E enjte, 25 shtator, 2014
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

Lajme

Histori: Çfarë ka ndodhur më 19 gusht?

Roman Senat
x
Roman Senat
Astrit Lulushi

43 pes - Gaius Julius Cadaesar Octavianus detyron Senatin për ta zgjedhur Konsull. Më vonë, më 27 pes, ai e shpalli Romën perandori, duke u bërë vetë  i pari perandor romak; Oktaviani mori emrin Augustus, dhe qëndroi në fron deri në vitin 14 të erës sonë, kur vdiq në moshën 75 vjeçare. Historianët e lashtë thonë se muaji August (gusht)  u quajt i tillë për nder të emrit të tij; deri atëherë ky muaj quhej Sextilis (Gjashtë), sepse  ishte muaji i gjashtë i kalendarit të lashtë. Gjithashtu, perandori Augustus kërkoi që muaji me emrin e tij të ishte njësoj i gjatë me muajin korrik, Julio, pas emrit të Jul Cezarit - kështu korriku dhe gushti kanë nga 31 ditë. Muaji Sextilis u zgjodh për t'u zevendësuar me Augustus, sepse vinte pas muajit Julio dhe Oktaviani ishte djali i birësuar i Jul Cezarit. HIstoriani latin Macrobius thotë se muaji Sextilis u riemërua August, sepse disa nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë ardhjes në pushtet të Oktavianit, përfshi rënien e Aleksandrisë, ndodhën në këtë muaj. Vetë fjala latine "augustus" do të thotë  'i uruar', 'i bekuar' a i përzgjedhur nga fati ose Perënditë. Në shqip ky muaj quhet "gusht", fillimish i quajtur "muaji i gjashtë" pastaj "gjashtë "dhe në ndeshje në të folur me "augustus" u bë "gusht".

232 - Në Sirmium (sot Sremska Mitrovica), Pannonia, lindi Markus Aurelius Probus  - ishte ilir, babi i tij quhej Dalmatius. Probus shërbeu si perandor romak nga viti 276 deri në 282 - u vra nga ushtarët e tij të revoltuar pasi i përdorte për punë civile, tharrje kenetash; Gjatë kohës si perandor, Probus forcoi kufijtë përgjatë Rinit dhe Danubit dhe rivendosi paqen në Rhaetia, Iliri, dhe Moesi duke kryer fushata kundër fiseve vandale.

1848 - Gazeta New York Herald botoi e para lajmin mbi zbulimin e arit në Kaliforni.
 
1934 - Gjermanët votuan për të bërë Adolf Hitlerin udhëheqësin e tyre (Fyhrer).

1946 - Lindi Bill Klinton, politikan, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara - presidenti i tretë më i ri në moshë (46 vjeç); pas Theodor Ruzveltit (42 vjeç); dhe Xhon Kenedit (43 vjeç) - mori detyrën në fund të Luftës së Ftohtë, dhe ishte presidenti i parë amerikan i lindur pas Luftës së dytë Botërore. Presidenca e tij pati suksese e skandale; ndihmoi edhe në çlirimin e shqiptarëve të Kosovës. Pas përfundimit të dy mandateve, Klinton mori nga opinioni vlerësimin më të lartë se çdo president i periudhës së pas-luftës; 66 për qind e amerikanëve i dhanë atij notën pozitive - 3 për qind më shumë sesa u kishin dhënë presidentëve Reagan dhe Kenedi.

1960 - Rusët dërgojnë me satelit dy qenë në orbitën e tokës.

1964 - Grupi Beatles filloi turneun e parë në Amerikën veriore, gjatë të cilit dha koncerte në 26 qytete.

1989 - Disa qindra gjermano-lindorë kalojnë kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë gjatë Piknikut Pan-Evropian, pjesë e ngjarjeve që filluan procesin e rënies së Murit të Berlinit. Pikniku u organizua nga Bashkimi Pan-Evropean dhe Forumi Demokratik Hungarez i opozitës. Sot në vendin e piknikut ndodhet një monument. Në vitin 2009, Angela Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, vizitoi festimet që shënuan 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje dhe falënderoi hungarezët për guxim dhe largpamësi: "Dy kombe të skllavëruar së bashku shkatërruan muret e skllavërimit ...hungarezët i dhanë krahë dëshirës së gjermano-lindorëve për liri."

1999 - Në Beograd, dhjetëra mijëra serbëve dolën në rrugë e sheshe për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

2003 - Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira de Mello ishte njëri prej 22 të vrarëve, kur një makinë bombë goditi selinë e OKB-së në Bagdat.

 Mendim i ditës
”Nëse përpara iu del një mur, mos u ktheni mbrapa, por mendoni se si t'i vini rrotull, t'a kapërceni ose të kaloni nëpër 'të.”
Michael Jordan

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
▶ || 0:00:00
... ⇱  
  • 270p / 64,0MB
  • 360p / 95,0MB
  • 480p / 147,0MB
 
🔇
X
24.09.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën mbi luftëtarët e huaj të ISIS-it

Në një takim të kryesuar nga Presidenti Obama, Këshilli miratoi njëzëri një rezolutë për të marrë masa të forta ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen miltantëve të organizatave, si grupi "Shteti Islamik"
Më tepër

I pritet koka pengut francez

Franca konfirmoi se një nga qytetarët e saj ishte ekzekutuar me prerje koke këtë javë nga një grup ekstremist algjerian i lidhur me grupin Shteti Islamik.
Më tepër

Kosova ende larg zgjidhjes së ngërçit

Koalicioni përsëriti qëndrimin se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike
Më tepër

Shqipëria është dhe do të jetë pjesë e koalionit kundër ISIS

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Shqipëria e konsideron kërcënimin nga Shteti Islamik një të keqe jo thjesht për Lindjen e Mesme, por për mbarë njerëzimin
Më tepër

Kongresi karpato-ballkanik i gjeologjisё

Gjeologё shqiptarё e tё huaj kanё zbuluar deri tani nё Shqipёri 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi dhe mbi 500 vendburime të mineralesh.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • U.S. Air Force pilots with the Thunderbirds perform the calypso pass maneuver in F-16 Fighting Falcon aircraft during a practice session prior to the Gunfighter Skies air show at Mountain Home Air Force Base, Idaho.
  • People watch from behind the gate of the house of the business tycoon and Islah party leader Hameed al-Hamar after Shi'ite Houthi rebels took control of it in Sana'a, Yemen.
  • A resident walks upon the debris of buildings which were damaged in what activists say was one of the U.S. air strikes in Kfredrian, Idlib province, Iraq.
  • Castellers "Colla Jove de Barcelona" form a human tower during a demonstration at the festival of the patron saint of Barcelona "The Virgin of Mere" at Sant Jaume square in Barcelona, Spain.
  • Folk dancers perform Dandiya, a traditional dance, during a rehearsal ahead of Navratri festival in the western Indian city of Ahmedabad. Navratri, held in honor of Hindu Goddess Durga, is celebrated over a period of nine days.
  • Women dressed in traditional attires balance pitchers on their heads as they take part in rehearsals for the "garba" dance ahead of Navratri festival in the western Indian city of Ahmedabad.
  • European Ryder Cup player Sergio Garcia putts on the 18th green during practice ahead of the 2014 Ryder Cup at Gleneagles in Scotland.
  • An Orthodox priest blesses members of the media at the Baikonur Cosmodrome launch pad in Kazakhstan. Launch of the Soyuz rocket is scheduled for Sept. 26 and will send Expedition 41 Soyuz Commander Alexander Samokutyaev of the Russian Federal Space Agency (Roscosmos), Flight Engineer Elena Serova of Roscosmos, and Flight Engineer Barry Wilmore of NASA, on a five and a half month mission aboard the International Space Station.
  • Los Angeles firefighters watch as smoke from a dock fire continues to rise at the Port of Los Angeles in the Wilmington section of Los Angeles, California, USA, Sept. 23, 2014.
  • Thai chefs cook vegetarian food from a giant cooking bowl during the vegetarian festival celebration in Chiang Mai province, northern Thailand.
  • "Unconditional Surrender," an 8-meter (25-foot) cast-bronze sculpture in color of a sailor and a nurse in lip-locked embrace, is seen outside the Caen Memorial in Normandy, France.
  • Models sit on the catwalk during Dries van Noten's Spring/Summer 2015 ready-to-wear fashion collection presented in Paris, France.
  • Japan's Takeshi Terashima (L) tries to block the ball against South Korea's Kim Young-Man (R) in the men's team sepaktakraw preliminary match during the 2014 Asian Games at Bucheon Gymnasium in Bucheon, east of Incheon, South Korea.
  • Ram Singh Chauhan (61) displays his approximately 18 foot long moustache in Ahmedabad, India.
< ▶ || > 1/14
... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
Trego rezultatet
 

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Most Viewed
  1. Washington, takim për Maqedoninë
  2. Si u shpëtuan infermieret amerikane në Shqipëri
  3. Pikëpyetje për efikasitetin e Shërbimit Sekret Amerikan
  4. Takim i rrallë i sekretarit Kerry me homologun iranian
  5. Vizita e Papës në Tiranë, komentojnë studiuesit
Most Multimedia
  1.  Intervistë me znj. Arta Dade, Parlamenti i Shqipërisë
  2.  Lidhja me News24 - 16 shtator 2014
  3.  Ditari
  4.  Ditari
  5.  Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ