E enjte, gusht 14, 2014 Kosova 12:50
Audio meny
Multimedia
Dëgjo
Orari i emisioneve
VOX
Intervista

 Lajmet nga REL / 12 gusht
 Thirrje për paqe
 Lajmet nga REL / 11 gusht
 Burimi i Drinit të Bardhë
REL në Youtube

Shëndetësi

Protestojnë kundër Ligjit për shëndetësi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Artikujt e ndërlidhur

Pa sigurime shëndetësore edhe tre vjet?

Kundërshtime rreth projektligjit për shëndetësi

Në pritje të Odave të Mjekëve...

Ariana Kasapolli - Selani
Projektligji i ri për shëndetësinë ka arritur në fazën finale dhe shumë shpejt pritet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani, disa herë ka deklaruar se miratimi i Ligjit për shëndetësi, do të shënojë fillimin e hapjes së perspektivave dhe shtigjeve për një sistem evropian të shëndetësisë.

Por, jo edhe sindikalistët e shëndetësisë, si dhe njohësit e çështjeve në shëndetësi mendojnë kështu. Në një protestë të mbajtur të mërkurën para Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, punëtorët shëndetësorë shprehën pakënaqësinë e tyre rreth projektligjit për shëndetësi.

Kryetari i sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani, para protestuesve përmendi disa arsye se përse nuk do të duhej të kalonte projektligji për shëndetësi.

“Jemi mbledhur në këtë protestë paralajmëruese për të sensibilizuar opinionin e gjerë, e sidomos përfaqësuesit e Qeverisë dhe të popullit, të cilët e kanë në dorën e tyre vendimmarrjen lidhur me projektligjin për shëndetësi, se ky ligj nuk duhet të kalojë nga vota e këtyre përfaqësuesve për shumë arsye. Për shkak të jotransparencës gjatë hartimit të tij nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të qëllimeve politike të ministrisë, ky ligj synon përfitime politike në dëm të punëtorëve shëndetësorë”, tha Selmani.

Ai, gjithashtu, përmendi edhe arsye të tjera se pse ky ligj duhet kthehet në rishqyrtim, duke thënë se duhet të formohet një komision ekspertësh, vendorë e ndërkombëtarë, për vlerësimin e tij dhe të gjendjes së përgjithshme në shëndetësinë kosovare, e cila si pasojë e keqmenaxhimit, është në gjendje mjaft të rëndë.


 Ligji kundër barazisë juridike mes sektorit publik dhe atij privat

Në anën tjetër, Blerim Syla, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë, deklaroi se draft-ligji aktual, nuk ka të bëjë asgjë me realitetin e draft-ligjit, të cilin ata e kanë punuar vitin e kaluar së bashku me ekspertët tjerë vendorë.

Sipas Sylës, ky ligj ka ndryshime drastike dhe nuk duhet të kalojë pa Ligjin mbi sigurimet shëndetësore dhe të amendamentohet njëkohësisht.

Syla tha se Ligji për shëndetësi është kundër barazisë juridike në mes të sektorit publik dhe privat, e cila është shprehur me projektligjin për shëndetësinë; kundërshton krijimin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, që, sipas tyre, çon në privatizimin e institucioneve shëndetësore. 

Gjithashtu ndalimi i ushtrimit të profesionit të punëtorëve shëndetësorë në dy sektorë është i papranueshëm për FSSHK-në.

“Nuk ka të drejtë kushtetuese t’i ndalohet dikujt se çka do të bëjë pas orarit të punës. Nëse shkohet me sistemin e sigurimeve shëndetësore, do të rriteshin pagat në sektorin publik dhe pastaj vjen vetë deri tek ajo që mos të punohet në të dy sistemet”.

“Ligji për shëndetësi parasheh formimin e ndërmarrjes publike joprofitabile dhe automatikisht mund ta hedh pastaj edhe në privatizim, dhe parasheh formimin e bordeve dhe pastaj këto borde mund të vendosin për privatizim. Gjithashtu, eliminimi nga ky ligj i mjekësisë primare, e vë atë nën mëshirën e komunave”, u shpreh Syla.

Ndryshe, kostoja financiare e Ligjit të shëndetësisë është rreth 14 milionë euro, që duke pasur parasysh edhe 5 milionë eurot, të cilat Ministria e Financave i ka shtuar për vitin 2013, në kuadër të përpilimit të kornizës afat-mesme të shpenzimeve, atëherë mund të thuhet se, në vitin 2013 shëndetësia kosovare do të ketë rreth 20 milionë euro më tepër në dispozicion, për zhvillim e programeve të saj dhe zbatimin e tyre.

Në anën tjetër, ekspertë shëndetësorë japin mendimin e tyre rreth Ligjit për shëndetësinë. Haxhi Avdyli, neurokirurg, tha: 

“Ekspertët shëndetësorë gjithmonë mendojnë për reforma në shëndetësi, por nuk mendojnë që ky ligj të bëjë një ndarje mes sistemin publik dhe privat e në të njëjtën kohë të mos investohet në sistemin publik. Të forcohet ky sistem që edhe këta që vendosim të mbesim në sektorin publik, t’i kemi pagat më të larta, dhe një punë më dinjitoze në të mirë të pacientit dhe punëtorëve. Derisa sistemit privat po i jepet më shumë përparësi me ligjet aktuale”.

Pos në Prishtinë, të mërkurën është protestuar edhe para të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare në gjithë Kosovën.

Ariana Kasapolli - Selani

arianakasapolli+gmail.com

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Tina Prej : Prishtine
14.11.2012 17:52
Vetem nje disipline tamam do tja kthente pak namin e humbur shendetsise kosovare. nje mjek qe punon edhe privat, smunet me kry punen si duhet se e n'kry i sillet mendimi" eh ta kisha pas ket pacient ne ordinance private" ose " qysh me qu privat"
Më të lexuarat
  1. Faktorët e radikalizmit islam në Kosovë (1717)
  2. Jahjaga: Rinia të orientohet kah integrimet, e jo radikalizmi (1315)
  3. Paratë e mërgimtarëve në konsum të përditshëm (1087)
  4. Thaçi: Janë dhjetëra qytetarë të Kosovës që luftojnë në Irak e Siri (961)
  5. Vuçiq: Jam i gatshëm të bisedojë me zyrtarët e Kosovës (780)
Më të komentuarat
  1. Arrestohen 40 pjesëtarë të dyshuar të ISIS dhe Al-Nusra (24)
  2. Shtrenjtimi i energjisë elektrike, kërkesë e ngutshme (2)
  3. Jahjaga: Rinia të orientohet kah integrimet, e jo radikalizmi (2)
  4. Paratë e mërgimtarëve në konsum të përditshëm (1)
  5. NYT: Ta bësh armëpushimin në Gaza jetë-gjatë (1)

Përzgjedhja Jonë

Aktuale

Arrestohen 40 pjesëtarë të dyshuar të ISIS dhe Al-Nusra

Kronika

Hackerspace - Një qendër kreative për të rinjtë

Kosovë

Ujë ka, por reduktimet vazhdojnë

VOX

 Të rinjtë, adhurues të Botërorit

  •   “Magjepsja” me politikën

  •  BE-ja, larg për të rinjtë e Kosovës

  • Dy të arrestuar të tjerë nën dyshimet për nxitje të terrorizmit
  • Protesta të dhunshme në Mizuri pas vrasjes së një adoleshenti zezak
  • Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë sulme me raketa
  • Ekipe ushtarake amerikane në Irakun verior