E enjte, 25 shtator, 2014
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

Lajme / SHBA

ISIS dhe strategjitë për mposhtjen e tij

x
Meredith Buel

Forcat kurde kanë filluar një operacion për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga një qytet strategjik në veri të Irakut. Zyrtarët thanë se luftëtarët kurdë Peshmerga rimorën sot në mëngjes disa zona të Jalalës, 115 kilometra në verilindje të Bagdadit.

Kohët e fundit Peshmergat kanë filluar të rimarrin territorin e humbur, pjesërisht me ndihmën e sulmeve ajrore amerikane kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha në Uashington se kërcënimi që vjen nga ekstremistët e Shtetit Islamik ndaj sigurisë globale është i paprecedent.

Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel i bëri komentet një ditë pas lajmeve se grupi militant kishte ekzekutuar gazetarin amerikan James Foley, i rrëmbyer prej tyre rreth dy vjet më parë.

"ISIS është më i sofistikuar dhe më i financuar se çdo grup që kemi parë deri tani. Ata nuk janë thjesht një grup terrorist. Ata kanë një ideologji, kanë aftësi strategjike dhe ushtarake të sofistikuar, janë të financuar jashtëzakonisht mirë, kjo e kalon gjithçka që ne kemi parë. Ne duhet të përgatitemi për çdo gjë."

Por shumë ekspertë të sigurisë thonë se vetëm sulmet ajrore nuk do të jetë të mjaftueshëm për të ndalur ekstremistët. Ja ç'thotë Kamran Bokhari, i firmës së zbulimit Stratfor.

"Forca ajrore mund t'i çorientojë ata, por ajo mbështetet në cilësinë e informacionit të zbulimit."

Michael O'Hanlon, ekspert i sigurisë në Institutin Brookings të Uashingtonit, thotë se mund të jetë e vështirë të marrësh informacione të tilla zbulimi.

"E vetmja mënyrë për të marrë informacione të tilla është me anë të trupave në terren, duke dëgjuar dhe biseduar me njerëzit. Pastaj duhet mbrojtur popullata në mënyrë që burimet e informacionit të mos vriten si hakmarrje nga ana e ekstremistëve."

Të dy ekspertët thonë se trupat tokësore duhet të jenë irakiane, jo të huaja. Por forcat irakiane të sigurisë tani për tani janë të çorganizuara.  Ato u shpërbënë përballë sulmeve të ISIS, dështim për të cilin fajësohet politika përçarëse e ish-kryeministrit irakian Nuri al-Maliki.

"Duhet të kuptoni se ISIS i bëri llogaritë me kujdes. Ata shfrytëzuan me sukses ankesat e sunive ndaj qeverisë shiite dhe ndaj autoriteteve rajonale kurde në veri."

Trysnia e brendshme dhe ndërkombëtare e detyroi zotin Maliki të largohej. Tani sfida më e madhe për kryeministrin e ri, Haidar el Abadi, është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e këtyre ankesave. ISIS ka fituar territor duke bërë aleanca të përkohshme me fiset vendëse. Zoti O'Hanlon thotë se militantët mund t'i përdorin këto aleanca për të forcuar kontrollin.

Ndërsa zoti Bokhari thotë se çelësi tjetër për të frenuar Shtetin Islamik është kundërvënia ndaj propagandës së tij.

"Ajo që duhet të bëjë pala tjetër, dhe kjo është detyrë e sunive dhe e mbështetësve të tyre rajonalë, është të rifitojë epërsinë, pra t'u tregojë njerëzve se nuk bëhet fjalë për një kalifat dhe as për një shtet islamik."

Por shefi i Shtatmadhorisë amerikane Martin Dempsey, e sheh si jashtëzakonisht të vështirë sfidën për të mposhtur Shtetin Islamik.

"Ata mund t'i frenosh por jo përgjithmonë. Kjo është një organizatë që ka një synim apokaliptik, ka një vizion strategjik që kërkon fundin e botës, prandaj duhet mposhtur një ditë. Por a mund të mposhtet ajo pa mposhtur pjesën e saj që ndodhet në Siri? Përgjigja është jo," tha Gjeneral Dempsey.

Gjenerali nuk parashikon që sulmet ajrore amerikane të shtrihen nga Iraku në Sirinë fqinje. Por ai tha se prania e militantëve në Irakun verior e perëndimor dhe në Sirinë lindore duhet të zgjidhet me mjete diplomatike, politike dhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ladi nga: Tirane
23.08.2014 06:08
Report
Ne Shqiptaret duhet te jemi te vetedijshem se gjaku Shqiptar duhet derdhur veç per Shqiptarinë!


nga: Gezim nga: Prishtine
22.08.2014 08:37
Report
Ky grup terrorist eshte kercenim per tere boten e qyteteruar, per te gjithe popujt liridashes, prandaj, lusim SHBA-te qe te angazhohen maksimalisht ne shkaterrimin e tyre dhe qelulave te tyre, kudo ne bote. Ju lutem ndiqni keta te mallkuar dhe shkaterrojini ata.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
▶ || 0:00:00
... ⇱  
  • 270p / 64,0MB
  • 360p / 95,0MB
  • 480p / 147,0MB
 
🔇
X
24.09.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Departamenti i Shtetit publikon listën e terroristëve

DASH nxori një listë me dhjetë individë dhe dy grupe, të cilët përcaktohen si terroristë. Vendosen sanksione dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë mbështetje atyre, si dhe veprimeve të tyre terroriste
Më tepër

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën mbi luftëtarët e huaj të ISIS-it

Në një takim të kryesuar nga Presidenti Obama, Këshilli miratoi njëzëri një rezolutë për të marrë masa të forta ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen miltantëve të organizatave, si grupi "Shteti Islamik"
Më tepër

I pritet koka pengut francez

Franca konfirmoi se një nga qytetarët e saj ishte ekzekutuar me prerje koke këtë javë nga një grup ekstremist algjerian i lidhur me grupin Shteti Islamik.
Më tepër

Kosova ende larg zgjidhjes së ngërçit

Koalicioni përsëriti qëndrimin se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike
Më tepër

Shqipëria është dhe do të jetë pjesë e koalionit kundër ISIS

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Shqipëria e konsideron kërcënimin nga Shteti Islamik një të keqe jo thjesht për Lindjen e Mesme, por për mbarë njerëzimin
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • U.S. Air Force pilots with the Thunderbirds perform the calypso pass maneuver in F-16 Fighting Falcon aircraft during a practice session prior to the Gunfighter Skies air show at Mountain Home Air Force Base, Idaho.
  • People watch from behind the gate of the house of the business tycoon and Islah party leader Hameed al-Hamar after Shi'ite Houthi rebels took control of it in Sana'a, Yemen.
  • A resident walks upon the debris of buildings which were damaged in what activists say was one of the U.S. air strikes in Kfredrian, Idlib province, Iraq.
  • Castellers "Colla Jove de Barcelona" form a human tower during a demonstration at the festival of the patron saint of Barcelona "The Virgin of Mere" at Sant Jaume square in Barcelona, Spain.
  • Folk dancers perform Dandiya, a traditional dance, during a rehearsal ahead of Navratri festival in the western Indian city of Ahmedabad. Navratri, held in honor of Hindu Goddess Durga, is celebrated over a period of nine days.
  • Women dressed in traditional attires balance pitchers on their heads as they take part in rehearsals for the "garba" dance ahead of Navratri festival in the western Indian city of Ahmedabad.
  • European Ryder Cup player Sergio Garcia putts on the 18th green during practice ahead of the 2014 Ryder Cup at Gleneagles in Scotland.
  • An Orthodox priest blesses members of the media at the Baikonur Cosmodrome launch pad in Kazakhstan. Launch of the Soyuz rocket is scheduled for Sept. 26 and will send Expedition 41 Soyuz Commander Alexander Samokutyaev of the Russian Federal Space Agency (Roscosmos), Flight Engineer Elena Serova of Roscosmos, and Flight Engineer Barry Wilmore of NASA, on a five and a half month mission aboard the International Space Station.
  • Los Angeles firefighters watch as smoke from a dock fire continues to rise at the Port of Los Angeles in the Wilmington section of Los Angeles, California, USA, Sept. 23, 2014.
  • Thai chefs cook vegetarian food from a giant cooking bowl during the vegetarian festival celebration in Chiang Mai province, northern Thailand.
  • "Unconditional Surrender," an 8-meter (25-foot) cast-bronze sculpture in color of a sailor and a nurse in lip-locked embrace, is seen outside the Caen Memorial in Normandy, France.
  • Models sit on the catwalk during Dries van Noten's Spring/Summer 2015 ready-to-wear fashion collection presented in Paris, France.
  • Japan's Takeshi Terashima (L) tries to block the ball against South Korea's Kim Young-Man (R) in the men's team sepaktakraw preliminary match during the 2014 Asian Games at Bucheon Gymnasium in Bucheon, east of Incheon, South Korea.
  • Ram Singh Chauhan (61) displays his approximately 18 foot long moustache in Ahmedabad, India.
< ▶ || > 1/14
... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
Trego rezultatet
 

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Most Viewed
  1. Washington, takim për Maqedoninë
  2. Si u shpëtuan infermieret amerikane në Shqipëri
  3. Pikëpyetje për efikasitetin e Shërbimit Sekret Amerikan
  4. Takim i rrallë i sekretarit Kerry me homologun iranian
  5. Vizita e Papës në Tiranë, komentojnë studiuesit
Most Multimedia
  1.  Intervistë me znj. Arta Dade, Parlamenti i Shqipërisë
  2.  Lidhja me News24 - 16 shtator 2014
  3.  Ditari
  4.  Ditari
  5.  Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ