E enjte, 25 shtator, 2014
Web TV

 Ditari
Zëri i Amerikës

Lajme

Histori: Çfarë ka ndodhur më 17 gusht?

Thopia Family Crest
x
Thopia Family Crest
Astrit Lulushi

1386 - Karl Thopia, princi  i Mbretërisë së Shqipërisë, me kryeqendër Durrësin, krijon aleancë me Republikën e Venedikut - ai bie dakord për të marrë pjesë në të gjitha luftërat e Republikës (ose të paguante fonde ndihmëse dhe furnizim me grurë), në shkëmbim për mbrojtjen bregdetare kundër osmanëve. Përveç kësaj, Topia u premtoi tregtarëve venecianë siguri në territorin e tij. Karl Topia ishte biri i Andrea Topias, dhe nëna e tij ishte bijë e Robertit të Napolit, nga shtëpia e njohur Anzhui e Francës. Ngjarja rrodhi kështu: Roberti kishte një vajzë të jashtligjshme, Helen, të cilën ai dëshironte ta martonte me të një fisnik francez në More. Por rrugës,  anija me të cilën ajo po udhëtonte ndeshi me një stuhi dhe u ndal në Durrës; aty u takua me princin Andrea Thopia, dhe të dy ranë në dashuri; ata u martuan dhe u lindën dy djem, Karl e Gjergj. (Gjon Muzaka në gjenealogjinë e tij thotë se Andrea e rrëmbeu Helenën). Mbreti Robert i Napolit u zemërua nga prishja e planit të martesës, por nuk e dha veten; ai e ftoi bijën e tij dhe Andrean në Napoli, dhe i vrau të dy.  Familja Thopia sundoi rajonet Durrës, Krujë, Peqin, Elbasan, Mokër dhe Gorë, deri në Liqenin e Ohrit.  Më 1381, Karl Topia ndërtoi Kishën e Shën Gjonit në afërsi të Elbasanit; ai shfaqet edhe në ikonën e Shën Gjonit, pikturuar nga Onouphrios Protopapas (i njohur si "Onufri"), i veshur me një kurorë duke qëndruar përkrah  Shenjtit. Një mbishkrim kaligrafik në greqisht në muret e kësaj Kishe dëshmon: “Karlas Theopias, nip nga gjaku i mbretit të Francës ... ndërtoi këtë kishë të shenjtë të Shën Gjon Vladimirit...”

1717 - Luftrat austro-osmane 1716 - 1718: Rrethimi njëmujor i Beogradit përfundon me marrjen e qytetit nga Perandoria Osmane.

1911 – Ersekë, Shqipëri; vdiq Petro Nini Luarasi, 47 vjeç, prift, shkrimtar, mësues. Iku i helmuar. Petro punoi si drejtor dhe mësues i shkollës së parë shqipe të motrave Gjerazi në Korçë më 1887. Në vitin 1904, emigroi në Shtetet e Bashkuara ku qëndroi disa vite - si anëtar aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Petro Nini Luarasi ishte delegatë në Kongresin e Manastirit që sanksionoi krijimin e alfabetit shqip më 1908.  Për atdhetarizëm, mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtari shoqërore, Petro Nini u përndoq si nga turqit e rinj ashtu edhe nga Patriarku Ekumenik ortodoks i Konstandinopojës.

1943 - Lufta e Dytë Botërore: Trupat amerikane të komanduara nga gjenerali George S. Patton mbërrijnë në Messina, Itali, pasuar disa orë më vonë nga trupat britanike nën komandën e marshallit Bernard Montgomery, duke kompletuar pushtimin aleat të Sicilisë.

1962 – Simbol i shëmtuar i luftës së ftohtë; Rojet gjermano lindore qëllojnë të riun Peter Fechter që përpiqej të kalonte Murin e Berlinit për në Perëndim dhe e lënë atë të vdesë nga humbja e gjakut.

1998 – SHBA, Skandali Lewinsky: Presidenti amerikan Bill Clinton pranon në dëshminë e regjistruar se ai kishte pasur "marrëdhënie të pahijshme fizike" me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Lewinsky. Në të njëjtën ditë Klinton pranoi para kombit se kishte "çorientuar njerëzit" në lidhje me këto marrëdhënie.

Mendim i ditës
“Informacioni nuk është njohuri”.
Albert Einstein

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
▶ || 0:00:00
... ⇱  
  • 270p / 64,0MB
  • 360p / 95,0MB
  • 480p / 147,0MB
 
🔇
X
24.09.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Departamenti i Shtetit publikon listën e terroristëve

DASH nxori një listë me dhjetë individë dhe dy grupe, të cilët përcaktohen si terroristë. Vendosen sanksione dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë mbështetje atyre, si dhe veprimeve të tyre terroriste
Më tepër

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën mbi luftëtarët e huaj të ISIS-it

Në një takim të kryesuar nga Presidenti Obama, Këshilli miratoi njëzëri një rezolutë për të marrë masa të forta ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen miltantëve të organizatave, si grupi "Shteti Islamik"
Më tepër

I pritet koka pengut francez

Franca konfirmoi se një nga qytetarët e saj ishte ekzekutuar me prerje koke këtë javë nga një grup ekstremist algjerian i lidhur me grupin Shteti Islamik.
Më tepër

Kosova ende larg zgjidhjes së ngërçit

Koalicioni përsëriti qëndrimin se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike
Më tepër

Shqipëria është dhe do të jetë pjesë e koalionit kundër ISIS

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Shqipëria e konsideron kërcënimin nga Shteti Islamik një të keqe jo thjesht për Lindjen e Mesme, por për mbarë njerëzimin
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • U.S. Air Force pilots with the Thunderbirds perform the calypso pass maneuver in F-16 Fighting Falcon aircraft during a practice session prior to the Gunfighter Skies air show at Mountain Home Air Force Base, Idaho.
  • People watch from behind the gate of the house of the business tycoon and Islah party leader Hameed al-Hamar after Shi'ite Houthi rebels took control of it in Sana'a, Yemen.
  • A resident walks upon the debris of buildings which were damaged in what activists say was one of the U.S. air strikes in Kfredrian, Idlib province, Iraq.
  • Castellers "Colla Jove de Barcelona" form a human tower during a demonstration at the festival of the patron saint of Barcelona "The Virgin of Mere" at Sant Jaume square in Barcelona, Spain.
  • Folk dancers perform Dandiya, a traditional dance, during a rehearsal ahead of Navratri festival in the western Indian city of Ahmedabad. Navratri, held in honor of Hindu Goddess Durga, is celebrated over a period of nine days.
  • Women dressed in traditional attires balance pitchers on their heads as they take part in rehearsals for the "garba" dance ahead of Navratri festival in the western Indian city of Ahmedabad.
  • European Ryder Cup player Sergio Garcia putts on the 18th green during practice ahead of the 2014 Ryder Cup at Gleneagles in Scotland.
  • An Orthodox priest blesses members of the media at the Baikonur Cosmodrome launch pad in Kazakhstan. Launch of the Soyuz rocket is scheduled for Sept. 26 and will send Expedition 41 Soyuz Commander Alexander Samokutyaev of the Russian Federal Space Agency (Roscosmos), Flight Engineer Elena Serova of Roscosmos, and Flight Engineer Barry Wilmore of NASA, on a five and a half month mission aboard the International Space Station.
  • Los Angeles firefighters watch as smoke from a dock fire continues to rise at the Port of Los Angeles in the Wilmington section of Los Angeles, California, USA, Sept. 23, 2014.
  • Thai chefs cook vegetarian food from a giant cooking bowl during the vegetarian festival celebration in Chiang Mai province, northern Thailand.
  • "Unconditional Surrender," an 8-meter (25-foot) cast-bronze sculpture in color of a sailor and a nurse in lip-locked embrace, is seen outside the Caen Memorial in Normandy, France.
  • Models sit on the catwalk during Dries van Noten's Spring/Summer 2015 ready-to-wear fashion collection presented in Paris, France.
  • Japan's Takeshi Terashima (L) tries to block the ball against South Korea's Kim Young-Man (R) in the men's team sepaktakraw preliminary match during the 2014 Asian Games at Bucheon Gymnasium in Bucheon, east of Incheon, South Korea.
  • Ram Singh Chauhan (61) displays his approximately 18 foot long moustache in Ahmedabad, India.
< ▶ || > 1/14
... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
Trego rezultatet
 

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Most Viewed
  1. Washington, takim për Maqedoninë
  2. Si u shpëtuan infermieret amerikane në Shqipëri
  3. Pikëpyetje për efikasitetin e Shërbimit Sekret Amerikan
  4. Takim i rrallë i sekretarit Kerry me homologun iranian
  5. Vizita e Papës në Tiranë, komentojnë studiuesit
Most Multimedia
  1.  Intervistë me znj. Arta Dade, Parlamenti i Shqipërisë
  2.  Lidhja me News24 - 16 shtator 2014
  3.  Ditari
  4.  Ditari
  5.  Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ