E mërkurë, 06 prill, 2016
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

    Lajme

    Film i xhiruar i gjithi me iPhone

    iPhone movie
    x
    iPhone movie

    Kamerat dixhitale dhe programet komjuterike kanë mundësuar që çdokush ta shndërrojë një histori të bukur në një film për t’u parë nga publiku. Vitin e kaluar, kritikët e filmave diskutuan shumë për filmin “Tangerine”, që ishte xhiruar i tëri me iPhone.

    Të frymëzuar prej këtij filmi, një ish-lojtar profesionist i futbollit amerikan dhe miqtë e tij xhiruan një film me iPhone duke shëtitur natën me limuzinë në rrugët e Los Anxhelosit.

    Filmi “9 rides” ka në qendër një shofer limuzine të brengosur që mediton nëpër Los Anxhelos, si dhe pasagjerët e ndryshëm që udhëtojnë me të gjatë një mbrëmjeje.

    “Xhiruam në orën katër-pesë të mëngjesit dhe nuk kishte asnjë person në rrugë. I dha më tepër peshë temës së vetmisë dhe në përgjithësi estetikës së filmit,” thotë Mathew Cherry, regjisor i filmit.

    Me një buxhet të vogël, Mathew vendosi të përfitojë nga rezolucioni 4K të iPhone 6, dhe instaloi disa të tillë nga jashtë dhe brenda makinës.

    “Ngamë makinën me 60 milje në orë në autostradë me këta telefona të kapur në kofanon e makinës dhe asnjëherë nuk ranë në tokë.”

    Për të dhënë efektin e ekranit të gjerë, ai përdori lente shtesë anamorfike.

    Ai i pozicionoi me kujdes iPhone-ët, për të kapur sa më shumë pamje:

    “Kishim dy iPhone në pjesën e përparme të makinës, njërin në anën e majtë të kofanos, tjetrin në anën e djathtë, që kapnin shoferin nga dy kënde të ndryshme.”

    Producenti Jerome Caldwell thotë se do të jetë e vështirë të tregtosh një film të xhiruar me iPhone:

    “Njerëzit mendojnë se thjesht mbajtëm telefonin në dorë për të xhiruar. Por, kur u tregojmë pamjet ata befasohen që janë xhiruar vërtet me iPhone.”

    Me shumë video të disponueshme, Mathew pati mundësinë të krijonte në rrjedhë dramatike të ngjarjeve.

    “Mendoj se pasqyrojmë dialoge dhe reagime tepër realiste," thotë Mathew.

    Mathew Cherry sapo ka lënë pas një karrierë me potencial në futboll dhe tashmë po ndjek pasionin e ri të prodhimit të filmave, duke shpresuar se filmi “9 Rides” nuk do të jetë produkti i tij i vetëm.

    Komentoni në këtë forum
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    ▶ || 0:00:00
    ... ⇱  
    • 264p / 73,0MB
    • 352p / 91,0MB
    • 576p / 180,0MB
     
     
    X
    05.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

    LAJME

    Kryeministri i Islandës jo dorëheqje

    Ai thjesht ka "sugjeruar" që zëvendës-kryetari i partisë së tij të marrë përsipër këtë post "për një kohë të papërcaktuar."
    Më tepër

    Poroshenko mbron zhvendosjen e biznesit në “parajsa fiskale”

    Presidenti ukrainas, tha se llogaritë e tij janë transparente dhe jo për të paguar më pak taksa
    Më tepër

    Greqia: studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

    Ndërsa Greqia ka sot një sektor efikas të transportit hekurudhor, në Shqipëri ky sektor ka degraduar dhe aktualisht ndodhet në një krizë të thellë, gati në ndërprerje të plotë.
    Më tepër

    Cruz, Sanders fitojnë në Uiskonsin

    Fitoret e tyre ishin të nevojshme për të ngushtuar hendekun me kundërshtarët e tyre
    Më tepër

    Lucca, qeni hero i ushtrisë amerikane

    Nderohet me medalje një qen i ushtrisë amerikane i dëmtuar në luftë
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Smoke and fire billow during a controlled explosion by Yemeni experts to destroy explosives and mines laid by Huthi rebels in the southern city of Aden.
    • Gunnery sergeant Christopher Willingham, of Tuscaloosa, Alabama, USA, poses with retired U.S. Marine dog Lucca, after receiving the PDSA Dickin Medal, awarded for animal bravery, equivalent of the Victoria Cross, at Wellington Barracks in London. The 12-year-old German Shepherd lost her leg on 23 March 2012, in Helmand Province, Afghanistan, when Lucca discovered a 30lb improvised explosive device and as she searched for additional IEDs, a second device detonated, instantly loosing her front left leg. Lucca completed over 400 separate missions in Iraq and Afghanistan during six years of active service protected the lives of thousands of troops.
    • People demonstrate against Iceland's Prime Minister Sigmundur Gunnlaugsson in Reykjavik, Iceland, April 4, 2016, after a leak of documents by so-called Panama Papers stoked anger over his wife owning a tax haven-based company with large claims on the country's collapsed banks. Gunnlaugsson became the first major casualty of the Panama Papers revelations, stepping down after leaked files.
    • Elite counter terrorism forces escort people fleeing their homes during clashes between Iraqi security forces and the Islamic State group in Hit, 85 miles (140 kilometers) west of Baghdad, Iraq.
    • A voter casts his ballot in the Wisconsin presidential primary at a voting station in Milwaukee, Wisconsin, USA.
    • Migrants, most of them from Pakistan, protest inside the entrance of Moria camp in the Greek island of Lesbos against the EU- Turkey deal about migration.
    • A fishing boat heads out to sea as the sun rises in Bal Harbour, Florida, USA.
    • A cyclist passes cherry trees in Erfurt, central Germany.
    • A butterfly emerges from its cocoon during at the botanical garden in Prague, Czech Republic.
    • Performers rehearse during a fire show for the opening of a Circus Festival in Dublin, Ireland, April 4, 2016.
    • Pink flamingos stand in the water at the Ras al-Khor Wildlife Sanctuary on the outskirts of Dubai, in the United Arab Emirates.
    < ▶ || > 1/11
    ... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
    Trego rezultatet
     

    Interaktive

    Most Viewed
    1. Mijëra kërkesa për makinën Tesla
    2. Të hënën fillon deportimi i refugjatëve për në Turqi
    3. Kryeprokurori Llalla sqaron vizitën në Uashington
    4. Brenda dy javësh “Dokumentat e Panamasë” për Ballkanin
    5. Intervistë me historianin nga Kosova, Jusuf Buxhovi
    Most Multimedia
    1.  Përdhunimet gjatë luftës në Kosovë
    2.  Ditari
    3.  Ditari
    4.  Ditari
    5.  Ditari

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.