E shtunë, 02 gusht, 2014
Web TV

 Amerika në 60 sekonda
 Ditari
Zëri i Amerikës

Lajme

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan

x

Rezultatet paraprake të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar në Afganistan tregojnë se ish-ministri i financave Ashraf Ghani ka një epërsi të madhe ndaj rivalit të tij Abdullah Abdullah, i cili kryesonte në raundin e parë të votimit.

Rezultatet duhej të shpalleshin javën e kaluar, por rinumërimi në gati dy mijë qendra votimi ku dyshimet për manipulime detyruan Komisionin e Pavarur afgan të Zgjedhjeve të shtyjë shpalljen e rezultateve për disa ditë.

Edhe dje, gazetarët u detyruan të prisnin për disa orë para se Shefi i komisionit të zgjedhjeve Ahmad Yousuf Nouristani të shpallte rezultatet paraprake. Ai tha se më shumë se 8 milionë afganë votuan në balotazhin e zgjedhjeve dhe se mbi 56 për qind e votave të numëruara ishin në favor të Ashraf Ghanit ndërsa rivali i tij Abdullah Abdullah mori 44 për qind të votave.
 
Megjithatë, shefi i komisionit të zgjedhjeve paralajmëroi kundër nxjerrjes së konkluzioneve në këtë fazë.
 
Zoti Nouristani thotë se "shpallja e rezultateve paraprake nuk do të thotë se kandidati kryesor është fitues", duke shtuar se "hetimet mbi ankesat për manipulim mund të ndryshojnë rezultatin".
 
Ai e pranoi se ka patur manipulim të votave, duke thënë se edhe "disa guvernatorë dhe zyrtarë të qeverisë" ishin të përfshirë në të. Zoti Nouristani premtoi për një hetim të gjerë përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare, që pritet të ndodh më 22 korrik.
 
Zoti Abdullah refuzon të pranojë rezultatet deri sa Komisioni zgjedhor të zhvlerësojë të gjitha votat "e manipuluara" dhe pretendon se ai ka marrë shumicën e votave "të pastra". Përfaqësuesit e tij po bisedojnë me ekipin e zotit Ghani për të rënë dakord mbi një auditim të plotë të vendvotimeve ku dyshohet se ka patur manipulime. Por me sa duket negociatat kanë dështuar të ulin tensionet politike të shkaktuara nga akuzat e zotit Abdullah për "manipulim të shkallës industriale".
 
Drejtori i organizatës Rights Watch Organization for Afganistanit, Jandad Spinghar, thotë se nëse dy kandidatët nuk gjejnë një zgjidhje politike paqësore të mosmarrëveshjeve, Afganistani mund të përballet me protesta të dhunshme në ditët e ardhshme.

"Nëse negociatat politike mes të dy kandidatëve përparojnë, ose nëse ata arrijnë marrëveshje mbi ndarjen e pushtetit në të ardhmen, ajo mund të jetë zgjidhja e vetme për të ndaluar konfliktin. Në të kundërtën potenciali për konflikt është shumë më i lartë në situatën e tanishme".
 
Fituesi i zgjedhjeve do të zëvendësojë presidentin Hamid Karzai, por polemikat politike kanë shuar shpresat për një transferim paqësor të pushtetit nga një qeveri e zgjedhur në një tjetër, i pari në historinë e Afganistanit. Zoti Abdullah pohon se administrata e presidentit Karzai ka luajtur rol në manipulimin e votave në favor të Ghanit, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga zyra e presidentit.
 
Ashraf Ghani, një ish-zyrtar i Bankës Botërore, gjithashtu hodhi poshtë akuzat se epërsia e tij në garë është si rezultat i manipulimit të votave. Ai thotë se dëshiron që procesi demokratik të përfundojë sa më shpejt për t'i dhënë fund pasigurisë politike dhe ekonomike që është duke përfshirë Afganistanin.

Zgjidhja e shpejtë e mosmarrëveshjeve konsiderohet me rëndësi jetike në një kohë kur shumica e trupave të huaja po përgatiten të tërhiqen nga Afganistani deri në fund të vitit, ndërkohë që rebelët talebanë kanë rritur sulmet në mbarë vendin. Një marrëveshje dypalëshe e sigurisë midis Kabulit dhe Uashingtonit po pret firmën e presidentit të ri në Afganistan që do të lejojë qëndrimin e rreth 10 mijë ushtarëve amerikanë në vend deri në fund të vitit 2016.

Komentoni në këtë forum
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
▶ || 0:00:00
... ⇱  
  • 270p / 60,0MB
  • 360p / 86,0MB
  • 480p / 139,0MB
 
🔇
X
01.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 

LAJME

Portretizimi i sëmundjeve pandemike në filma

Një ekspert shpjegon se pse nuk mund të mbështetemi te filmat e Hollivudit për të mësuar rreth sëmundjeve pandemike
Më tepër

Balenat dhe rëndësia e tyre për oqeanet

Me shtimin e numrit të balenave po rritet ndërgjegjësimi për rolin e tyre në mirëqënien e ekosistemit ujor
Më tepër

Biznesi i futbollit amerikan

Një vështrim mbi sportin më fitimprurës në Shtetet e Bashkuara
Më tepër

Kufijtë pas Luftës së Parë Botërore

Fundi i Luftës së Parë Botërore për shumë njerëz nënkupton fundin e një epoke të perandorive dhe krijimin e shteteve moderne
Më tepër

SHBA, ekonomia shton 209 mijë vende pune

Raporti i fundit i punësimit tregon se ekonomia amerikane po rritet me një ritëm të qëndrueshëm
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
▶ || 0:00:00
... ⇱
 
🔇
X
01.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.
< ▶ || > 1/12
... ⇱   Çaktivizo titrat Aktivizo titrat
Trego rezultatet
 
Most Viewed
  1. Imazhet satelitore të raketave ruse
  2. Alkoholi, jo i mirë për shëndetin
  3. Pilotja nga Kosova fiton garën “Air Classic Race”
  4. Rusia, sanksionet shkatërrimtare dhe të pamenduara
  5. Intervistë me Dedebaba Edmond Brahimaj
Most Multimedia
  1.  Sfidat e integrimit në veriun e Kosovës
  2.  Pilotja nga Kosova fiton garën “Air Classic Race”
  3.  Turizmi në Shqipëri
  4.  Fitër Bajrami në Shkodër
  5.  Ditari

Interaktive