E premte, tetor 17, 2014 Kosova 19:05
Audio meny
Multimedia
Dëgjo
Orari i emisioneve
VOX
Intervista

 Putin në Beograd
 Lajmet nga REL / 15 tetor
 Nxënësit në mbështetje të Kombëtares
 Atmosfera në Prishtinë
REL në Youtube

Aktuale

Parregullsitë, hije e keqe për Kuvendin e ri

Kuvendi i Kosovës

Artikujt e ndërlidhur

Seanca konstituive me plot shkelje

Qeveria e re nuk formohet pa sqarimet e Kushtetueses

Derisa PDK-ja synon të marrë një sqarim nga Gjykata Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të tij, presidentja Atifete Jahjaga nuk pritet të nominojë mandatarin për qeverinë e re.

 Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Kuvendit në seancën pa PDK-në

Me 65 vota për, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është zgjedhur kryetar i Kuvendit gjatë një seance të mbajtur pa Partinë Demokratike të Kosovës.
Arton Konushevci

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa, ka nisur të premten me punën e tij të re.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një ditë më parë u zgjodh kryetar i Kuvendit, në seancën konstituive, në të cilën, sipas vëzhguesve të punës e Kuvendit, ka pasur shkelje të Rregullores së Punës.

Megjithatë, Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi tash ka një udhëheqje të re, pavarësisht parregullsive që e kanë përcjellë seancën konstituive.

“Absolutisht po, unë mendoj që tani organet janë të zgjedhura, pa çka se nuk është kompletuar kryesia e Kuvendit, sepse një anëtar nga PDK-ja po ashtu edhe nga koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe nga Lista Serbe, nuk janë propozuar dje dhe si e tillë Kryesia e Kuvendit nuk konsiderohet si e kompletuar. Por, mendon që ata, të cilët të enjten morën votat, disa nga ta me 2/3 votave, mendoj se sot është dita e parë e punës se tyre në Kuvendin e Kosovës”, thotë Selmanaj.

Kurse, analisti i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se partitë politike, në veçanti ato të grupeve më të mëdha, më shumë kanë bërë përpjekje për ta penguar tjetrin që të udhëheqë me institucione, se sa që kanë reflektuar qasje për të udhëhequr vetë.

“Dje ka kulmuar me atë se si të pengohet njëra palë apo tjetra, të marrë udhëheqjen e institucioneve. Të dy kampet kanë rrezikuar shumë dhe nuk e di pse nuk janë ulur të bisedojnë për procedurat apo të pajtohen për procedurën e konstituimit dhe përzgjedhjen e përfaqësuesve të institucioneve”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Analisti Rashiti kritikon edhe bllokun opozitar se nuk ka vepruar në mënyrë ligjore, derisa në një farë forme, siç thotë ai, i ka pasur të sigurta votat.

Për më tepër, Rashiti thotë se zhvillimet, të cilat ndodhën në seancën e 17 korrikut, në Kuvend do të mbesin si një plagë në jetën politike.

“Deri në një vendim të Gjykatës Kushtetues duhet të funksionojë Kuvendi, por nuk e besoj se do të funksionojë. Nuk e besoj se polarizimet janë ekstreme dhe PDK-ja nuk e besoj se do të kthehet në Parlament deri në vendimin e Gjykatës Kushtetues. Besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do ta vonojë shumë shenjën e vendimit – opinionit të vet”, konsideron Rashiti 

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur të dhunshme zhvillimet e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Në rrjetin social Facebook Thaçi ka shkruar se “PDK-ja, duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës së djeshme konstituive, shpreh qëndrimin e saj se këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme”.

Thaçi ka konfirmuar se partia e tij pret që Gjykata Kushtetuese të japë vlerësimin në lidhje me, siç i ka quajtur ai, “ zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.


Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum
Më të lexuarat
  1. Erion Zena kthehet nga Siria në Kosovë (6129)
  2.  Putin mbështet Serbinë në lidhje me Kosovën (3954)
  3.  Tensionet në stadium ndërprejnë ndeshjen Serbi - Shqipëri (1622)
  4. Bushati: Serbët përdhosën kombëtaren shqiptare nga fillimi (1239)
  5. Jahjaga kërkon nga liderët të gjejnë më shpejt zgjidhjen (1097)
Më të komentuarat
  1. Jahjaga: Paaftësia për ndërtimin e institucioneve po lëkund partneritetin ndërkombëtar (13)
  2. Nëse nuk ka zgjidhje - zgjedhje të reja (12)
  3. Zgjidhja e vetme e nyjës politike, konsensusi (8)
  4. Miliardat e diasporës (6)
  5. Nga futbolli te rivaliteti etnik në Ballkan (5)

Përzgjedhja Jonë

Aktuale

Erion Zena kthehet nga Siria në Kosovë

Remitencat

Miliardat e diasporës

Shëndetësi

 Problemi kronik me barnat esenciale

VOX

 Universitarët nën vëzhgimin e kamerave

  •  Pas studimeve, punësimi i pasigurt

  •  A është e shtrenjtë jeta e një studenti?

  • Basha kundër vizitës së Ramës në Beograd
  • Ron Klain, përfaqësues i posaçëm amerikan kundër Ebolës
  • Vazhdojnë luftimet për mbrojtjen e Kobanit
  • Kremlini: Evropa nuk e pranon realitetin në Ukrainë