E enjte, 09 tetor, 2014
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

Lajme

Situata në BSH, Rama takon Nishanin

x
Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama u takua sot me presidentin Bujar Nishani për të diskutuar me të mbi situatën e krijuar në Bankën Qendrore pas arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani dhe propozimit të mbrëmshëm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës për shkarkimin e tij. Zoti Rama ka patur gjatë ditës takime dhe me anëtarë të Këshillit Mbikqyrës si dhe zëvendës guvernatoren Elizabeta Gjoni e cila ka marrë tani kompetencat e drejtimit ekzekutiv të Bankës. Ndërkohë zoti Fullani dhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës Elivar Golemi, u paraqitën sot në gjykatë për t’u njohur me masën e arrestit.

Situata në BSH, Rama takon Nishanini
▶ || 0:00:00
... ⇱  
  • 270p / 7,0MB
  • 360p / 9,0MB
  • 480p / 15,0MB
 
🔇
X
07.09.2014
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama u takua sot me presidentin Bujar Nishani për të diskutuar me të mbi situatën e krijuar në Bankën Qendrore pas arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani dhe propozimit të mbrëmshëm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës për shkarkimin e tij.

​Që prej ditës së djeshme kryeminisri Edi Rama ka zhvilluar një seri takimesh konsultative lidhur me situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë pas arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani. Sot ai është takuar dhe me presidentin Bujar Nishani. Sipas një njoftimi të shkurtër nga qeveria “pikëpamjet e tyre kanë qenë plotësisht konvergjente lidhur me domosdoshmërinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që në çdo hap të mëtejshëm drejt normalizimit, duhet mbajtur parasysh, qoftë forcimi i pavarësisë së institucionit, qoftë garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit në drejtimin e Bankës së Shqipërisë”. Presidenti është institucioni i cili i propozon parlamentit guvernatorin e Bankës, duke zgjedhur një nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Këshilli i mbledhur mbrëmë me urgjencë vendosi t’i propozojë parlamentit shkarkimin e guvernatorit, ndërsa i dha mbështetjen e tij zëvendëses së parë Elizabeta Gjoni, e cila ka marrë automatikisht kompetencat e drejtimit ekzekutiv të Banës në mungesë të guvernatorit. Kryeministri Rama ka takuar sot disa nga anëtarët e Këshillit si dhe më pas ka biseduar edhe me zonjën Gjoni për t’i shprehur, sic shpjegon një njoftim i qeverisë “qëndrimin në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucioni” duke nënvizuar se “respekti për profesionalizmin e mirënjohur të të cilëve mbetet i palëkundur”. Kryeministri ka shprehur bindjen se “Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë, më e sigurtë dhe më transparente nga ky proces i vështirë, por i shëndetshëm ndryshimi, në një kohë kur sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme”.

Ndërkaq sot guvernatori Ardian Fullani dhe Inspektorja e Përgjithshme Elizabeta Gjoni dolin për herë të parë para gjykatës, për t’u njohur me masën e arrestit. Ata akuzohen nga prokuroria për “Shpërdorim detyre”, një vepër për të cilën sipas avokatëve ata nuk duhet të qëndrojnë në arrest. “Masa e arrestit me burg është ekstreme dhe ligji i përcakton kushtet kur zbatohet, kur ëhstë një vepër tej mase e rëndë, kur ka një minimum dënimi nga 5 deri me dënim me burgim të përjetshëm. Por në këtë rast personi  nuk përbën një shkallë të lartë rrezikshmërie, pasi është një personalitet i sistemit bankar ndërsa njëkohësisht vepra për Shpërodrim detyre parashikon një dënim maksimal me 7 vjet burgim”, deklaroi Maksim Haxhia, avokat mbrojtës i zotit Fullani.

Gjykata nuk mori parasysh kërkesën e avokatëve për ndryshimin e masës së sigurisë. Këta të fundit njoftuan sot se do t’i drejtohen që nesër gjykatës së Apelit.

Ndërkohë nesër komisioni i Ekonomisë pret që pas mbërritjes zyrtarisht të propozimit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës, të nisi procedurat e shkarkimit për guvernatorin Fullani. Të njejtin fat pritet të ketë edhe Isnpektorja e Përgjithshme, e cila zgjidhet dhe shkarkohet vetëm nga parlamenti. Në të njejtën kohë do të vazhdojnë edhe seancat dëgjimore, ku nesër është parashikuar të paraqitet anëtarja e Këshillit Ermelinda Meksi dhe Ardian Civici.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: MEHDI nga: SHQIPERI
08.09.2014 17:31
Report
Fjalet qe thuhet sikur tallen BANKA TE KETE PAVARSI,PROFESINALIYEM E TE TJERA,Keto i ka pasur si kane munguar e ja rrezultati vidhen nga punonjesit 713 MILION LEKE
Pavarsi te kete por te kete KONTROLL AUDITIM.Cfare ligji qenka qe KLSHteti nuk ka te drejte te kontrolloje BSH,keto jane cudira shqipetare.


nga: David
08.09.2014 11:01
Report
Takimi Nishani-Rama as me pak dhe as me shume,por nje takim i rradhes ne mes mostrave e pjellave te diktatures komuniste per te rujtur te paprekur poltronet e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tria pushtetet,duke vazhduar me skenaret e peshtire e superkorruptiv e kriminal te rradhes.
Vrasja e bankierit Santo dhe arrestimi i guveratorit Fullani,nje presjon per te fshehur e mbajtur te pa cenuar pastrimin,strehimin ne banga shqiptare e mafjoze jasht vendit te miljarda dollareve te pista droges se Lazaratit,prostitucionit,e korrupsionit ,si dhe nje sherbim nen presjon per riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tria pushtetet,me demagogjite komunisto-nazifshiste si,"sherbet,perca e sundo,dhe rrej,rrej se dicka do te fitosh"nen ritmin e motos, "nga i jati,tek i biri dhe nje djalle e gjysem".
Bota e lire e demokratike nuk duhet te haje sapunin per djathe te servirur nga mostrat e diktaures komuniste dhe pjellat e saj qe po sponsorizojne ekstremizmin ne c'do cep te botes.
Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to si dje dhe dhe sot,ne Shqiperi dhe bote nuk do te kete qetesi,por vazhdim te skenareve superkorruptive e superkirminal e superterrorrist te rradhes,nen moton "nga i jati,tek i biri dhe nje djalle e gjysem'.

Ne mungese te drejtesise,cfare eshte sovraniteti,pervecse nje grabitje e organizuar.
Shen Agustini

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
▶ || 0:00:00
... ⇱  
  • 270p / 57,0MB
  • 360p / 80,0MB
  • 480p / 129,0MB
 
🔇
X
08.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Turqi, vazhdojnë bisedimet për luftën kundër ISIS

Ankaraja thotë se nuk mund të pritet që ajo të kryejë e vetme një operacion tokësor kundër militantëve të shtetit islamik në Siri
Më tepër

Francezi Patrick Modiano fitues i Nobelit në letërsi

Veprat e Modianos shpesh përqëndrohen në jetën e Francës nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më tepër

Debat në parlamentin e Kosovës pa PDK-në

Partitë e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, fajësuan PDK-në për bllokim të formimit të institucioneve të reja.
Më tepër

Kosovë: Arrestohen nëntë punonjës shëndetësorë

Policia e Kosovës arrestoi të enjten nëntë persona, përfshirë edhe punonjës të ministrisë së shëndetësisë të dyshuar për përfshirje në një grup të organizuar kriminal.
Më tepër

Luftimet në Kobani

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se vetëm sulmet ajrore nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur militantët
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Indian Sikh school children dressed as Punj Pyara participate in a procession from the Sri Akal Takhat at the Sikh Shrine, The Golden Temple in Amritsar on the eve of the birth anniversary of the fourth Sikh Guru Ramdass.
  • A whirlwind advances towards an area where Syrian Kurds fleeing to Turkey from Syria parked their vehicles in no man's land on the Turkish-Syrian border in the southeastern town of Suruc in Sanliurfa province.
  • A demonstrator is pushed by a Spanish riot police officer as a veterinarian van, apparently carrying Excalibur, the dog of the Spanish nurse who contracted Ebola, leaves from her apartment complex in Alcorcon, outside Madrid. Madrid regional authorities said they would euthanize Excalibur to avoid possible contagion, sparking an outcry by animal rights activists to save the dog.
  • Heath workers collect samples from the body of a person suspected to have died from the Ebola virus, as it lies on the street covered in leaves in Freetown, Sierra Leone. Burial teams abandoned the bodies of Ebola victims in the capital after going on strike this week, though an official claimed the situation had been resolved.
  • NASA astronaut Reid Wiseman (pictured here) and European Space Agency astronaut Alexander Gerst completed the first of three spacewalks for the Expedition 41 crew aboard the International Space Station. (NASA/ESA/Alexander Gerst)
  • Balinese men lashing burning coconut husks off each other during 'Mesabatan Api', a sacred firefighting ritual at a Hindu temple in Bali, Indonesia.
  • Indian villagers sit in a tractor as they flee their homes fearing firing from the Pakistan side of the border at Chilyari village of Samba sector in Jammu and Kashmir state.
  • An illustration picture shows a projection of binary code including cyrillic words onto a man in Warsaw, Poland.
  • The main terminal of Donetsk Sergey Prokofiev International Airport is hit by shelling during fighting between pro-Russian rebels and Ukrainian government forces in the town of Donetsk, eastern Ukraine.
  • A radio-controlled flying witch makes a test flight past a moon setting into clouds along the pacific ocean in Carlsbad, California. Reuters was invited to photograph the testing of the life sized device by inventor Otto Dieffenbach lll.
  • Indian Air Force (IAF) Air Warrior drill team display rifle handling skills during Air Force Day at the air force station in Hindon near New Delhi.
  • A woman knits with large knitting needles during the Knitting and Stitching show at Alexandra Palace in London.
  • A hot air balloon flies over the desert near Luxor, Egypt.
  • A Samaritan prays during the holiday of Sukkot (the Tabernacles Feast) celebrations on Mount Gerizim, near the northern West Bank city of Nablus. Sukkot marks the exodus of the ancient Hebrew people from Egypt.
  • The Eiffel Tower is illuminated in pink, in honor of National Breast Cancer Awareness Month in Paris, France, Oct. 7, 2014.
< ▶ || > 1/15
... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
Trego rezultatet
 

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Most Viewed
  1. Rregulla të reja për hyrjen në Greqi
  2. Një amerikan shpall një “mbretëri afrikane”
  3. Richard Lukaj: Vjedhja në Bankën e Shqipërisë krijon shumë pikëpyetje
  4. Bashar al-Assad, një shfaqje të rrallë në publik
  5. Presidenti Nishani nderon personalitete shqiptaro-amerikane
Most Multimedia
  1.  Lidhja me News24 - 30 shtator 2014
  2.  Ditari
  3.  Ditari
  4.  Ditari
  5.  Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ