E martë, 26 gusht, 2014
Web TV

 Amerika në 60 sekonda
 Ditari
Zëri i Amerikës

Lajme / Shëndetësi

Teknologjia në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara

x

Shkencëtarët në Londër po punojnë për të prodhuar një karrige me rrota që mund të manovrohet thjesht duke hedhur sytë në drejtimin ku do të shkojë përdoruesi. Nëse ky projekt realizohet me sukses, programe kompiuterike me kosto relativisht të ulët mund të përdoren për t’u dhënë më shumë liri lëvizjeje personave me aftësi të kufizuara apo pa krahë.

Një numër i madh njerëzish që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë apo dëmtimet e shtyllës kurrizore nuk kanë humbur aftësinë për të lëvizur sytë, të cilët komandohen direkt nga truri. Disa teknologji ekzistuese u japin mundësi personave me aftësi shumë të kufizuara të hedhin shikimin mbi shigjeta në ekranin e kompiuterit dhe të orientojnë një karrige me rrota. Por ky sistem ende ka probleme, një ndër të cilat është vonesa e reagimit të karriges nga momenti kur personi hedh vështrimin në ekran.

“Programet aktuale kompiuterike shpesh bazohen tek komunikimi me një ekran kompiuterik, pra ke përpara një ekran ku hedh vështrimin për të dhënë sinjale për drejtimin e lëvizjes. Problemi është se ky sistem e largon vëmendjen e përdoruesit nga mjedisi përreth dhe e drejton tek ekrani, si dhe ka edhe vonesë nga momenti i dhënies së komandës e deri në zbatim”.

Një ekip i udhëhequr nga Dr. Aldo Faisal në Kolegjin Imperial në Londër ka zhvilluar një program kompiuterik që u jep mundësi përdoruesve të orientojnë karrigen me rrota thjesht duke hedhur vështrimin në drejtimin ku duan të shkojnë:

“Sytë tanë nuk janë thjesht një dritare e shpirtit, por edhe një dritare e synimeve tona. Nëse do të shkosh diku, në këtë drejtim apo në atë tjetrin, unë i hedh sytë në atë anë. Ideja është të krijojmë një sistem kompiuterik që deshifron lëvizjen e syve, pra që kap lëvizjen dhe e interpreton si komandë dhe më pas e orienton karrigen me rrota në atë drejtim”.

Dy kamera ndjekin lëvizjet e syve dhe mund të përcaktojnë nëse pacienti thjesht po sheh rrotull apo do të shkojë në një drejtim të caktuar:

“Ndjekim beben e syve dhe përmes procesit të kalibrimit analizojmë se ku e ka hedhur vështrimin individi”.

Informacioni i kapur nga kamerat analizohet në bazë të algoritmeve brenda një të dhjetës së sekondit dhe shndërrohet në komandë veprimi thuajse të menjëhershme:

“Për momentin po lëviz përpara duke para dyshemenë. Kjo realizohet duke parë në dysheme në drejtimin e saktë ku dua të shkoj dhe karrigia me rrota përgjigjet. Hedh vështrimin pak djathtas drejt Uillit dhe karrigja më çon atje; nëse hedh vështrimin majtas, do të shkoj andej. Ajo përgjigjet në bazë të lëvizjes së syve dhe synimit tim për të lëvizur”.

Sistemi me kamera kushton rreth 85 dollarë pasi pjesa më e madhe e punës realizohet me algoritme. Nuk ka nevojë për pajisje të shtrenjta. Ekipi studimor shpreson që sistemi të hidhet në treg brenda tre vjetësh.

        

 

 

 

 

Komentoni në këtë forum
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
▶ || 0:00:00
... ⇱  
  • 270p / 52,0MB
  • 360p / 73,0MB
  • 480p / 116,0MB
 
🔇
X
26.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 

LAJME

Fukushima, fajësi për vetëvrasjen e gruaje

Një gjykatë japoneze deklaroi se operatori i centralit bërthamor Fukushima është përgjegjës për vdekjen e një gruaje, e cila kreu vetëvrasje pasi u detyrua të largohej nga shtëpia gjatë katastrofës së uzinës në vitin 2011
Më tepër

Operacioni antikanabis në veri

Gjatë mbrëmjes, policia konfirmoi se gjatë ditës së dytë të këtij operacioni janë qëlluar me armë zjarri dy nga tre helikopterët që morrën pjesë. Fillimisht u njoftua se ishte qëlluar me armë zjarri vetëm një nga helikopterët e Minsitrisë së Mbrojtjes.
Më tepër

Apeli lë në burg punonjësit e BSH

Në Shqipëri Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e arrestit me burg për 7 punonjës të Bankës së Shqipërisë të dyshuar si përgjegjës për vjedhjen e afër 7 milionë dollarëve
Më tepër

Konferenca e Berlinit, Tirana me paketë propozimesh

Kryeministri Edi Rama flet para nisjes për në takimin e pasnesërm. Dokumenti me projekte zhvillimi u hartua në marrëveshje me vendet anëtare. Vendet ballkanike do të kërkojnë mbështetje financiare
Më tepër

Ceremonia e Çmimeve Emmy

Këtë vit, drama Braking Bad ishte favoritja në ceremoninë e çmimeve që nderojnë arritjet më të mira në realizimet televizive
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
▶ || 0:00:00
... ⇱
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Palestinian children hold guns in Gaza City as they celebrate with others what they said was a victory over Israel, following a ceasefire. Israel has accepted an Egyptian proposal for a Gaza ceasefire, a senior Israeli official said.
  • In this aerial photo made available by the Turkish Military, some 6,000 people form a large portrait of Mustafa Kemal Ataturk, the founder of modern Turkey at his mausoleum in Ankara.
  • Rebel fighters walk in front of damaged buildings in Karam al-Jabal neighborhood of Aleppo, Syria.
  • A man moves a bicycle loaded with plastic boxes as he passes a woman cleaning the street in Guangzhou, Guangdong province, China.
  • Children play in a fountain in the late afternoon sun in the Lower Manhattan borough of New York, Aug. 25, 2014.
  • In this photo released today shows the sun emitting a mid-level solar flare, peaking at 8:16 a.m. EDT on Aug. 24, 2014. NASA's Solar Dynamics Observatory captured images of the flare, which erupted on the left side of the sun.
  • Uzbekistan's Shakhodat Djullibaeva (L) and Egypt's Habiba Ismail grapple during their women's freestyle 52 kg qualification match at the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.
  • Billy Crystal takes the stage to pay tribute to the late Robin Williams during the 66th Primetime Emmy Awards in Los Angeles, California, Aug. 25, 2014.
  • (from left) Aaron Paul, Anna Gunn, Bryan Cranston, Betsy Brandt, Jesse Plemons, Laura Fraser, RJ Mitte and Vince Gilligan pose in the press room with the award for outstanding drama series for "Breaking Bad" at the 66th Annual Primetime Emmy Awards at at the Nokia Theater in Los Angeles, Aug. 25, 2014.
  • Australia's Kai Otton is seen down the wave as Australia's Dion Atkinson (top) is seen on the line up during the finale of the 14th edition of the Billabong Pro Tahiti surf event, part of the ASP (Association of Surfing Professionals) world tour in Teahupoo, on the French Polynesian island of Tahiti. Aug. 25, 2014.
  • Young members of a local Kyokushin Karate federation perform during an exercise session at a summer training camp in Taiga district on a bank of the Yenisei River near the town of Divnogorsk, outside Krasnoyarsk, Siberia.
< ▶ || > 1/11
... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
Trego rezultatet
 
Most Viewed
  1. Shqipëri, polemika politike për skandalin e favoreve seksuale
  2. Presidenti Obama paralajmëron militantët e ISIS-it
  3. Shpallet gjendja e emergjencës në Kaliforni
  4. Presidenti Obama: Të rishikohet armatosja e policisë
  5. ISIS dhe strategjitë për mposhtjen e tij
Most Multimedia
  1.  Ditari
  2.  Ditari
  3.  Intervistë me Rudina Seserin
  4.  Ditari
  5.  Kosovë: Roli i diasporës në zhvillimin ekonomik

Interaktive