4. Brenda dy javësh “Dokumentat e Panamasë” për Ballkanin
    5. Intervistë me historianin nga Kosova, Jusuf Buxhovi
    Most Multimedia
    1.  Përdhunimet gjatë luftës në Kosovë
    2.  Ditari
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.