Radio Evropa e Lirë http://www.evropaelire.org Radio Evropa e Lirë është organizatë ndërkombëtare e lajmeve dhe e transmetimeve për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kaukazin, Azinë Qendrore, Rusinë, Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. http://www.rferl.org/img/rssLogo_RFERL.gif Radio Evropa e Lirë http://www.evropaelire.org sq-AL Copyright 2014 - RFE/RL, Inc. 60 Wed, 27 Aug 2014 13:30:35 +0200 Pangea CMS – RFE/RL Ngërçi politik ngrin punësimin e ri Fillimi i projekteve të ndryshme ekonomike në Kosovë të cilat premtonin hapje të vendeve të reja të punës kanë mbetur peng i krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit, vlerësojnë ekspertë të ekonomisë në Prishtinë. Ata thonë se gjithë kjo situatë politike e krijuar në vend ka ndikuar në mosrealizmin e këtyre projekteve kapitale që kanë qenë në proces dhe që rrjedhimisht kanë ngrirë edhe punësimin. Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se punësimi i cili është pritur të ndodh nga investimet e reja, qofshin ato vendore apo të huaja nuk do të mund të realizohet. “Ngërçi politik nuk mund të kalojë pa pasojë në ekonomi, për shkak se efektet, përveç në vonesave që janë më të ditura në kuptim të asaj që nuk ka reforma të shpejta si pasojë e vonesës së krijimit të institucioneve aspekti tjetër lidhet edhe me kompanitë dhe mundësit kontraktuese aktuale që janë apo ato që mund të vonohen në realizmin si kontrata por edhe në investime të reja”, thekson Rukiqi. Njëri nga projektet që ka mbetur peng si pasojë e vonesës së krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet është koncesionimi i qendrës turistike “Brezovica”. Me fillimin e këtij projekti autoritetet e Kosovës kishin premtuar hapjen e 4 mijë vende të reja të punës. Një projekt tjetër që po ashtu është zvarritur është shpallja e kompanisë fituese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Derisa, për nëntë muaj është shtyrë edhe afati për hartimin e planit për ri-organizimin e kombinatit "Trepça". Rukqi thekson se zvarritja e të gjitha këtyre projekteve do të pamundësojë punësim të ri dhe po ashtu investimet e reja që mundësojnë punësim nuk mund të realizohen në këtë gjendje politike jo stabile. “Ne presim punësime të reja nga investimet të reja, por që investitorët që kanë planifikuar të investojnë  do të hezitojnë a bëjnë këtë për shkak të jostabilietit politik në vend”, shton ai. Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i punëkërkuesve, të cilët janë të regjistruar në zyrat e punësimit, është rreth 350 mijë, ndërsa të punësuar llogariten të jenë mbi 400 mijë qytetarë.  Profesori i ekonomisë Musa Limani në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se në mungesë të hapjes së vendeve të reja të punës do të ketë rritje të shkallës së papunësisë në Kosovë “Rritja e papunësisë do të rrit problemet sociale dhe të varfërisë. Ky ngërç politik duhet të zgjidhet sa më shpjet në mënyrë që të fillojë funksionimi i institucioneve dhe i shtetit në përgjithësi”, vlerëson Limani. Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës papunësia në Kosovë është 30.9 për qind, meqenëse ka edhe të dhëna, që flasin për një papunësi edhe mbi 40 për qind. http://www.evropaelire.org/content/article/26551409.html http://www.evropaelire.org/content/article/26551409.html Tue, 26 Aug 2014 17:08:15 +0200 Aktualenoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/26551409.html#relatedInfoContainer Organizimi edhe i një palë zgjedhjeve, dëm për ekonominë Ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se organizimi eventual edhe i një palë zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, do të krijojë probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit. Organizimi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Kosovë, sipas ekonomistëve, ka kosto të lartë dhe efektet për ekonominë janë negative. Kosova më 8 qershor të këtij viti kishte mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, prej të cilave ende nuk është arritur të krijohen institucionet e reja të dala nga to. Institucionet e Kosovës për dy herë me radhë nuk kishin arritur ta përmbyllin mandatin katër vjeçar, duke dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Derisa, vetëm para tetë muajve Kosova kishte mbajtur zgjedhjet komunale. Profesori i ekonomisë, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se organizimi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme dhe vakuumi institucional ndikon drejtpërdrejt edhe në dekurajimin e administratës shtetërore për të kryer punën në mënyrë efikase. “Organizimi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme nga ana e shtetit të Kosovës në përgjithësi, përveç kostos së vet e cila ka një kosto mjaft të lartë rreth 6 milion euro i kushtojnë shtetit dhe taksapaguesve kosovarë, efektet janë të shumanshme dhe janë negative". "Kjo për arsye se në rend të parë në kohën kur kemi një vakum institucional siç po ndodh tani ne kemi një frenim të realizimit të projekteve kapitale ne kemi një hezitim nga ana e investitorëve të jashtëm që të investojnë në Kosovë në kohën e paqartësive të mëdha politike”, shton Gashi. Në mungesë të institucioneve stabile të vendit, thekson Gashi, Kosova nuk do të mund të arrijë objektivat e veta të zhvillimit ekonomik dhe rritjen e bruto produktit vendor. “Të gjitha këto zhvillime politike kanë pasur efektet e veta negative jo vetëm në nivel qendror, por edhe në atë lokal sa i përket realizimit të projekteve kapitale”, vlerëson Gashi. Organizimi edhe i një palë zgjedhjeve të reja, menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 8 qershor në Kosovë, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Lekë Musa, do të jetë një humbje kohe për Kosovën dhe për projektet që do të duhej të realizohen apo të fillonin gjatë këtij viti. “Përsëritja e zgjedhjeve fillimisht ka ndikim negativ për arsye se nuk po mund të fillojë me proceset e zhvillimit e gjithëmbarshëm ekonomik, reformave dhe projekteve të ndryshme që janë në proces siç është Brezovica apo projekti i ndërtimi i Termocentralit dhe projektet tjera, pra kemi të bëjmë me stagnim të këtyre projekteve, pastaj reformat e shumta që mund të ndërmerren kanë ngecur”, thekson Musa. Gjatë tërë këtij viti, shton ai, në Kosovë ka pasur paqartësi politike të cilat kanë ndikuar në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik. Derisa, mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të parakohshme, sipas tij, do të ketë pasoja të mëdha të cilat do të reflektohen në mënyrë kronologjike edhe në vitet e tjera. “I tërë viti 2014 ka shkuar në këtë formë, pra kemi pasur jo stabilitet politik dhe tani deri në fund të vitit nëse shkohet edhe në një palë zgjedhje atëherë do t’i humbim edhe gjashtë muaj në krijimin e institucioneve të reja. Kështu që viti 2014 nuk do të jetë një vit i mirë për ekonominë në përgjithësi”, shton Musa. Moskrijimi i Qeverisë së re të Kosovës ka sjell pengesa të mëdha jo vetëm në ekonomi, por ky ngërç politik ka zgjatur adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet vendi. http://www.evropaelire.org/content/article/26549345.html http://www.evropaelire.org/content/article/26549345.html Mon, 25 Aug 2014 16:03:14 +0200 Aktualenoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/26549345.html#relatedInfoContainer Berishaj: UP-ja nuk do të ketë krizë financiare Kam marrë siguri nga Ministria e Financave se Universiteti i Prishtinës nuk guxon të dështojë dhe asnjë veprimtari e tij s'do të ngecë shkaku i masave që mori Qeveria, tha për Radion Evropa e Lirë, ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj. http://www.evropaelire.org/content/article/26524704.html http://www.evropaelire.org/content/article/26524704.html Mon, 11 Aug 2014 13:29:27 +0200 AktualeIntervistanoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/26524704.html#relatedInfoContainer Pasoja të mëdha nga ngërçi politik Kosova gjatë kësaj periudhe është dashur të përballet më shumë sfida që lidhen me procesin e integrimit evropian, konkretisht çështjet që lidhen me marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe shumë procese tjera. Por, që në mungesë të krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit të gjitha këto çështje, sipas analistëve politik nuk kanë arritur të adresohen. Analisti Dren Doli thotë për Radion Evropa e Lirë se vonesa e gjatë për krijimin e  institucioneve të reja të do t’i sjell Kosovës pengesa të mëdha jo vetëm tani por edhe në të ardhmen e afërt. “Kosova në këtë fazë përballet me shumë sfida, sfidat më të rëndësishme dhe të nevojshme që Kosova t’i adresojë në këtë periudhë të shkurtër dhe në pamundësi të një qeverie efektive dhe efikase lidhen me procesin e integrimit evropian".  "Konkretisht çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen e stabilizim  asocimit dhe një numër të madh të kritereve të paplotësuar nga procesi i liberalizimit të vizave dhe çështjet tjera të rëndësishme për funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës”, shton Doli. Mos konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës e cila ka sjell pengesa  apo ka zgjatur adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet vendi, thotë Doli, do të reflektohen edhe në raportet tjera ndërkombëtare, sidomos ato të Bashkimit Evropian. Derisa, sipas Leon Malazogu nga Instituti Demokraci për Zhvillim  ngërçi politik mund të thellohet  edhe më shumë nëse çështja nuk zgjidhet deri në fund të gushtit. “Tani kemi një rrezik ku ngërçi mund të thellohet edhe më tutje nëse çështja nuk zgjidhet deri në fund të gushtit dhe ju skadon mandatit edhe anëtarëve të gjykatës kushtetuese, të paktën në mund të hyjmë në një situatë kur shumë pak institucione kanë legjitimitet politik”, thotë Malazogu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se liderët politik duhet të tregohen të pjekur dhe këtë situatë ta tejkalojnë vet, pasi që nëse kjo nuk do të tejkalohet do të jetë një njollë negative për vendin. “Në mund të vim serish në një situatë kur Bashkësia Ndërkombëtare do t’i ul të gjithë liderët politik dhe të gjejë një kompromis, kjo do të ishte një shenjë që Kosova nuk është vend i pjekur, vetë fakti që ndërkombëtarët i kanë lënë që të merren vetë më ketë çështje e konsiderojnë si një pjesë të pjekurisë të institucioneve. Pra kjo është testi kryesor nëse ne do të kalojmë këtë më pjekuri politike duke e shikuar interesin e vendit apo interesat e partisë”, shton Malazogu Ngërçi politik i krijuar në Kosova gjatë këtyre dy muajve të fundit sipas analistëve i nuk ka ndodhur ndonjëherë. Analisti Dren Doli kujtojnë problemet e mëhershme që ka pasur vendi në formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet, por thotë se situatat e tilla ishin tejkaluar më lehtë në atë kohë dhe problemet ishin adresuar.  “Problemet e tanishme me probleme të ngjashme Kosova nuk është përballur asnjëherë dhe kjo do të duhej të sillte një refleksion nga ana e partive politike mbi mënyrën se si ato parti politike do të vendosin të sillen kundrejt institucioneve shtetërore". "Unë besoj që partitë politike përveç besimit të qytetarëve që kanë marrë me votën e tyre ata kanë përgjegjësi edhe më të madhe në kuptim të adresimit të të gjitha këtyre problemeve që ka Kosova edhe në ruajtjen e stabilitetit politik”, shprehet Doli. Si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, që nga muaji maj dhe mos konstituimi I Kuvendit të ri janë edhe shumë ligje kanë mbetur pa u miratuar. Ligji për zgjedhjet, ai për vërtetimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, dhe Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, janë vetëm disa nga ligjet, të cila kanë qenë në procedurë për t’u aprovuar. I gjithë procesi deri më tani ka mbetur i “bllokuar” në pritje të një vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese, mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në seancën e 17 korrikut, gjë të cilën e ka kërkuar Partia demokratike e Kosovës. http://www.evropaelire.org/content/article/26520912.html http://www.evropaelire.org/content/article/26520912.html Fri, 08 Aug 2014 15:20:17 +0200 AktualeKronikanoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/26520912.html#relatedInfoContainer Përpjekjet integruese në veri të Mitrovicës Zyra e Qeverisë së Kosovës në veri do të bashkohet me komunën e Mitrovicës së Veriut, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të zyrës administrative në veri. http://www.evropaelire.org/content/article/26518927.html http://www.evropaelire.org/content/article/26518927.html Thu, 07 Aug 2014 17:14:24 +0200 Aktualenoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/26518927.html#relatedInfoContainer "Lista Serbe" nuk heqë dorë nga kushtet Lista Serbe, ka ripërsëritur se nuk do të heqë dorë nga kushtet se saj për t’iu bashkuar qeverisë së ardhshme të Kosovës. Anulimi dhe ndalimi i privatizimit të ndërmarrjeve publike në komunat http://www.evropaelire.org/content/article/26516738.html http://www.evropaelire.org/content/article/26516738.html Wed, 06 Aug 2014 12:51:09 +0200 Aktualenoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/26516738.html#relatedInfoContainer Koalicioni kritikon PDK-në për krizë institucionale Koalicioni i partive opozitare ka vlerësuar se vakuumi institucional po e dëmton vendin, derisa ka kërkuar nga administrata shtetërore që ky vakuum të mos reflektohet në jetën e qytetarëve. http://www.evropaelire.org/content/article/26515162.html http://www.evropaelire.org/content/article/26515162.html Tue, 05 Aug 2014 15:30:13 +0200 Aktualenoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/26515162.html#relatedInfoContainer Legjitimiteti i vendimeve të qeverisë në largim Përcaktimi i koalicionit - Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën - që të rishikohen të gjitha vendimet që qeveria në largim i ka marrë, nga analistë të çështjeve politike konsiderohet veprim i logjikshëm, por, megjithatë ata thonë se qeveria e re mund të anulojë vetëm vendime që eventualisht janë bërë në mënyrë të paligjshme. Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se blloku LDK -AAK –Nisma, ka të drejtë që nëse e merr qeverinë t’i rishikojë vendimet e qeverisë në largim, por që këtë duhet ta bëjë në mënyrë transparente dhe pa interesa partiake. “Unë vlerësoj që ka nevojë që qeveria e re t’i rishikojë shumë vendime sidomos të punësimeve të egra, por edhe të dhënies së tenderëve të kohës së fundit që janë në fakt vendime të shpejta të marra nga qeveria në detyrë, të cilat nëse dalin që janë marrë në mënyrë të paligjshme do të duhej të anuloheshin, por në një mënyrë transparente”, vlerëson Korencia. Koalicioni LDK-AAK-Nisma ka shprehur shqetësim për vendimet që qeveria në largim vazhdon t’i marrë, duke i quajtur si të dëmshme. Avni Arifi, këshilltar i parë i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se qeveria në largim që nga mesi i muajit qershor ka marrë vendime të tilla. “Që nga mesi i qershorit qeveria në largim e vetëdijshme që do të ketë ndërrim qeveritar ka filluar një praktikë të çuditshme dhe të dëmshme të punës në institucionet e Kosovës me vendimet e saj. Ka orientuar  resurset e saj te tenderimi i shpejtë për shumë rrugë, për shumë gjëra që favorizojnë qoftë njerëzit, qoftë bizneset e PDK-së". "Po bëhet punësimi i njerëzve të parisë me procedura të shpejta, stafi politik  nëpër shumë ministri është duke u transferuar si shërbyes civil. Vendimet e qeverisë që nga fundi i muajit qershor nuk janë më publike, nuk publikohen fare në gazetën zyrtare të kryeministrisë”, ka thënë Arifi. Të gjitha këto vendime, shton Arifi, do të rishikohen dhe do të shqyrtohen dhe nëse ka bazë ligjore dhe janë në interes të funksionimit të administratës publike, atëherë nuk do të anulohen. Qeveria në largim e Kosovës, pas zgjedhjeve të 8 qershorit kishte filluar ndërtimin autostradës Prishtinë - Hani i Elezit që lidh Kosovën më Maqedoninë. Nga njohës të çështjeve politike, ky vendim thuhet se nuk do të duhej të merrej. Fisnik Korencia thekson se ky vendim i marrë pas zgjedhjeve të 8 qershorit është një vendim ndoshta jo i paligjshëm, por që moralisht nuk do të duhej të merrej nga një qeveri në largim. Vendimet strategjike, vlerëson Korencia, duhet lënë në dorë qeverisë së re. “Unë besoj që po të kishte një parlament funksional do të ishte i nevojshëm një kontroll i detajuar  parlamentar mbi çdo veprim qeverisës të ndërmarrë. Edhe sa i përket punësimit, edhe sa i takon tenderëve, kjo të bëhej që prej momentin kur Kosova ka hyrë në proces zgjedhor dhe për gjitha vendimet që janë marrë nga qeveria në detyrë në këtë periudhë". "Nëse në Kosovë ndërtohet precedenti që qeveria në detyrë në minutat e fundit të saj të bëjë vendime madhore dhe t’i bëjë këto tërësisht në mënyrë të mbyllur, atëherë ne po mbështesim një koncept të gërryerjes së shtetit dhe jo të shtet ndërtimit”, thekson Korenica. Në ceremoninë festive me rastin e fillimit të punimeve të autostradës Prishtinë Hani i Elezit kryeministri i Kosovës në largim Hashim Thaçi, kishte deklaruar se po fillojnë zbatimin e Misionit të Ri. “Projekti i Autostradës Prishtinë-Shkup, është projekti më madhor yni, që hyn në kuadër të pikave më të rëndësishme që kemi prezantuar në Misionin e ri para qytetarëve të Kosovës dhe ky projekt e ka fituar besimin qytetar, e ka fituar besimin e Qeverisë së Kosovës, si një prej projekteve më të rëndësishme”, kishte thënë Thaçi. Megjithatë, pretendimet e koalicionit LDK-AAK-Nisma ndërlidhen me insistimin e tyre se është ky koalicion ai që do ta ketë të drejtën për të formuar qeverinë e re. Partia Demokratike e Kosovës ndërkaq insiston se këtë të drejtë e ka kjo parti, duke qenë se ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit. I gjithë procesi tani ka mbetur i “bllokuar” në pritje të një vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese, mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në seancën e 17 korrikut, gjë të cilën e ka kërkuar PDK-ja. Kërkesa e PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese është e dyta  me radhë, që ndërlidhet me zgjedhjet e 8 qershorit. Një kërkesë tjetër kishte dërguar edhe presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, për të sqaruar përgjegjësitë në përputhshmëri me Kushtetutën, për të emëruar mandatarin për formimin e qeverisë.  http://www.evropaelire.org/content/article/25480631.html http://www.evropaelire.org/content/article/25480631.html Mon, 04 Aug 2014 15:49:11 +0200 Kronikanoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25480631.html#relatedInfoContainer Ngërçi politik në dëm të ekonomisë Mos konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do të ketë efekte negative në proceset ekonomike në vend, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Rritja ekonomike e parashikuar nga Qeveria e Kosovës sipas tyre, nuk do të mund të arrihet dhe se do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik. Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se ngërçi politik i krijuar ka efekte shumë dimenzionale dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës do të shënojë ngecje gjatë këtij viti. “Ngërçi politik me të cilin po ballafaqohet Kosova ka efektet  e veta negative në të gjitha proceset në shoqëri në përgjithësi por edhe ekonomisë ne veçanti. Me institucionet të pa qëndruara Kosova ballafaqohet vitin e fundit, njëherë kishim një qeveri që kishte një mungesë të shumicës në parlament,  tani kemi një ngërç total  të të gjitha institucioneve tjera dhe të gjitha këto do të ndikojnë në performancën makro dhe mikro ekonomike në Kosovë”, thotë Gashi. Gashi kujton se Kosova aktualisht ka një qeveri e cila nuk e ka legjitimitetin e mjaftueshëm për të vendosur për projekte dhe investime qofshin ato të vogla apo të mëdha. Kontraktimi i punëve nga ana e institucioneve qendrore, siç thekson Gashi mund të kontestohen nga qeveria e ardhshme dhe aty do të krijohen paqartësi të mëdha dhe efektet do të jenë shume negative në aspektin zhvillimor të Kosovës. “Kosova do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik duke marrë parasysh se shumica e projekteve të mëdha kanë një vakum, janë në pritje përderisa të krijohen institucionet e reja dhe të vazhdohet me punë. Ne nuk kemi vetëm mungesë të ekzekutiv të qeverisë dhe bllokadë të kuvendit, ne e kemi një bllokadë totale të të gjitha institucioneve shtetërore, të agjencive, shumica  prej tyre kanë mungesë të plotësimit të bordeve mungojnë drejtorët e bordeve dhe anëtarët. Kemi një bllokadë totale të të gjithë sektorëve ekonomik të shtetit”, thekson Gashi. Nën anën tjetër, edhe  eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thekson se vonesa e krijimit  të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit po krijojnë një situatë që po reflekton negativisht në proceset ekonomike. “Kur them këtë e kam parasysh, të zëmë fillimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit u zvarrit për shkak të mungesës së ministrive me kompetenca të plota, është shtyre koncesionimi i kompleksit turistik Brezovica, është shtyrë afati për dorëzimin e ofertave për Termocentralin Kosova e re dhe po ashtu është shtyre procesi për ri-organizimin e Trepçës”, tregon Rexhepi. Ngecja e këtyre projekteve, shton Rexhepi, janë vetëm disa elemente që tregojnë se kjo situatë do të reflektojë jo vetëm për normën e zhvillimit ekonomik të këtij  viti, por në përgjithësi edhe për disa projekte ku mbështet ardhmëria ekonomike e Kosovës. Kosova thonë ekspertët gjatë këtij viti do të këtë rritej ekonomike, por jo rritjen e pritshme. Nëse vitin e kaluar Kosova ka pasur rritje ekonomike afër 4 për qind, në këtë vit rritja ekonomike nuk mund të jetë më shumë se 2,5 për qind. Kosova kishte përmbyllur vitin 2013 me një rritje ekonomike jo më shumë se 3 për qind. Derisa Qeveria e Kosovës kishte parashikuar që rritja ekonomike në vitin 2014 të jetë rreth 5 për qind. Përveç tjerash ekspertët thonë se situata politike e krijuar në Kosovë ka dekurajuar edhe investitorët ndërkombëtarë. http://www.evropaelire.org/content/article/25479235.html http://www.evropaelire.org/content/article/25479235.html Sun, 03 Aug 2014 10:13:28 +0200 Ekonominoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25479235.html#relatedInfoContainer Mbi dy muaj grevë, AKP-ja kërkon të ndërpritet Ish-punëtorë të Fabrikës së Gypave nga Ferizaj kanë hyrë në ditën e 68 të grevës. Në një tendë të vendosur në qendër të Prishtinës afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ish-punëtorë të Fabrikës së Gypave nga Ferizaj për mbi dy muaj po kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që t’iu ndajnë mjetet nga privatizimi i fabrikës ku ata kanë punuar. Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007 me spin-off special, me vlerë mbi 3 milionë euro. Ndërsa, ish-punëtorët e kësaj fabrike thonë se janë rreth 25 milionë euro që u takojnë atyre. Ahmet Sylejmani, anëtar i këshillit grevist të ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave nga Ferizaj, akuzon Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit se po shkelin ligjet e Kosovës, derisa nuk po bëjnë shpërndarjen e këtyre mjeteve. “Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pas për obligime të na e paguajë një borxh që është mbi 25 milionë euro me tre për qind kamatë. Kamata ndëshkuese është 3 për qind deri në vitin 2012, ndërsa pas këtij viti është 8 për qind e shumës totale. Prandaj, ky obligim është dashur të kryhet në vitin 2011, por nuk është kryer dhe ne tani jemi në vitin 2014. Jemi 912 punëtore që na ka borxh Qeveria dhe AKP-ja”, shprehet Sylejmani. Në favor të këtyre punëtorëve kishte vendosur edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi që dhënia e mjeteve të ekzekutohet nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit. Derisa, në mars të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Kosovës patën miratuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për pagesën e borxhit ndaj këtyre ish- punëtorëve. Sipas udhëzimeve të Dhomës së Posaçme për t’u ekzekutuar pagesa për punëtorët e ndërmarrjes shoqërore Fabrika e Gypave, sipas nenit 14.7 të Ligjit të AKP-së duhen 3 vota pozitive të tre drejtorëve të stafit ndërkombëtar, derisa aktualisht ky bord ka vetëm dy drejtorë ndërkombëtarë. . Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare e Privatizimit, Yll Kaloshi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, bën të ditur se AKP-ja është duke bërë përgatitjet teknike dhe llogaritjet e nevojshme dhe sapo Kuvendi i Kosovës të emërojë anëtarët e rinj të Bordit të drejtorëve, agjencia do të paraqesë për aprovim në bord, kërkesën për pagesën e këtyre punëtorëve. “AKP-ja e vlerëson të panevojshme grevën e punëtorëve të gypave dhe kërkon që të ndërpritet ajo, ndërkaq i siguron punëtorët grevistë që do të respektojnë udhëzimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për kryerjen e pagesës së ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj”, thekson Kaloshi. Por, emërimi i anëtarëve të rinj nuk mund të bëhet pa konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e fundit. Kaloshi tregon se në vazhdimësi kanë pasur takime më përfaqësues të këtyre ish-punëtorëve dhe se atyre iu janë dhënë shpjegimet e nevojshme për gjithë procesin e likuidimit dhe procesin e shtytjes së borxheve. Sidoqoftë, gjendja e shëndetësore e shumë grevistëve tashmë është përkeqësuar. Grevistët thonë të kenë qëndruar aty vazhdimisht. “Ne jemi duke vuajtur këtu në temperatura të larta, në ditë me shi, kemi probleme me punëtorët që janë të sëmurë dhe iu duhet përkujdesje shëndetësore”, thotë Ahmet Sylejmani, anëtar i Këshillit grevist. Njazi Asllani, inxhinier i diplomuar i makinerisë, ish-punëtor i Fabrikës së Gypave, thotë se do të qëndrojnë aty deri në shlyerjen e borxheve që shteti u ka atyre. “Të gjitha format janë provuar dhe kjo ka mbetur e vetmja formë nëse jep rezultate dhe besoj se do të duhej të jepte rezultatet, pasi që rrugë të tjera nuk ka". "Lënda jonë është e përfunduar, nuk ka më vend për asnjë vendim - as të Qeverisë as të Gjykatës Supreme të Dhomës së Posaçme dhe as veprime tjera, pasi që vendimi i Gjykatës Kushtetutës është vendim superior. Dhe, nuk ka më asnjë mundësi  juridike dhe çdo kërkesë tjetër nuk ekziston më për ndonjë akt juridik”, tregon Asllani. http://www.evropaelire.org/content/article/25478688.html http://www.evropaelire.org/content/article/25478688.html Sat, 02 Aug 2014 13:35:38 +0200 Ekonominoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25478688.html#relatedInfoContainer Pritje të gjata në kufirin Kosovë - Serbi Në kufirin Kosovë - Serbi kanë vazhduar pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e që pushimet vinë t’i kalojnë në vendlindje. http://www.evropaelire.org/content/article/25474970.html http://www.evropaelire.org/content/article/25474970.html Wed, 30 Jul 2014 10:52:02 +0200 Aktualenoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25474970.html#relatedInfoContainer Termocentrali i ri nuk mund të ndërtohet deri në vitin 2020 Kosova do të blejë energji elektrike nga vendet e rajonit edhe për më së paku 6 vjetët e ardhshme, për shkak se ndërtimi i termocentralit "Kosova e Re" nuk mund të fillojë brenda dy viteve, ndërsa ndërtimi i një termocentrali më së paku zgjat pesë vjet. Kështu shprehen ekspertët e çështjeve të energjetikës në Prishtinë pas shtyrjes së afatit për dorëzimin e ofertave nga investitorët që bëri Komiteti drejtues i projektit Termocentrali “Kosova e re”. Ethem Çeku, ish-ministër i energjisë në kohën kur ka filluar projekti në vitin 2006, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet dhe devijimet e shpeshta që i janë bërë projektit të termocentralit e kanë kthyer atë në pikën zero. “Që nga viti 2007 sektori i energjetikës në Kosovë ka pësuar degradim total, një projekt i cili ishte para finalizimit e kemi kthyer në pikën zero. Për konceptin tim ky projekt ka dështuar, kjo qeveri dhe komitetit drejtues i këtij  projekti e dështoi projektin e ngufati edhe sektorin ekonomik. Nuk mund të ketë progres ekonomik duke mos pasur për t’i furnizuar me energji elektrike investitorët  vendor dhe ndërkombëtarë”, vlerëson Çeku. Termocentrali Kosova e Re është një projekt i cili ka filluar vite më parë dhe është përcjell deri më tani nga 4 ministra. Ky projekt kishe pësuar ndryshime vit pas viti, duke u bërë ndarja e termocentralit Kosova B nga pakoja tenderuese e projektit Kosova e Re. Sipas kësaj pakoje, termocentrali Kosova e Re, do të ketë kapacitet prej 600 megavatësh. Derisa gati çdo vit ishte paralajmëruar nisja e ndërtimit të tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik në largim Fadil Ismajli para shtyrjes së aftit për dorëzimin e ofertave nga investitorët ka premtuar se ky projekt do të fillojë në vitin 2015. Sidoqoftë, Ethem Çeku konsideron se sikur projekti të ishte zbatuar në vitin 2007, ashtu siç ishte paraparë, Kosova tani do të kishte dy vjet pune më termocentralin e ri. “Po të fillojmë këtë vit ta ndërtojmë, por që nuk ka gjasa edhe 2 vite maksimum të fillojë ndërtimi i termocentralit  ‘Kosova e re’, Kosova mund të pret të ndërtojë një termocentralit të ri diku ne vitin 2020. Pra edhe 5 deri 6 vite, Kosova do të paguajë çmim të shtrenjtë për blerjen e energjisë elektrike nga vendet e rajonit. Kjo është kosto e madhe që qytetarët dhe ekonomia do të paguaj për shkak të gabimeve në konceptin dhe menaxhimin e termocentralit Kosova e re”, thekson Çeku. Njohësi i çështjeve energjetike Ethem Çeku konsideron se për termocentralin Kosova e re duhet të punohet më profesionalizëm më të madh, të tërhiqen investitorë që kanë njohuri në fushën e linjitit dhe investitorë kredibil financiarë. Qeveria e ardhshme ,shton Çeku duhet të arrijë koncenus politik për të shtyrë zhvillimin dhe realizmin e këtij projekti. Në anën tjetër, shoqëria civile në Kosovës vazhdimisht kishte kërkuar që të ndërpritet procesi përgatitor për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.  Ata konsiderojnë se në Kosovë ekzistojnë alternativa tjera energjetike që sigurojnë energji të mjaftueshme.     Visar Azemi, koordinator në konsorciumin e shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm, KOSID, konsorcium ky që merret me çështjet energjetike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se qasja ndaj projektit termocentralit Kosova e re ka qenë e gabuar. “Për faktin që ky projekt ka filluar shumë moti dhe tani në këtë vit as nuk ka filluar ndonjë hap për ndërtimin e tij, kjo le të kuptosh se qasja ndaj këtij projekti ka qenë i gabuar. KASID ka dhënë hapa që duhet të ndërmerren para ndërtimit të termocentralit Kosova e re , ku kemi thënë që së pari duhet të shikohet efiqenca  pastaj të jepet përparësi burimeve të ripërtritëshme dhe në fund të mendohet se sa do të ishte kapaciteti që do të duhej të ndërtohej”, thekson Azemi. Termocentrali “Kosova e re” llogaritet të jetë një ndër projektet më të mëdha në Kosovë, ndërsa kostoja për ndërtimin e tij, vlerësohet të jetë 1.5 miliard euro. http://www.evropaelire.org/content/article/25472514.html http://www.evropaelire.org/content/article/25472514.html Mon, 28 Jul 2014 10:37:52 +0200 Ekonominoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25472514.html#relatedInfoContainer Ngritja e çmimeve në prag të festave, e padrejtë Është bërë e zakonshme në Kosovë që para festave, tregtarët t’i rrisin çmimet e produkteve ushqimore. Këtë qytetarët e quajnë të padrejtë, derisa përfaqësues të organizatave për mbrojtje të konsumatorit, kërkojnë mekanizëm që e rregullon këtë çështje. http://www.evropaelire.org/content/article/25471733.html http://www.evropaelire.org/content/article/25471733.html Sun, 27 Jul 2014 11:56:59 +0200 Aktualenoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25471733.html#relatedInfoContainer Universitete për nevoja të tregut të punës Universitetet në Kosovë kanë plan-programet e tyre, por që fatkeqësisht ato plan- programe nuk bazohen në nevojat e tregut, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve.  Deri më tani, thonë ata, ka munguar një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, universiteteve dhe përfaqësuesve të bizneseve për të diskutuar rreth hartimit të programeve që mund t’i përmbushin nevojat e tregut të punës. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se interesimi i madh i të rinjve për të studiuar në disa lëmi që nuk ka nevojë tregu i punës, po e rrit edhe nivelin e papunësisë në Kosovë. “Përveç kësaj, ajo që duhet të bëjnë universitetet është krijimi i kuadrove të vetëdijesuar se cili është sektori që duhet të orientohen. Synimi kryesor i secilit të diplomuar është që të punësohet në sektorin publik, e që kemi një numër të madh të të punësuarve dhe ka mbingarkesë. Sektori publik nuk duhet të shihet si vend ku gjendet një vend pune. Duhet të ngrihet vetëdija e të rinjve që të shohin sektorin privat ku mund të gjejnë punë apo vetë të krijojnë vende pune”, thotë Zeka. Edhe në këtë vit akademik interesimi i të rinjve për t’u regjistruar në Fakultetin Ekonomik, Juridik dhe atë të Edukimit ka qenë jashtëzakonisht i madh. Në programet e Fakultetit Ekonomik, sipas të dhënave zyrtare të Universitetit të Prishtinës, kanë aplikuar mbi 3500 kandidatë, derisa në Fakultetin e Edukimit për 500 vende të lira kanë aplikuar 3150 kandidatë. Këshilltari për media në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se janë mbi 21 mijë kandidatë që kanë aplikuar për 10054 vende të lira të shpallura në konkursin për vitin e ri akademik. “Vlen të theksohet fakti që propozimet e dërguara nga fakultetet janë respektuar në tërësi, përfshirë këtu edhe ministrinë dhe konkursi ka dalë si rezultat i bashkëpunimit të thellë ndërmjet fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit. Fakultetet nuk mund të kenë arsyetime se nuk po respektohen kuotat që ata i kanë propozuar dhe kjo po reflektohet në mbingarkesë të stafit me numër më të madh të studentëve sesa që mund t’i përballojnë”, thekson Gola, duke shtuar se presin rritje të cilësisë pasi që janë respektuar propozimet e dërguara nga fakultetet. Gola tregon se propozimet që dërgohen nga fakultetet, bëhen konform kapaciteteve infrastrukturore, administrative dhe pedagogjike, që janë të pajisura këto fakultetet, derisa sa i preket përputhshmërisë së programeve dhe nevojave të tregut të punës, ai thekson se kjo çështje duhet të adresohet nga Qeveria e Kosovës. “Për hartimin e programeve, të cilat mund t’i përmbushin nevojat e caktuara të tregut, nevojitet një bashkëpunim më i thellë mes politikë-bërjes në nivel të qeverisë, subjekteve të caktuara afariste dhe universitetit dhe kjo çështje duhet të adresohet te Qeveria. Unë mendoj që në një të ardhme më të afërt duhet të mendohet më seriozisht për krijimin e një mundësie të një bashkëpunimi në mes këtyre aktorëve që janë të përfshirë në programet që mund t’i adresojnë nevojat e caktuara të tregut”, shpjegon ai. Një problem më i theksuar nga mospërputhshmëria e programeve universitare me nevojat e tregut të punës, sipas Arian Zekës nga Oda Ekonomike Amerikane, Kosova do ta ketë me ardhjen e investitorëve të huaj në vend. “Investitorët e huaj kërkojnë një fuqi më të shkathtë punëtore, sidomos për profile të caktuara. Me rritjen e investimeve të huaja, kjo do të jetë një problematikë, pasi që ne nuk do të arrijmë të ofrojmë më fuqi punëtore për profile të caktuara, për çka këta investitorë do të kenë nevojë”, shton Zeka. http://www.evropaelire.org/content/article/25471060.html http://www.evropaelire.org/content/article/25471060.html Sat, 26 Jul 2014 11:15:53 +0200 AktualeKronikanoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25471060.html#relatedInfoContainer Fushat ku Kosova ngeci për liberalizimin e vizave Rekomandimet që i ka shtruar Komisioni Evropian në raportin e dytë të progresit për liberalizmin e vizave për Kosovën, sipas analistëve të integrimeve evropiane, nuk janë të panjohura për Kosovën. Pavarësimi i Gjyqësorit, luftimi i krimit të organizuar, korrupsioni dhe rekomandimet tjera, sipas profesorit të së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, janë probleme, të cilat janë ripërsëritur gati në të gjitha raportet e progresit për Kosovën, Ai kritikon institucionet e Kosovës që nuk kanë marrë masa për luftimin e këtyre dukurive negative. “Janë dy çështje kryesore, është çështja e reformës së administratës publike që ka ngecur Kosova dhe dihet pse ka ngecur, sepse kjo administratë publike përdoret për qëllime të politikës të partive të caktuara, që pretendojnë ta marrin pushtetin dhe të qeverisin me vendin. Dhe e dyta, pavarësia e sistemit të drejtësisë, dhe kush ka interes në mungesë të pavarësimit të sistemit të drejtësisë - kanë të fuqishmit, ata që i kanë monopolet politike në vend  dhe ata janë që vendosin apo krijojnë rrethanat që ky sistem të funksionojë si i pavarur”, thotë Mazreku në një prononcim për Radion Evropa e Lirë. Grupi për Studime Juridike dhe Politike, që në vazhdimësi ka monitoruar procesin e zbatimit dhe plotësimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, përmes një komunikate për media, iu ka bërë thirrje qeverisë në largim, partive politike të përfaqësuara në Kuvend dhe institucioneve të tjera, që t’i adresojnë të gjitha kërkesat që dalin nga ky raport. “Qytetarët e Kosovës nuk mund të vazhdojnë të jenë peng i papërgjegjshmërisë së përfaqësuesve politikë, bartësve të institucioneve të pavarura, sidomos resorëve ministrorë, organeve gjyqësore dhe prokuroriale (të përmendura në Raportin vlerësues), të cilët po rrezikojnë që qytetarëve të Kosovës të mos u njihet e drejta që të lëvizin lirshëm (pa viza) në zonën Schengen”, thuhet në kumtesën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike. Raporti i fundit i Komisionit Evropian lidhur me liberalizmin e vizave i rekomandon Kosovës të zhvillojë pavarësinë e Gjyqësorit dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni ka vlerësuar, po ashtu, ndikimin potencial të liberalizimit të vizave në siguri dhe migrim dhe ka konkluduar se heqja e obligimit për viza për qytetarët e Kosovës, si pasojë ka sjellë për BE-në rrezik në siguri dhe migrim. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ndaj të cilit Bashkimi Evropian aplikon regjim të vizave. Lum Ahmeti, një qytetar nga Prishtina, e quan të padrejtë këtë. “Më duket paradoksale ne si qytetarë të Kosovës dhe Kosova si shtet, është geto në Evropë. Jemi të vetmit qytetarë që nuk mund të lëvizim lirshëm në vendet e Unionit Evropian dhe më gjerë”, thotë ai. Ndërsa, Artani, një qytetar tjetër, tregon se për shkak të procedurave të shumta për të marrë vizë, nuk do të mund ta vizitojë familjen e tij në Gjermani. “Unë kam një ofertë prej familjarëve të mi që jetojnë në Gjermani, por për shkak të procedurave të gjata që duhet ndjekur për t’u pajisur me vizë, është një faktor që më pamundëson udhëtimin drejt këtij shteti”, shton ai. Riatdhesimi i migrantëve dhe ri-integrimi i tyre është po ashtu një nga parakushtet kryesore për të hequr regjimin e vizave me BE-në. Raporti i Komisionit Evropian  në raportin e fundit ka dhënë edhe këtë rekomandim, ku thuhet se Kosova duhet të rrisë riintegrimin e qëndrueshëm të personave kthyer. Ministria e Punëve të Brendshme, është institucioni i cili koordinon procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar. Rroksana Qarri, shefe e Zyrës për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregon për Radion Evropa e Lirë se brenda këtij viti janë ripranuar gjithsej 2,174 persona. “Lidhur me procedurat e riatdhesimit, Qeveria e Kosovës ka marrëveshje për riatdhesim me 22 shtete, si dhe ka në fuqi Ligjin për ri-pranim, i cili aplikohet me shtetet, me të cilat nuk kemi marrëveshje për ri-pranim. Me pranimin e kërkesës për riatdhesim nga shteti kërkues, MPB-ja fillon verifikimin e personave nëse janë shtetas të Kosovës apo jo në tri faza të verifikimit”, bën të ditur Qarri.  Avni Mazreku konsideron se marrëveshjet e riatdhesimit të nënshkruara mes Kosovës dhe shteteve përkatëse, nuk zgjidhin problemin e riatdhesimit. Sipas tij, problemi i riatdhesimit ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, i cili siç thekson Mazreku, ka mbetur peng i politikave jo të drejta ekonomike që janë zbatuar në Kosovë. “Problemi i riatdhesimit dhe krijimi i një stabiliteti në kontekstin e riatdhesimit të njerëzve, ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Nëse njerëzit që kthehen në Kosovë dhe nuk gjejnë perspektivë ekonomike dhe sociale kjo atëherë nuk është stabile dhe e riprodukon problemin dhe nuk e zgjidh problemin e këtyre njerëzve”, vlerëson Mazreku. http://www.evropaelire.org/content/article/25470402.html http://www.evropaelire.org/content/article/25470402.html Fri, 25 Jul 2014 15:46:04 +0200 Kronikanoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25470402.html#relatedInfoContainer Investimet nuk duhet të mbesin peng i krijimit të qeverisë së re Vonesa e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e fundit, nuk duhet të paraqesë problem për investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë dhe ta investojnë kapitalin e tyre, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, jo domosdoshmërish investimet e huaja duhet të lidhen më stabilitetin e institucioneve, zgjedhjen e qeverisë apo parlamentit. Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se gjendja aktuale politike në Kosovë nuk është problem aq i madh për tërheqjen e investime ndërkombëtare, sa është problematik ambient i pafavorshëm afarist. “Rrezik për investitorëve paraqesin rastet kur vendi kalon në kriza të thella politike apo kur është rreziku që qeveria e re të ndryshojë komplet sistemin e qeverisjes. Por, këto kriza siç është shtyrja e themelimit të qeverisë apo kuvendit nuk duhet të paraqesin shqetësim për investitorët ndërkombëtarë për shkak se raste të tilla ndodhin edhe në vende të tjera, madje në periudha më afatgjate”, thekson Demi. Në Kosovë, gjatë viteve të fundit investimet e huaja kanë qenë të ndërlidhura më procesin e privatizimit të ndërmarrjeve e shoqërore dhe publike, dhe në raste të tilla, siç shprehet Demi, nëse një ndërmarrje publike është duke u privatizuar dhe priten investime ndërkombëtare, ndërkohë që nuk ka qeveri, atëherë kjo gjithsesi do të ishte problematike për investitorët. Sidoqoftë, problemi më i madh për investitorët, sipas Demit është ambienti i pafavorshëm biznesor në Kosovë. “Kosova nuk e ka një ambient të mirë të të bërit biznes, në jemi një vend të vogël, forca punëtore nuk është e lirë në krahasim më vendet  e rajonit , ne kemi një fuqi punëtore më të shtrenjtë se vendet e rajonit,  kemi treg shumë më të vogël,  mundësia  për të eksportuar prej Kosovës është shumë e vështirë. Këto janë probleme që nuk janë tejkaluar edhe kur ka pasur qeveri dhe nuk pritet të tejkalohen edhe për shumë vite”, vlerëson Demi. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrorë të Kosovës, ku flitet për investimet e huaja thuhet se gjatë vitit 2013, këto investime ishin 258.9 milionë euro. Si pasojë e krizës globale financiare, investimet e huaja në raport me produktin e brendshëm bruto kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2008. Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kishte theksuar se shumë shtete në rajon, kanë pako dhe strategji agresive për të tërhequr investitorë të huaj, derisa Kosovës i mungon një qasje e tillë. Sipas tij, pa sundim të rendit dhe ligjit Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe as tërheqje të investitorëve ndërkombëtarë. “Nëse imazhi i Kosovës është mjaft i dëmtuar, në qoftë se gjithkund në Kosovë dhe për Kosovën flitet për mos sundim të rendit dhe ligjit, për mungesën e një pakoja për investitorët e huaj dhe tani edhe ngritja e çmimeve, atëherë lind pyetja kush do të jetë ai investitor nga jashtë, i cili do t’ia mësyjë Kosovës dhe do të investojë”, tha Gërxhaliu. Rritja e investimeve të huaja direkte paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm edhe në kuptim të qëndrueshmërisë së financimit të deficitit të llogarisë rrjedhëse. Në vitin 2013, struktura e Investimeve të huaja direkte ishin kryesisht e koncentruar në sektorin e patundshmërisë, ndërtimtarisë, transportit dhe telekomunikacionit si dhe sektorin e shërbimeve financiare. Shteti i cili ka realizuar pjesën më të madhe të investimeve në Kosovë mbetet Turqia me 86.8 milionë euro. http://www.evropaelire.org/content/article/25469052.html http://www.evropaelire.org/content/article/25469052.html Thu, 24 Jul 2014 15:43:37 +0200 Ekonominoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25469052.html#relatedInfoContainer Ku janë paratë e emigrantëve? Janë mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, e që shumica prej tyre dërgojnë para te familjarët e tyre. Mbi gjysmë miliard euro është shumë e dërgesave të emigrantëve kosovarë, që çdo vit hyjnë në Kosovë, sipas raporteve zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës. Dërgesat e emigrantëve kosovarë kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë, vite me radhë. Këto mjete, kryesisht shpenzohen për konsum dhe shumë pak për investime, siç është krijimi i bizneseve të reja. Ekspertë të çështjeve ekonomike, vlerësojnë se mënyra më e mirë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve do të ishte orientimi i tyre në investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë, në hapjen e bizneseve familjare, e që rrjedhimisht do të mundësonte punësim dhe zbutje të varfërisë. Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon se kontributi i dërgesave të emigrantëve kosovarë ka qenë jashtëzakonisht i madh, por fokusi i remitencave duhet të ndërrohet. “Një pjesë e madhe e parave të diasporës shpenzohen për ahengje, për dasma e që në fakt, kanë efekte afatshkurtër në ekonominë nacionale dhe efekti i tyre do të ishte shumë i dobishëm sikur ato dalëngadalë të orientoheshin nga dërgesat e drejtpërdrejta për familjarët e tyre në dërgesa në investime në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat do të gjeneronin vende të punës dhe të ardhura për familjarët e tyre në Kosovë”, vlerëson Gashi. Kosova është ndër vendet në Ballkan me më se shumti dërgesa të pranuara. Thuhet se mbi 25 për qind e familjeve në Kosovë pranojnë remitenca. Por, për t’i orientuar këto mjete në investime, autoritetet e Kosovës vlerëson eksperti i ekonomisë Naim Gashi, duhet të krijojnë parakushte për investime. Deri më tani, shton ai, nuk është bërë sa duhet që të mobilizohet ky potencial financiar që posedon diaspora kosovare.  “Hulumtimet kanë treguar se vetëm ¼  e potencialit financiar të diasporës vjen në Kosovë, kurse pjesa tjetër ruhet në bankat dhe institucionet financiare në vendet ku diaspora kosovare jeton dhe punon. Unë mendoj se mundësia më e madhe e Kosovës për të inkurajuar investimet e jashtme është pikërisht diaspora jonë, e cila ka një potencial të fuqishëm financiar dhe mundësi të mëdha për të investuar”, thekson Gashi. Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind. Përfaqësues të bizneseve në Kosovë konsiderojnë se dërgesat e emigrantëve kosovarë kanë qenë fuqi ekonomike për Kosovën. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se deri më tani ka qenë e nevojshme që remitencat të shpenzohen për konsum apo për ndërtimin e shtëpive, siç ka ndodhur menjëherë pas luftës në Kosovë. Por, që tani investimi i këtyre mjeteve duhet të bëhet në krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. “Diasporën ne nuk e kemi vetëm fuqi të krahut në vendet e perëndimit, por tani kemi menaxherë të mirë, biznesmenë të mirë deputet, njerëz që u shërbejnë shteteve të ndryshme, të gjitha këto e ngritin imazhin e diasporës tonë dhe i ngritin të hyrat edhe për vete dhe i jepet mundësia për të investuar në ndonjë biznes”, konsideron Shahini. Ndryshe, emigrantët kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë shprehur interesim për të krijuar fonde të veçanta zhvillimore, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.  Por, ishte vlerësuar që marrëdhënia me diasporën kosovare të kalojë nga një marrëdhënie e solidaritetit në një marrëdhënie të ekonomisë të tregut, ku emigrantët do të investojnë fondet e tyre, Kosova duhet të bëhet një vend ku sundon ligji, ku zhvillohet luftë e rreptë kundër korrupsionit dhe ku mbizotëron një mjedis i favorshëm për biznes.  http://www.evropaelire.org/content/article/25467638.html http://www.evropaelire.org/content/article/25467638.html Wed, 23 Jul 2014 15:25:25 +0200 Ekonominoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25467638.html#relatedInfoContainer Diaspora iu mundëson kosovarëve pushime Kushtet ekonomike dhe sociale, shumë qytetarëve nuk iu mundësojnë që të bëjnë pushime, por ka edhe prej tyre që nuk kursejnë asgjë që të shkojnë në pushime. Liridon Sinani, student në Prishtinë, thotë se për këtë vit nuk ka planifikuar të bëjë pushime në bregdet, pasi që, siç thotë, të ardhurat mujore që familja e tij i ndan për të, janë të pamjaftueshme për të shkuar diku. “Nuk kam kushte, me dëshirë do të punoja diku dhe të fitoja para, e pse jo të bëj edhe pushime, por është e pamundur. Mendoj që pushimet t’i kaloj duke mësuar, do të përgatitem për provime”, thotë ai. Kosova vazhdon të mbetet vendi më i varfër në Evropë. Sipas hulumtimeve të bëra, Kosova po ashtu ka edhe rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë. Norma e papunësisë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka arritur në 30 për qind dhe norma e të punësuarve është rreth 28 për qind. Paga neto te shumica e punonjësve kosovarë është 300 deri 400 euro në muaj. Derisa paga minimale në Kosovë është 130 deri në 170 euro në muaj. Këto të ardhura shumë qytetarëve nuk iu mundësojnë pushime. Edhe familja Berisha nga Prishtina nuk ka menduar që të bëjë pushime diku. Azra, kryefamiljare, thotë se gjithçka që mund të bëjnë gjatë verës, është të shkojnë diku në Kosovë për të bërë pushime. “Nevojat për të shkuar diku në pushime pas një viti të lodhshëm janë evidente, por pasi që nuk kemi mundësi të bëjmë pushime të mira, do të qëndrojmë në shtëpi”, shprehet Azra. Sidoqoftë, numri i qytetarëve të Kosovës që shkojnë drejt bregdetit shqiptar, nuk mungon. Raportet e Policisë kufitare tregojnë në vazhdimësi për fluks të madh të kosovarëve që kalojnë kufirin për në bregdetin shqiptarë. Kosovarëve iu ofrohen mundësi të shumta për të bërë pushime. Bankat komerciale në Kosovë japin kredi dhe, po ashtu, janë edhe dërgesat e emigrantëve kosovarë që luajnë një rol të rëndësishëm për standardin e familjeve në Kosovë. Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, vlerëson se me pagat që janë në Kosovë, është e pamundur të bësh pushime, por ka familje që kanë të ardhura të tjera. “Është një fakt tjetër,  shumica e pushuesve kosovarëve janë turistë të lirë, turistë që nuk konsumojnë shumë, por edhe që krejt artikujt që iu duhen i bartin me vete. Është një kategori tjetër që kanë përftime edhe nga diaspora dhe janë kreditë që marrin nga bankat komerciale dhe brenda 12 muajve dalëngadalë e kthejnë kredinë”, shpjegon Rexhepi. Sidoqoftë, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve mbetet një nga sfidat më të mëdha për autoritetet kosovare. http://www.evropaelire.org/content/article/25463545.html http://www.evropaelire.org/content/article/25463545.html Sun, 20 Jul 2014 11:52:06 +0200 Ekonominoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25463545.html#relatedInfoContainer Për 6 muaj, 800 raste të kontrabandës Autoritetet doganore të Kosovës brenda gjashtë muajve kanë evidentuar afër 800 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme. Vlera e mallit që është tentuar të hyjë si kontrabandë, përmes pikave kufitare dhe në kufirin e ashtuquajtur Vija e gjelbër, sipas përfaqësuesve të Doganave të Kosovës arrin në mbi një milion euro. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se niveli i kontrabandës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rënie dhe, rrjedhimisht, kjo ka bërë që të hyrat doganore të rriten. Sipas tij, në periudhën janar - korrik të këtij vitit, Dogana ka grumbulluar 430 milionë euro. “Rikthimi në funksion i dy pikave veriore ka ndikuar që të mos kemi kontrabandë në një shkallë të lartë. Por, gjithsesi asnjë doganë në botë nuk mund të thotë se mund ta ndalë kontrabandën qind për qind”, thotë Stavileci. Një studim për shkallën e ekonomisë joformale, që përfshinte kompanitë vendore, i bërë më herët, kishte nxjerrë në përfundim se ekonomia joligjore në Kosovë merr 34.4 për qind të bruto-produktit vendor. Doganat e Kosovës janë kontribuuesi kryesor i buxhetit të shtetit, i cili grumbullon për arkën e shtetit tri tatime kryesore: Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në import, taksën doganore dhe akcizën. Sipas Stavilecit, kryesisht në kontrabandën e mallrave, dominojnë mallrat që janë me akcizë.  “Vija shumë e gjatë kufitare me Serbinë, po ashtu, paraqet një rrezik potencial - kemi pasur aty shumë raste që janë zënë, si nga Dogana ashtu edhe nga ana e Policisë kufitare. Këto raste të kontrabandës, na kanë dhënë indikacione se ka rrezik të kufirit ilegal me mallra të kontrabanduara”, tregon Stavileci. Qeveria e Kosovës për vite të tëra kishte vendosur në prioritetet e politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë.  Kalimi nga ekonomia joformale në atë formale, ishte caktuar nga Qeveria e Kosovës në prioritetet e planit ekonomik 2011 - 2014. Megjithatë, përfaqësues të bizneseve në Kosovë, tregojnë se kontrabanda dhe ekonomia joformale janë mjaft të shprehura dhe si të tilla po krijojnë konkurrencë të padrejtë në treg. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se bizneset në bazë të një ankete të bërë, janë shprehur të pakënaqura me punën e institucioneve të Kosovës sa i përket luftimit të ekonomisë joformale. “Një anketë që është bërë me 652 biznese në shtatë rajone më të mëdha të Kosovës, ka rezultuar se 34 për qind e bizneseve mendojnë se Administrata Tatimore e Kosovës nuk bën aq shumë për të luftuar ekonominë joformale, e derisa vetëm 51 për qind janë të bindura që merr masa të mjaftueshme për ta luftuar joformalitetin”, bën të ditur Zeka, duke shtuar se këto shqetësime të bizneseve duhet përfundimisht të merren seriozisht nga ana e autoriteteve të Kosovës. Sipas Zekës, njëra prej formave për eliminimin e ekonomisë joformale është fiskalizimi. Ka shumë biznese, thotë Zeka, që ende nuk janë pajisur me arka fiskale, derisa ka edhe plot tjera që kanë arka fiskale, por që në shumë raste nuk i fusin në funksion. “Forcimi i mëtejmë i luftës kundër korrupsionit brenda institucioneve të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës, natyrisht do të ndihmonte edhe në eliminimin e ekonomisë joformale. Ekziston ndoshta një përqindje më e madhe e atyre bizneseve që mendojnë se të dyja institucionet kanë ndërmarrë masa me serioze për luftimin e korrupsionit”, thekson Zeka. http://www.evropaelire.org/content/article/25462246.html http://www.evropaelire.org/content/article/25462246.html Fri, 18 Jul 2014 17:23:01 +0200 Kronikanoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25462246.html#relatedInfoContainer Oferta e Kosovës për turistët Rajoni qendror turistik i Prishtinës, Bjeshkët e Nemuna, rajoni turistik i Sharrit, Burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvara e Mirushës, janë vetëm disa qendra turistike në Kosovë, në ta cilat turistët mund t’i kalojnë pushimet verore. Investimin më të madh në këto rajone turistike e kanë bërë investitorë individualë, të cilët në këto vende kanë krijuar restorante, hotele, dhe qendra argëtimi. Derisa, investime nga pushteti qendror dhe lokal është mjaft i ulët. Rexhep Myftari, përfaqësues i projektit “Tung Kosova”, i cili ka për qëllim promovimin e 100 vendeve më të mira për t'i vizituar, tregon se janë afër 500 vendeve që turistët mund t’i vizitojnë në Kosovë. Megjithatë, sipas tij, ka shumë vende të cilat kanë mbetur të pa mirëmbajtura dhe janë shkatërruar. “Institucionet, në përgjithësi, si ato qendrore ashtu dhe ato lokale, nuk kanë pasur vullnet të mirë që të shtyjnë Kosovën përpara, si vend me potencial turistik,  sepse Kosova përveç që ka potencial, është edhe në afërsi me të shumë shtete turistike që janë me rëndësi për turistët. Nëse turistët vijnë në Kosovë, mund ta vizitojnë tërë Ballkanin”, thotë Myftari. Myftari shton se nëse dikush e kërkon Kosovën në internet, mund të shohë fotografi të luftës të vitit 1999 apo fotografi të protestave që janë mbajtur në Kosovë, por nuk mund të gjejë fotografi të vendeve të rëndësishme që mund t’i vizitojë. Vitin e kaluar, projekti “Majat e Ballkanit”, që përfshinte organizata lokale turistike në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara kishin marrë çmimin ndërkombëtar, “Tourism for Tomorroë”. Pasuritë natyrore të Pejës në Kosovë, Plavës e Gucisë në Mal të Zi, të Thethit e Valbonës në Shqipëri, me këtë çmim ishin futur në hartën botërore të turizmit. Hysen Sogojeva, zyrtar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Departamentin e turizmit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon se si vende turistike ku turistët  mund t’i kalojnë pushimet, i veçon Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit. Sogojeva tregon se kanë bërë mjaft punë për të rregulluar infrastrukturën ligjore të turizmit, ndërkohë që, siç thotë ai, nuk kanë munguar edhe investimet. “Ne, si ministri, më tepër jemi marrë me infrastrukturën ligjore, pasi që pa u rregulluar infrastruktura ligjore, nuk mund të kemi një turizëm të mirëfilltë, sepse ajo specifikon drejtimin e turizmit, por investimet të gjitha këto janë vetanake. Në këtë drejtim qeveria ka ndikuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore”, tregon Sogojeva. Ekspertët e turizmit, në anën tjetër, vlerësojnë se Kosova mund të presë turistë nga mbarë bota, pasi që ka vende të shumta për t’i vizituar, por që sipas tyre, problemi qëndron në atë se ky sektor ka mbetur i anashkaluar nga autoritet e vendit. Zekë Çeku, ekspert i fushës së turizmit, dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë thekson se në Kosovë autoritetet nuk i kanë dhënë prioritet sektorit të turizmit. “Turizmi në botë është industria më e fuqishme dhe në vendet në zhvillim, është një ndër dy prioritetet kryesore - e në Kosovë është prioriteti i fundit. Fatkeqësisht, përveç pronarëve dhe disa komunave, si ajo e Pejës dhe Prizrenit, pjesët tjera të Kosovës shumë pak, për të mos thënë fare, e kanë zhvilluar turizmin”, thekson  Çeku. Eksperti i turizmit, Çeku, shton se nëse këtij sektori do t’i jepej prioritet dhe do të kishte zhvillim, kjo do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në zbutjen e problemeve thelbësore që ka Kosova, siç është papunësia dhe varfëria. http://www.evropaelire.org/content/article/25460761.html http://www.evropaelire.org/content/article/25460761.html Thu, 17 Jul 2014 16:52:43 +0200 Kronikanoreply@rferl.org (Luljeta Krasniqi - Veseli)http://www.evropaelire.org/content/article/25460761.html#relatedInfoContainer